Një aksident i rëndë, ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Kapshtiçë, ku një automjet tip “ML” me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht shtetasen A.G, 32 vjeçe, shtetasen V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë si edhe një fëmijë ende i paidentifikuar.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit të Korçës.
Drejtuesi i mjetit shtetasi O.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ku pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.