Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryebashkiakun e Kukësit Bashkim Shehu, duke u shprehur se edhe një idiot nuk do sillej si ai.
Nga Kukësi, Rama tha se Bashkim Shehu do mbahet mend si njeriu që pengoi investimin në spital.
“Edhe me idioti i thotë po një investimi për spital kur ka nevojë për investim, Bashkimi thotë s’ka leje mjedisi dhe muaj të tërë s’investonim dot në spital. Nejse, Bashkimi iku. Se kur thërret ‘ik, ik, ik’, atëherë ikën vete”, deklaroi Rama.