• Kontakt
Wednesday, September 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Themeluesi i PD-së ndërroi jetë, ja çfarë shkruan Basha

12:22 : 25/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, ndan me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, dhimbjen e thelle per ndarjen nga jeta te Sejdi Pekes, te cilen e cileson themeluesin e Partisë Demokratike, Pishtarin e Demokracisë, luftëtarin e paepur kundër diktaturës komuniste dhe aktivistin shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Me nje mesazh ngushellimi ne faqen e tij ne Facebook, Basha shkruan mes te tjerash se “Sejdiu nuk e njohu për së gjalli të atin, heroin e tij, por eci në gjurmët e tij dhe ishte një luftëtar i paepur për demokracinë që në fillim, në Qarkun e Kukësit”.

Sipas Bashes, pishtari i Demokracisë Sejdi Peka nuk pushoi së angazhuari edhe pas 1990-s në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke spikatur në betejat e tij mediatike për dekomunistizimin e shoqërisë, kryesisht në apelet për hapjen e dosjeve të komunizmit si dhe largimin nga administratave të të gjithë atyre që kishin milituar në mekanizmat e diktaturës së dhunës.

Postimi i Bashes 

Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, themeluesit të Partisë Demokratike, Pishtarit të Demokracisë, luftëtarit të paepur kundër diktaturës komuniste dhe aktivistit shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Lexo edhe:

Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

Të shtëna në një qendër migrantësh në SHBA, një i vdekur dhe disa të plagosur

Sejdiu ky pinjoll i një prej familjeve të mëdha që kurrë nuk u pajtuan me diktaturën dhe bënë çmos që t’ja shkurtonin jetën asaj, i dha dinjitet qëndresës 50-vjeçare të shoqërisë shqiptare kundër një prej regjimeve më të egra të planetit. I biri i luftëtarit të njohur të kompanisë famëmadhe 4000, Iljaz Pekës, Sejdiu e kaloi gjithë fëmijërinë e vet në kampe internimi dhe u rrit me atdhedashurinë e panjollosur nga propaganda e diktaturës.

Nën shënjestrën e makinerisë së dhunës që diktatura kishte ngritur në të gjithë vendin, familja e Sejdi Pekës ishte viktimë e luftës së klasave dhe vetë Sejdiu një pjesë të të rëndësishme të jetës e kaloi në kampet e internimit. Kam lexuar me mallëngjim përgjigjen që nëna e Sejdiut u dha oficerëve të Sigurimit, kur i kërkonin të thoshte se ku e kishte të shoqin dhe se si do t’i rriste fëmijët, pa patur as të drejtën e tallonit të bukës: “Fëmjët e Iljaz Pekës unë do t’i rris edhe në majën e atij lisi” ju është përgjigjur kjo heroinë e qëndresës ndaj diktaturës kasnecëve të Sigurimit.

Sejdiu nuk e njohu për së gjalli të atin, heroin e tij, por eci në gjurmët e tij dhe ishte një luftëtar i paepur për demokracinë që në fillim, në Qarkun e Kukësit.

Pishtari i Demokracisë Sejdi Peka nuk pushoi së angazhuari edhe pas 1990-s në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke spikatur në betejat e tij mediatike për dekomunistizimin e shoqërisë, kryesisht në apelet për hapjen e dosjeve të komunizmit si dhe largimin nga administratave të të gjithë atyre që kishin milituar në mekanizmat e diktaturës së dhunës.

Drejtues shumëvjeçar i degës së kryeqytetit të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, Sejdi Peka nuk reshti së angazhuari në të gjitha betejat e shoqërisë kundër tentativave për restaurimin e trashëgimisë diktatoriale dhe kthimin në pushtet të brezit të dytë të pinjollëve të diktaturës. Qindra shkrime botoi Sejdi Peka kundër ringjalljes së nostalgjisë për komunizmin dhe diktaturën dhe ky kontribut është një amanet që ai na lë të gjithëve, që ne të bëhemi barrikadë kundër këtij rreziku.

Me ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, familja humbi njeriun e dashur, Partia Demokratike një veteran të aktivizmit politik, mediat një aktivist të palodhur, kurse shoqëria një zë të pavarur. Por trashëgimia e tij publicistike do na shërbejë të gjithëve si një leksion që do t’i kthehemi sa herë metastazat e diktaturës do të kërkojnë të rifitojnë dukje publike.

U prehtë në paqen e amëshuar!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

17:11 : 24/09/2025
BOTA

Të shtëna në një qendër migrantësh në SHBA, një i vdekur dhe disa të plagosur

17:05 : 24/09/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ I blerë me para droge, sekuestrohet një “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro

16:55 : 24/09/2025
BOTA

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Moska provokoi përsëri, avioni rus fluturoi mbi fregatën tonë detare!

16:54 : 24/09/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

16:44 : 24/09/2025
AKTUALITET

Akuza për krime lufte në Gaza/ Shqipërisë i kërkohet arrestimi i kryerabinit, Yoel Kaplan

16:33 : 24/09/2025
Para

Tensione tek Astiri/ Pronari i shtëpisë jashtë, punonjësit e bashkisë i vënë logon e “Digitalb “-it në mure

TË GJITHA

Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

17:11 : 24/09/2025

Të shtëna në një qendër migrantësh në SHBA, një i vdekur dhe disa të plagosur

17:05 : 24/09/2025

EMRI-VIDEO/ I blerë me para droge, sekuestrohet një “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro

16:55 : 24/09/2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Moska provokoi përsëri, avioni rus fluturoi mbi fregatën tonë detare!

16:54 : 24/09/2025

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

16:44 : 24/09/2025

Akuza për krime lufte në Gaza/ Shqipërisë i kërkohet arrestimi i kryerabinit, Yoel Kaplan

16:33 : 24/09/2025

U arrestua në Fier si drejtues i trafikut të drogës, në gusht Edi Hoxha plagosi me thikë një person

16:20 : 24/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com