• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Eugen Beci u shkarkua për “atentatin e sajuar” të Tom Doshit, mikut të Edi Ramës

10:43 : 26/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Boldnews.al

Pak javë më parë, prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, mori vlerësime maksimale nga autoritetet amerikane për përfundim me sukses të një mega-operacioni, në bazë të të cilit u shkatërrua një rrjet i madh që merrej me trafikimin e njerëzve nga Shqipëria drejt SHBA-së.

Por, ky operacion nuk e ndihmoi prokurorin Beci që të hiqte “njollën” që i ishte vendosur atij nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Prokurori gjendej në “listën e zezë” të Lu, i cili u refuzoi apo kanceloi vizën amerikane atij dhe një sërë gjyqtarësh e prokurorësh të tjerë që nuk kishin lidhje apo raporte të mira me kryeministrin Edi Rama.

Paraditen e së Mërkurës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin e prokurorit Eugen Beci, pas problematikave që i konstatoi në kriterin e pasurisë dhe të integritetit profesional.

Lidhur me pasurinë, Komisioni i Vetingut konstatoi disa problematika, kryesisht me një kredi të marrë nga prokurori për blerjen e një apartamenti. Nga ana e tij, Beci argumentoi se KPK ka përllogaritur vlerat gabim dhe se ai i justifikonte të ardhurat dhe asetet me burime të ligjshme financiare.

Lexo edhe:

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

Por, pika që duket se ishte vendimtare për “djegien” e prokurorit Beci ishte një histori e vitit 2014, kur ai u gjend nën akuzat e Tom Doshi. Deputeti shkodran, aktualisht një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Edi Rama, e akuzoi Becin se ishte pjesë e një skenari për vrasjen e tij, për interesave të ish-kryetarit të Parlamentit, sot President i Republikës, Ilir Meta.

Skenari i paraqitur publikisht nga Tom Doshi në Mars 2015, ngjante me një thriller, i denjë për filma të dorës së dytë të Hollivudit.

Sipas Doshit, një miks personash, në dukje pa lidhje me njëri-tjetrin, kishin planifikuar, organizuar dhe tentuar eliminimin e tij fizik.

Në investigimet private që kishte realizuar deputeti shkodran, rezultonte, sipas tij, se shtetasit Agim Rama, kunati i Sali Berishës; Agron Kuliçi, ish-zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Eugen Beci, drejtues i Krimeve të Rënda në atë kohë, Ylli Xhaxhollari, biznesmen, kishin kontaktuar me shtetasin Fatjon Skënderi për të gjetur një “vrasës me pagesë” (Durim Bami), i cili do të ekzekutonte fizikisht Tom Doshin, për llogari të Ilir Metës.

Për të bërë bindës skenarin e tij, Doshi publikoi edhe një foto të vitit 2014, ku disa prej personave të sipërpërmendur, gjendeshin në lokalin “Viva”, në zonën e ish-Bllokut, në pronësi të Xhaxhollarit.

Skenari publik i Tom Doshit u hetua nga Prokuroria për Krime të Rënda. Në përfundim, rezultoi se situatat e paraqitura nga deputeti shkodran ishin sajuar prej tij, kolegut të tij Mark Frroku dhe shtetasit Durim Bami, të cilët u morën të pandehur për “kallëzim të rremë”.

Por kjo situatë u rikthye në diskutim në seancën dëgjimore të Eugen Beci dhe shkak u bë fotoja e bërë publike nga Tom Doshi dhe lidhja shoqërore e prokurorit me shtetasin Fatjon Skënderi, ish-i dënuar për çështjen narkotikësh.

Prokurori Beci deklaroi në seancë se ai kishte pasur njohje me shtetasin Skënderi, por që prej vitit 2014 kishte shkëputur çdo lloj kontakti. Beci e kishte shënuar edhe në formularin e dorëzuar në Drejtorinë për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar kontaktin e mëparshëm me Fatjon Skënderin.

Por KPK nuk e konsideroi “rrethanë lehtësuese” faktin që prokurori e kishte vetëdeklaruar këtë kontakt. Sipas komisionerëve, Beci “ka qenë i detyruar ta deklarojë, për shkak se ai ishte një fakt i njohur botërisht”.

Pjesa kryesore e diskutimeve në seancën dëgjimore të prokurorit Eugen Beci ishte pikërisht ajo që lidhej me foton dhe “kontaktin e papërshtatshëm” të tij me Fatjon Skënderin, duke forcuar dyshimet që i gjithë procesi i Vetingut ndaj tij është zhvilluar rreth raporteve të tij me mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama, deputetin Tom Doshi.

Eugen Beci ka ushtruar prej vitesh detyrën e prokurorit pranë Krimeve të Rënda. Në periudhën 2013-2015 ai ishte edhe drejtuar i strukturës më të rëndësishme të prokurorisë shqiptare. Si prokuror dhe si titullar, ai ka zhvilluar dhe drejtuar hetime për një sërë bandash të rrezikshme kriminale, për “Lazaratin”, vrasjen e disa zyrtarëve të lartë policorë dhe së fundmi, për trafikun e qënieve njerëzore Shqipëri-SHBA.

Prokurori Eugen Beci ka drejtuar edhe një prej hetimeve më delikate të viteve të fundit, atë të njohur me emrin “dosja Xibraka”. Në vitin 2014, një hetim i Prokurorisë për Krime të Rënda, zbuloi në zonën e Xibrakës, në Elbasan, një laborator modern të përpunimit të kokainës.

Fakti që ky laborator nuk ishte “konstatuar” nga Policia krijonte dyshime të forta për përfshirjen në atë aktivitet të paligjshëm të grupeve kriminale që kishin lidhje me qarqe të fuqishme politike.

Opozita e djathtë ka përmendur publikisht faktin që pas laboratorit të Xibrakës fshihej Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Zbulimi i laboratorit të Xibrakës shënoi përplasje të fuqishme mes Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme, të drejtuar në atë kohë nga Saimir Tahiri, sot i pandehur për bashkëpunim me grupe kriminale në trafikun e narkotikëve.

Reagimi i fortë dhe aspak bindës i Tahirit në atë kohë forconte dyshimet që laboratori i Xibrakës fshihte lidhjet e forta politike të grupit kriminal që e kishte ndërtuar. Në krye të operacionit “Xibraka” ishte prokurori Eugen Beci. Mesa duket, “Rilindja” nuk ia ka harruar prokurorit atë goditje të fortë.

Në rastin që iu dha mundësia, nëpërmjet Vetingut, maxhoranca duket se i dha “përgjigjen” prokurorit Eugen Beci.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025
AKTUALITET

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025
AKTUALITET

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025
AKTUALITET

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

11:14 : 19/09/2025
Para

BE ‘i mbyll derën’ shqiptarëve/ Zero mundësi azili, riatdhesohen 32 persona

TË GJITHA

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

11:14 : 19/09/2025

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

11:10 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com