• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të bindur deri në fund/ Mesazhi i Patozit që i shërben Ramën…

16:10 : 23/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kur ka mbetur edhe 1 javë kohë nga 30 qershori, data për të cilën Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një dekret për anullimin e zgjedhjeve, ndërsa kryeministri Edi Rama vijon të flasë për zgjedhje dhe paralajmëron se nuk tërhiqet, në ndihmë të tij i shkon edhe Bindja e Astrit Patozit.

Ky i fudit përmes rrjeteve sociale i ka drejtuar një apel qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë për Bindjen, pavarësisht se kujt force politike i përkasin.

Në anën tjetër partitë e opozitës kanë deklaruar se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Edi Rama sot në të paktën 3 takime të zhvilluara në qarkun e Gjirokastrës ka drejtuar pothuajse të njëjtën thirrje, pjesëmarrje në votime.

Në kushtet kur nuk ka garë, kur dekreti i Presidentit është botuar në Fletoren Zyrtare dhe nuk ka asnjë vendim gjykate që e rrëzon, duket se frika më e madhe që ka Rama është bojkoti masiv i procesit nga qytetarët.

“Ata kërkojnë të mbjellin frikë”, tha Rama duke iu referuar opozitës, ndërsa paralajmëroi qëndrim sy për sy dhe dhëmb për dhëmb.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

Ndërkohë Patozi në mesazhin e tij në rrjet shkruan se “kjo është një datë që as e kemi kërkuar dhe as e kemi zgjedhur ne. Por ajo duhet të shndërrohet në një ditë kur Edi Rama dhe “Rilindja” e tij e korruptuar dhe e diskretituar duhet të marrë një mesazh të fortë, se jo vetëm nuk ka arsye të mburret, por duhet të ulë kokën poshtë dhe të presë ndëshkimin e merituar në zgjedhjet e para, që do mbahen pas 30 qershorit”.

Postimi i Astrit Patozit

JEPINI VETES NJË SHANS MË 30 QERSHOR!

Për të gjithë ata shqiptarë, të cilët nuk e pranojnë, refuzojnë apo e urrejnë këtë qeveri, kemi një ftesë të sinqertë dhe miqësore. Nuk ka rëndësi partia apo krahu politik, që përfaqësoni apo simpatizoni, sepse vlerë ka vetëm bindja juaj.

Ju keni të drejtë që ndjeheni të zhgënjyer, të nëpërkëmbur, të fyer dhe të pështirosur prej kësaj qeverie. Ju jeni plotësisht të përligjur, kur zini hundët me duar sa herë dëgjoni apo lexoni përgjimet e përfaqësuesve të “Rilindjes“ në Durrës, Shijak apo Dibër, dhe të jenë të bindur që ato nuk janë raste të veçuara.

Është shumë e vërtetë që Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kanë lënë rast pa na treguar këto 6 vjet se janë një ekip i korruptuar dhe arrogant, që i ka vënë shkelmin çdo parimi, duke kryer dhe konsumuar vepra të rënda kundër interesit publik në Shqipëri.

Është plotësisht e qartë për secilin prej jush se janë të panumërta skandalet, aferat dhe abuzimet me pushtetin, që mbajnë firmën dhe vulën e kësaj qeverie.
Por është po kaq e vërtetë se e vetmja mënyrë për të “marrë hak” në këtë sistem, që vetë e kemi pranuar prej vitit 1990, është vota juaj. Natyrisht edhe drejtësia, por atë nuk e kemi ne në dorë, dhe jemi ende larg ditës kur ajo mund të veprojë edhe mbi mëkatarët e gjithëpushtetshëm, të cilët deri më sot nuk janë ndëshkuar asnjëherë.
Në kushtet ku ndodhemi ka vetëm një mënyrë për ta shprehur zemërimin dhe refuzimin tua!

Votoni BINDJEN DEMOKRATIKE, si forca politike më e re dhe më e strukturuar, që garon në këto zgjedhje përballë “Rilindjes” dhe Edi Ramës.

Nuk po duam të zgjatemi për të shpjeguar arsyet se përse ndodhemi në këtë situatë të pazakontë, ku jo të gjithë aktorët kryesorë politikë marrin pjesë në sfidën e 30 qershorit. Ne do të kishim dashur shumë që Shqipëria të ndodhej në një fushatë normale zgjedhore, ku mundësisht çdo parti të ishte përfshirë në të, por edhe ju e dini njësoj si ne, se nuk kemi dhe nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për këtë gjendje.

Askush prej jush nuk duhet të mbetet peng i një keqkuptimi apo sedre, për shkak se mund të mos e gjejë në fushë fanellën e ekipit të vet të zemrës. Sepse gabime në vendimmarrje të rëndësishme janë bërë edhe në të shkuarën, por jeta politike ka vijuar normalisht dhe ata që i kanë kryer janë përpjekur që t’i korrigjojnë rrugës dhe të marrin sa më pak kosto prej tyre.

Jemi plotësisht të bindur se e njëjta gjë ka për të ndodhur edhe pas 30 qershorit, e cila nuk ka arsye pse të shënojë Vaterlonë e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Sepse nuk ka për të qenë e tillë, edhe pse shumë ujëra mund të mos rrjedhin më njësoj për këtë vend pas këtyre zgjedhjeve vendore.

Ndaj edhe po ia lejojmë vetes për t’ju ftuar që të votoni kundër kësaj qeverie, duke e shfrytëzuar praninë e BINDJES DEMOKRATIKE tek fletët e votimit në pjesën më të madhe të bashkive të vendit me kandidatët e saj për kryetarë dhe për këshilltarë, kudo ku ne marrim pjesë.

Do të ishte e vetmja mënyrë për ta matur pakënaqësinë e madhe të shqiptarëve ndaj kësaj qeverie në këto zgjedhje, të cilat me gjithë defektet e tyre serioze, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen.

Kjo është një datë që as e kemi kërkuar dhe as e kemi zgjedhur ne. Por ajo duhet të shndërrohet në një ditë kur Edi Rama dhe “Rilindja” e tij e korruptuar dhe e diskretituar duhet të marrë një mesazh të fortë, se jo vetëm nuk ka arsye të mburret, por duhet të ulë kokën poshtë dhe të presë ndëshkimin e merituar në zgjedhjet e para, që do mbahen pas 30 qershorit.

Natyrisht, që një ftesë të tillë, as do të kishte kuptim dhe, as nuk do të kishim guxuar ta bënim në kushte të tjera. Kjo është një rrethanë e krijuar pa dëshirën dhe zgjedhjen tonë, ndaj edhe kemi qenë të detyruar të përshtatemi. Sot nuk është dita për të shpjeguar gjatë pse-në dhe as për të gjetur përgjegjësitë, sepse zgjedhjet tashmë janë vetëm një javë larg.

Ndaj i drejtohemi me përulësi çdo zgjedhësi shqiptar, që është kundër kësaj qeverie, pavarësisht partisë që përfaqëson apo simpatizon, se nuk duhet ta humbë këtë shans.

Kjo qeveri duhet ndëshkuar me votë dhe rrëzimi i saj duhet të fillojë më 30 qershor.

Voto bindjen tënde për Shqipërinë e së nesërmes!

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Drogë dhe mijëra euro në dhomën e gjumit, shqiptarin e “tradhtojnë nervat”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com