Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nuk e njeh dekretin e Presidentit të Republikës, të botuar në Fletoren Zyrtare, për anulimin e votimeve të 30 qershorit.
Gazetari Aulon Kalaj, në një postim në Facebook, zbulon se Marku ka dhënë urdhër që prokuroret të jenë të gatshëm, të punojnë edhe të dielën, sepse kërkon të mbrojë votimet e Edvin Ramës.
“PPP nuk ka dhëne asnjë urdhër, indicie, garanci apo fryme që të hetohen dosjet “184&339”, sepse ato do e rrezonin ‘qeverinë Rama’ dhe shpurën e tij. Dhe PPP nuk u zgjodh për këtë qellim, por për të përndjekur dhe burgosur opozitën. Të vetmen detyrë që ka bërë deri më tani. Kemi të bëjmë me një PPP si vegël qorre të Edvinit”, shkruan ai.