Shtyhet seanca e parë ndaj ish deputetit Arben Çuko dhe 5 të tjerëve të akuzuar për korrupsion. Ish- drejtorit i Burgjeve dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën në këtë institucion.
Arben Çuko nga deputet i PS mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.
Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë