• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thirrja e fortë e Bashës: Fundi i Ramës nuk do t’i vijë nga dhuna, nesër protestoni në rrugë e kudo

21:47 : 29/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike në një dalje të jashtëzakonshme, vetëm pak orë para nisjes së votimeve të dielën në të gjithë vendin, u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe mbështetësve të opozitës, të dalin në rrugë , të protestojnë paqësisht dhe të distancohen nga dhuna.

Basha tha se Rama kërkon që të qëndrojë në pushtet duke shtyrë mbështetësit e opozitës drejt dhunës. Më tej ai tha se një gjë të tillë nuk duhet t’ia lejojmë.

“Nesër nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të zgjedhjeve.

Unë di që shumë nga ju kanë dashur që nesër të mos kishte votime farsë, por e vetmja mënyrë për të arritur këtë ishte dhuna. Por ajo do të linte plagë të hapura dhe probleme të pazgjidhura.

Unë dhe çdo demokrat nuk besojmë te dhuna.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Jeni krenar se i kemi bërë një shërbim të madh shqipërisë duke mos besuar te dhuna.

Ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt”, tha Basha

Duke iu referuar situatës ai u bëri një thirrje të fortë mbështetësve.

“Nga dhuna nesër nuk përfiton askush përveç Edi Ramës. Ai do aresye dhe kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të humbur. Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vij duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin. Fundi i Ramës po vjen nga braktijsa e tij, nga distancimi, nga izolimi i tij.

Ai është i gatshëm t’i çojë njerëzish në vëllavrasje. Mos bini pre e instiktit të dhunës, mos bini pre e provokimeve për dhunë. Unë u bëj thirrje, mos shkoni të votoni”.

Ngrijeni zërin nesër në protesta , në rrugë e kudo. Nesër me bashkim e qëndresë dinjitoze më bashkim e kuroja e jo me dhunë”, tha Basha.

Deklarata e plotë

Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve. por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti.

Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal.

Të dashur bashkëqytetarë:

Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore.

Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura,

Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!

Ndaj sot dua t’i them cdo demokrati dhe qytetari që është bashkuar në përpjekjet tona: Jini të gjithë krenarë, sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama!

Unë jam krenar me dinjitetin, qytetarinë dhe kurajon tuaj!

Falë tyre, ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt.

Unë e di, se ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, Dhuna është i vetmi mjet për ta hequr, se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, veç asaj të dhunës.

Këtë opinion ma kanë shprehur shumë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ma kanë shprehur shumë qytetarë, analistë politikë e të tjerë, por unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja.

Unë besoj se forca jonë qendron tek drejtësia e asaj që kërkojmë, qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë.

Asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre.

Dhuna prodhon ndërrime mekanike të pushtetit, pa bërë asnjë pastrim dhe transformim. Dhuna krijon përligje kriminale tek ata që vinë në pushtet prej saj

Unë besoj se nga dhuna në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës.

Basha tregon ku ndryshon nga Rama: Për pushtetin personal, Rama është gati të çojë shqiptarët në vëllavrasje. Unë kam përgjegjësi për jetën e çdo shqiptari

Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Edi Ramës. Ai do arsye. Ai kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të dhunshëm për të justifikuar shtetin e tij policor për të justifikuar dhunën dhe abuzimet dhe krimet që ka kryer deri tani.

Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, nuk mund të vijë duke goditur, duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin.

Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij.

Nga distancimi prej tij.

Nga izolimi i tij.

Ky fund është pranë dhe, mbi të gjitha, sepse përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë thellësisht europiane, thellësisht parimore dhe jo për pushtet personal.

Përgjegjësia dhe detyrimi im kryesor është interesi publik, është mirëqenia e njerëzve. Ky interes vjen mbi çdo interes partiak, vlen para çdo interesi vetjak.

Ndryshe nga Edi Rama që për pushtetin e tij personal është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar.

Ndaj, për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!

Basha apel tjetër shqiptarëve: Bojkotini! Rezistoni! Me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë!

Unë ju bëj thirrje të mos shkoni të votoni, të bojkotoni!

Nëse jeni të detyruar të shkoni në qendrat e votimit nga hakmarrja e regjimit, rezistoni! Regjimit po i vjen fundi! Nuk kanë çfarë t’ju bëjnë!

Ngrijeni zërin nesër në protesta në rrugë!

Sfidojeni regjimin kudo!

Në mënyrë paqësore!

Nesër është dita për të treguar vullnet me bashkim, me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë!

Në këtë ditë të keqe për Shqipërinë, forca jonë janë vlerat që ne tregojmë, parimet mbi të cilat ne veprojmë!

Ne duam të jemi europianë dhe duhet të sillemi si europianë! Nesër dhe çdo ditë!

Nesër duhet dhe do të dallohet qartë diferenca mes autokracisë kriminale të votimeve farsë dhe dinjitetit të një populli të tërë të bashkuar që sfidon regjimin.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Shkeljet në zgjedhje/ Prokuroria e Përgjithshme publikon shifrat, ja statistikat e fundit sipas rretheve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com