• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“30 vjet që vijmë vërdallë si kali në lëmë dhe akoma presim nga të huaj të jetojmë”

12:56 : 29/06/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Pano Soko

Kam respekt për të gjithë ata që shajnë e mallkojnë njërin ndërkombëtar apo tjetrin ambasador për çfarë po ndodh.
Po unë kam një mendim krejt tjetër. Unë iu puth këmbë e duar të gjithë atyre ambasadorëve e ndërkombëtarëve për këtë që po bëjnë. Sepse ata thjesht po na e mësojnë që nëse duam që ky vend të ndryshojë ndonjëherë, atëherë duhet ta bëjmë vetëm ne, shqiptarët. Çdo shpresë e varur diku tjetër, thjesht është e varur në ajër, thonë kinezët.

E dini pse ne i hyjnizojmë kaq shumë ndërkombëtarët? Sepse vetë s’kemi asgjë në dorë për të ndryshuar diçka. Ne s’mund t’iu bëjmë dot asgjë politikanëve tanë, sepse politika dhe sistemi që ka ndërtuar, s’ka lënë asgjë në dorën tonë. Prandaj ne i kthejmë sytë nga ndërkombëtarët, i kthejmë sytë nga zotat e Olimpit. Prej të cilëve presim të njëjtën gjë që prisnin dhe grekët – të ndërhyjnë sa herë që ne e dhj*sim punën vetë dhe madje të jenë dhe të drejtë e të mbrojnë moralin.

Harrojmë që në thelb ambasadorët dhe diplomatët janë disa njerëz që paguhen nga taksapaguesit e tyre, jo për të zgjidhur krizat tona. Ata paguhen që t’i përdorin krizat për interesat e tyre diplomatike. Dhe kjo është mëse normale.
Ambasadorin tonë në Moldavi (për shembull) s’e paguajmë të zgjidhi krizat e politikës moldave. Nëse kriza politike aty prodhon ndonjë oportunitet për shtetin apo biznesin shqiptar, ambasadori ynë të veprojë në përputhje me interesin. Kaq e thjeshtë është!

Ne pretendojmë prej tyre që të na trajtojnë bazuar në vlerat e tyre morale, por harrojmë që morali është një substancë që shfaqet vetëm në mjedis me interes zero. Sapo në mjedis shfaqet interesi, morali merr formën e interesit.

Lexo edhe:

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

Ambasadorët janë këtu si mbrojtës interesash të vendeve të tyre, jo si mësues edukate morale.

Por edhe sikur, për një moment të mendojmë se ata duan vërtet të ndërtojnë demokracinë në Shqipëri. Po ne kemi 30 vjet që vijmë vërdallë si kali në lëmë dhe çdo 2-3 vjet prodhojmë nga një krizë.
Imagjinoni një moment në zyrën e DASH përgjegjëse për Shqipërinë, një punonjës që ka hyrë aty si zyrtar i ri, djalosh 30 vjeçar në 1990, sot është gati 60 vjeç, prag pensioni. Dhe pas 30 vjetësh ku kriza përsëritet çdo 2-3 vjet dhe çdo 2-3 vjet atij i kërkohet të gjejë një zgjidhje (se shqiptarët sytë nga DASH i kanë) thotë “Apo ikni se më keni çarë atë që s’thuhet. 30 vjet i njëjti muhabet. Hyra beqar, u martova, bëra kalamaj, martova djalin, martova vajzën, më lindën nipërit, dola në pension, ju prapë i njëjti muhabet”.
Pra edhe sikur ndërkombëtarët të kenë qëllimin e mirë, kaq të papërgjegjshëm sa jemi treguar ne për 30 vjet, ata natyrisht që kanë humbur çdo sens mirëkuptimi.

Prandaj unë mendoj që ka vetëm një mënyrë sesi ne nuk mbetemi gjithë jetën me sytë nga ndërkombëtarët.

Hajde ndryshojmë sistemin!

Hajde mos tallemi më me veten, se sinqerisht u teprua shumë!
Hajde t’i japim vetes sonë levat që duhet për të hequr e shkarkuar këdo dhe për të zhbërë e rrëzuar çdo gjë që s’është në interesin e njerëzve. Sot nuk i kemi këto leva, hajde t’i ngrejmë!

Nëse ne i kemi vetë levat për të ndryshuar gjithçka që nuk na pëlqen, nuk do të kemi pse t’i kthejmë ndonjëherë sytë nga ndërkombëtarët. Sepse kemi mundësi t’i zgjidhim vetë, me levat që i kemi dhënë vetes.

Dhe ata i lëmë të qetë në misionin e tyre si garantues të miqësisë dhe interesave të përbashkëta, pa iu varur këmborë që edhe për ta janë të sikletshme.

Lajme të lidhura

SPORT

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025
BOTA

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025
SPORT

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025
AKTUALITET

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
Para

VIDEO/“Jo votime një partiake”, protestë në Laç

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com