• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet e Bild/ “Shpërthen” analisti: Na treguan se ekziston mafia qe bën diferencën e Ramës me…

14:40 : 25/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

“Përgjimet na treguan se edhe në Shqipëri ekziston mafia, së paku në nivel lokal, me krerë mafiozë krahinorë.

Përgjimet na vërtetuan se elektorati me të cilin Partia Socialiste dhe Edi Rama e bëjnë diferencën me partitë e tjera është elektorati i Mafies.

Përgjimet na vërtuan se Qeveria “Rama” dhe Partia Socialiste kanë krijuar një PPP (Partneritet Publik Privat) me Mafien, sa i përket shtetit në të gjitha qelizat e tij”

Kështu shkruan Kastriot Myftaraj në një koment në rrjetin social, duke iu referuar përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Në komentin e tij, Myftaraj shkruan se përgjimet janë si ajo copëza e eshtrës së dinozaurit që gjen shkencëtari paleontolog, i cili pastaj mbi bazën e saj ndërton krejt skeletin.

Lexo edhe:

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja çfarë thotë avokati Besnik Muçi

“Drejtorët në bashki zgjedhje të bandave”, Koka: Largimet, ridimensionim i influencës kriminale

“Në këtë pikëpamje, përgjimet duhet të na bëjnë të përfytyrojmë, se cilat janë përmasat e vërteta të realitetit kriminal dhe të PPP Qeveri-Mafia”, shkruan ai.

Postimi nga Kastriot Myftaraj

Përgjimet na treguan se shqiptarët nuk janë popull aq naiv dhe fëminor sa ta japin votën të mahnitur nga benevrekët dhe defi i Edi Ramës, duke mos pasur ky në zgjedhje as program.

Përgjimet na vërtetuan se Cirkusi me Edi Ramën në rolin kryesor, atë të kllounit me def, benevrekë, timon-lodër, këmishën e zbërthyer, është një mënyrë e Mafies për të fshehur rolin e saj në zgjedhje.

Përgjimet na treguan se edhe në Shqipëri ekziston mafia, së paku në nivel lokal, me krerë mafiozë krahinorë.

Përgjimet na vërtetuan se elektorati me të cilin Partia Socialiste dhe Edi Rama e bëjnë diferencën me partitë e tjera është elektorati i Mafies.

Përgjimet na vërtuan se Qeveria “Rama” dhe Partia Socialiste kanë krijuar një PPP (Partneritet Publik Privat) me Mafien, sa i përket shtetit në të gjitha qelizat e tij.
Përgjimet krijojnë dyshimin e arsyeshëm se edhe në Shqipëri ka ndodhur ose është duke ndodhur ajo gjë që ka ndodhur në vende të tjera me Mafien, e cila kalon nga shkalla e organizimit lokal në atë më të lartë qendror, duke krijuar një këshill drejtues dhe kordinuar forcat për të mbrojtur më mirë interesat e veta.

Përgjimet na dhanë një sinjal alarmi se Mafia lokale, e cila deri tani është kryesisht kliente e pushtetit, do të bëhet drejtuese e tij, nëse organizohet në nivel qendror.

Përgjimet na vërtetuan se ata të cilët mburren se do ta shpien Shqipërinë në Bashkimin Europian, por i pengon Opozita, kanë fjalorin dhe mendësinë e horrave më të ndyrë të botës kriminale të vendeve të BE-së.

Përgjimet na dhanë të kuptojmë se Edi Rama dhe PS kanë shpallur luftën civile shoqërisë shqiptare, sepse vjedhja afatgjatë e pushtetit në çdo vend është baras me shpalljen e kësaj lufte.

Përgjimet dhe heshtja amerikane për to, na treguan se në SHBA sot politikëbërjen për Shqipërinë e kontrollon linja historike dashakeqe ndaj Shqipërisë, ajo që në 1920 kishte dashur coptimin e vendit tonë, kur Presidenti Ëilson e mbrojti Shqipërinë.

Përgjimet na dhanë të kuptojmë përfundimisht se SHBA, ose më saktë ata që bëjnë politikën ndaj Shqipërisë atje, vitet e fundit, na kanë gënjyer për reformën në drejtësi.

Përgjimet na dhanë të kuptojmë se qëllimi i së ashtuquajturës reformë në drejtësi ka qenë që të krijohet një Drejtësi e tillë që të mos preken ata që i kanë bërë ato gjëra që thuhen në përgjimet dhe të tjera gjëra.

Përgjimet na dhanë të kuptojmë se nuk ka nevojë që Rusia të ndërhyjë në Shqipëri për të destabilizuar vendin se këtë punë e bën shumë mirë në kuptim afatgjatë dhe më rëndë, Ambasada Amerikane, e cila ka heshtur për përgjimet, duke pohuar me këtë licencën amerikane për praktikisht diktaturë që i është dhënë Edi Ramës dhe PS-së.

Pikërisht këto lloj regjimesh, të traditës latino-amerikane, kanë rezultuar me potencial të lartë destabilizues afatgjatë, pasi kanë sjellë luftën civile në vend.
Përgjimet na treguan se institucionet shtetërore janë kriminalizuar thellë, që nga Policia e Shtetit, Prokuroria, e në vazhdimësi Gjykatat dhe se ky proces kriminalizimi vazhdon ende.

Përgjimet dhe reagimet ndaj tyre na treguan se Opozita e sotme është edhe ajo vetë e hutuar nga këto që po zbulohen pasi nuk ka guxuar të bëjë gjëra të tilla, duke menduar se partnerët ndërkombëtare do ta shkrijnë fare.

Përgjimet na treguan se cilët nga njerëzit e medias janë klientë të Mafies.

Përgjimet iu hoqën qytetarëve indiferentë të këtij vendi shfajësimin për mosreagim ndaj atyre që janë sot në pushtet në PPP me Mafien, pra shfajësimin se “të dy palët kështu janë”. Sepse asnjë palë politike në Shqipëri nuk ka arritur dot ndonjëherë të krijojë një sistem total të vjedhjes së zgjedhjeve të tillë që prodhojë 50 vjet pushtet, siç ka bërë tani Edi Rama.

Përgjimet janë si ajo copëza e eshtrës së dinozaurit që gjen shkencëtari paleontolog, i cili pastaj mbi bazën e saj ndërton krejt skeletin. Në këtë pikëpamje, përgjimet duhet të na bëjnë të përfytyrojmë, se cilat janë përmasat e vërteta të realitetit kriminal dhe të PPP Qeveri-Mafia.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja çfarë thotë avokati Besnik Muçi

21:42 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Drejtorët në bashki zgjedhje të bandave”, Koka: Largimet, ridimensionim i influencës kriminale

21:41 : 10/07/2025
AKTUALITET

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

21:32 : 10/07/2025
SPORT

Barazimi ndaj Partizanit, trajneri i Kalju i pakënaqur: Duhej të ishte 1-0 apo më thellë për ne

21:30 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak”/ Lala: SPAK kishte pikëpyetje, por Gjykata e la në burgn

21:26 : 10/07/2025
AKTUALITET

Salianji: Ramës i tremben njerëzit e lirë, jam viktimë e regjimit të tij

21:13 : 10/07/2025
Para

Skandali/ Ja si socialistët i marrin firmën qytetarëve për të siguruar votën

TË GJITHA

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja çfarë thotë avokati Besnik Muçi

21:42 : 10/07/2025

“Drejtorët në bashki zgjedhje të bandave”, Koka: Largimet, ridimensionim i influencës kriminale

21:41 : 10/07/2025

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

21:32 : 10/07/2025

Barazimi ndaj Partizanit, trajneri i Kalju i pakënaqur: Duhej të ishte 1-0 apo më thellë për ne

21:30 : 10/07/2025

“Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak”/ Lala: SPAK kishte pikëpyetje, por Gjykata e la në burgn

21:26 : 10/07/2025

Salianji: Ramës i tremben njerëzit e lirë, jam viktimë e regjimit të tij

21:13 : 10/07/2025

Kualifikimi një formalitet, Sherif Tiraspol mund thellë Prishtinën në Europa League

21:04 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com