• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E kapur në përgjime nga turqit/ Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë kundër erdoganizmit

08:37 : 29/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kandidatja zyrtare e Presidentit Donald Trump për ambasadore të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, akuzohet nga autoritetet turke si e përfshirë në protestat e mëdha që përfshinë Turqinë në vitin 2013.

Një diplomate karriere, Kim ka shërbyer në ambasadën e SHBA në Turqi për tre vjet, në pozicionin e këshilltares politike.

Pas përfundimit të misionit në Ankara, Yuri Kim është emëruar për të mbikqyrur Turqinë, Greqinë dhe Qipron në Byronë e çështjeve evropiane dhe euroaziatike.

Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ndoshta emërimi nga Presidenti Trump i Yuri Kim në Shqipëri nuk është edhe aq i rastësishëm, po të kihen parasysh lidhjet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk, Recep Tajip Erdogan.

Lexo edhe:

“Krimi jashtë kontrollit”, Trump autorizon dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

Dhe siç duket në prioritetin e SHBA në Shqipëri, pikërisht mund të jetë në fokus, ndërprerja e lidhjeve kaq të forta, të cilësuara madje edhe vëllazërore mes Ramës dhe Erdogan.

Shpeshherë Rama është akuzuar brenda dhe jashtë vendit se po qeveris dhe sillet me metodat e Erdogan.

Madje, dy vjet më parë, në votimin e famshëm në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës mbështeti rezolutën e Turqisë, Egjiptit dhe vendeve arabe, duke kundërshtuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Akuzat turke

Yuri Kim është përgjuar nga autoritetet turke gjatë protestave të 2013.

“Ka edhe disa biseda telefonike të përgjuara mes të një personi të identifikuar si Yuri në ambasadën e SHBA dhe Osman Kalavas, i cili, sipas aktakuzës, është biznesmeni turk dhe filantropist, i quajtur nga mediat pro-qeveritare si “Soros i Turqisë”.

Ky person duket të jetë Yuri Kim, drejtore aktuale e Zyrës së Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane Jugore, e cila në atë kohë ishte duke shërbyer si këshilltare politike në ambasadën e SHBA-së në Ankara.

Në një bisedë telefonike, Yuri sugjeron që Kavala të kërkojë ndonjë gazetar që ai njeh në Uashington për të sjellë protestat, gjatë konferencës për shtyp të Departamentit të Shtetit”, raportojnë mediat turke, pak muaj më parë, referuar aktakuzës së ngritur nga prokurorët turq.

Prokurorët turq akuzuan financierin amerikano-hungarez George Soros se ishte pas protestave të mëdha kundër qeverisë në mbarë vendin që përfshinë Turqinë në vitin 2013.

Sipas aktakuzës, në dosjen prej 657 faqe, thuhet se demonstratat u mbështetën dhe financoheshin nga jashtë. /Boldnews.al/

Lajme të lidhura

BOTA

“Krimi jashtë kontrollit”, Trump autorizon dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago

09:36 : 05/10/2025
BOTA

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

09:25 : 05/10/2025
BOTA

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

09:14 : 05/10/2025
AKTUALITET

Shkodër/ 30-vjeçari paraqitet në spital me plagë nga armë zjarri

09:02 : 05/10/2025
Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)
AKTUALITET

Tjetërsim pronash/ Zbardhet biseda mes “Rrumit” dhe vëllait të tij: Do i tregoj rërën e bardhë…

08:52 : 05/10/2025
BOTA

Arrestohet në Selanik ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Rumania kërkon ekstradimin e tij

08:39 : 05/10/2025
Para

Ku po shkon Shqipëria? Ja të shohim filxhanin...

TË GJITHA

“Krimi jashtë kontrollit”, Trump autorizon dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago

09:36 : 05/10/2025

Trumpi financon vetëm universitetet që i binden?

09:25 : 05/10/2025

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

09:14 : 05/10/2025

Shkodër/ 30-vjeçari paraqitet në spital me plagë nga armë zjarri

09:02 : 05/10/2025
Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)

Tjetërsim pronash/ Zbardhet biseda mes “Rrumit” dhe vëllait të tij: Do i tregoj rërën e bardhë…

08:52 : 05/10/2025

Arrestohet në Selanik ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Rumania kërkon ekstradimin e tij

08:39 : 05/10/2025

PAMJE nga atentati për hakmarrje në Sarandë! Makina u hodh në erë me tritol, viktimë “Bushi”

08:29 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com