Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, deklaroi pas protestës se televizioni i Karlo Bolinos gënjen.
E pyetur nga gazetarja e Report TV, nëse opozita u tërhoq nga dhuna pas presioneve të forta nga SHBA_të, kryemadhi u përgjigj se lajmi i dhënë në tv-në e Bolinos se amerikanët kanë qenë në selinë e LSI është një gënjeshtër e madhe.
Gazetarja: A është e vërtetë zonja Kryemadhi, se protesta e opozitës ishte paqësore pas presioneve të forta të SHBA-ve?
Kryemadhi: Meqë jemi këtu tek Report TV, po ua them se televizioni juaj i Karlo Bolinos gënjen. Në selinë e LSI nuk ka qenë asnjë amerikan në takim. Ju lutem bëhuni seriozë. Nganjëherë edhe ERTV është më serioz se disa media.