Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj për veprën penale “Thirrje për veprime të dhunshme”. Lajmin e ka konfirmuar Policia lokale.
Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër A.K. dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor, njoftoi Policia.
Më herët, policia njoftoi se u procedua penalisht edhe kryebashkiaku i Lezhës, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.