• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkeljet në zgjedhje/ Prokuroria e Përgjithshme publikon shifrat, ja statistikat e fundit sipas rretheve

21:57 : 29/06/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Brenda një muaji nga nisja e fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit, Prokurroia e Përgjithshme ka nxjerrë statiskitkat ku tregon numrin e personave të arrestuar dhe proceduar përakuzën e  krimit zgjedhor.

Deklarata e plotë e Prokurorisë së Përgjithshme

Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, deri në këtë moment, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 12 (dymbëdhjetë) procedime me 75 (shtatëdhjetë e pesë) persona të arrestuar/ ndaluar. Konkretisht:

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka regjistruar, 2 (dy) procedime penale që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

–              Procedimi penal nr. 1183 datë 14.06.2019, me 7(shtatë) persona të arrestuar nga policia gjyqësore për veprat penale, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, parashikuar respektivisht nga nenet 262, 293, 325 e 25 të Kodit Penal,

–              Procedimi penal nr. 1250 datë 26.06.2019, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal  me 1 (një) person nën hetim;

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka regjistruar 3(tre) procedime penale, që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

 

–              Procedimi penal i vitit 2019 për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pronës” e parashikuar nga neni 152/1 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Për këtë procedim janë arrestuar 5(pesë) persona, ndërsa 2 (dy) persona janë ndaluar me iniciativë nga policia gjyqësore. Sa ju përket masave të sigurimit, rezulton se 4 (katër) janë me masë sigurimi “arrest në burg”,  2 (dy) me masë sigurimi “arrest shtëpie”, dhe 1 (një) person me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”.

–              Procedimi penal nr. 983 i vitit 2019 i regjistruar për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Lidhur me këtë procedim penal janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) persona. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

–              Procedimi penal nr. 987 viti 2019 i regjistruar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal, dhe “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal. Nuk ka akoma persona nën hetim.

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 21.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 3 (tre) personave të arrestuar në flagrancë, të dyshuar për kryerjen e veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” parashikuar nga neni 326/a/2 të Kodit Penal.
  2. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë më datë 19.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal, nr.91, në ngarkim të 7 (shtatë) personave të arrestuar në flagrancë dhe 2 (dy) personave të ndaluar, për kryerjen e veprave penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme” parashikuar nga nenet 326/a/2, 236, 262 të Kodit Penal. Lidhur me masat e sigurimit rezulton se për 3 (tre) prej tyre është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg” me afat 20 ditor për 3 (tre) persona masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe për 3 (tre) persona, masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”.
  3. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, më datë 20.06.2019, mbi bazën e materialit të dërguar nga Komisariati i Policisë Mat, ka regjistruar 1 (një) procedim penal,  nr. 92 në ngarkim të 10 (dhjetë) personave të arrestuar në flagrancë, dyshuar për kryerjen e veprave penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” të parashikuara nga nenet 326/a/1, 236/2, 262/1 dhe 274 të Kodit Penal. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat aktualisht, po hetohen 2 (dy)  persona me masë sigurimi “Arrest në burg” me afat 30 ditor; 4 (katër) persona me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe 4 (katër) persona me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
  4. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka regjistruar më datë 20.06.2019 1 (një) procedim penal, nr.243, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 150, 25 i Kodit Penal, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/2 i Kodit Penal. Në referim të ngjarjes nga shërbimet e policisë janë arrestuar 8 (tetë) persona për të cilët u vendosën masat e sigurimit si më poshtë; për 4(katër) persona masa e sigurimit “arrest me burg”, 2 (dy) persona me masë sigurimi “arrest në shtëpi” dhe 2 (dy) persona me masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
  5. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 2 (dy) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, parashikuar nga neni 325 e 25 të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.
  6. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 12 (dymbëdhjetë) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 326 dhe 236/2 të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.
  7. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1(një) procedim penal në ngarkim të 4 (katër) personave, 3 (tre) të arrestuar në flagrancë dhe 1(një) i shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Gjirokastër, Durrës, Berat, Lushnjë, Krujë, Sarandë, Kurbin, Pukë dhe Vlorë, si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me  veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Komediani i njohur: Ja kur janë zhvilluar votime të armatosura në Shqipëri për herë të fundit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com