• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

O “Neroni” ynë, përplasja civile nisi…

02:00 : 20/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bota virtuale e kryeministrit Edi Rama nuk janë vetëm takimet nëpër lagjet e Tiranës, të kuruara estetikisht në kafene nga Lali Eri. Shqipëria tjetër, ajo e vërteta, është pak larg kryeqytetit, duke përfunsuar në çdo bashki që drejtohet nga përfaqësues të opozitës, PD, LSI dhe PDIU dhe jo vetëm në to, por edhe në qytete ku pushteti lokal drejtohet nga PS.

Janë dy polici që përplasen mes tyre dhe këta të mbështetur nga qytetarë. Të gjithë miq e të gjithë armiq. Bashkitë që drejtohen nga opozita i kanë kërkuar KZAZ-ve që të lirojnë ambientet ku administrohen materialet zgjedhore, pasi nuk e njohin procesin, pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti.

Nga ana tjetër qeveria, e bërë gardh me Policinë e Shtetit hakërrehet ndaj këtij vendimi duke u përlasur fort fizikisht me protestues të opozitës dhe policë bashkiak. Kaosi nisi që mbrëmjen e shkuar në Shkodër, kur protestues të opozitës sulmuan KZAZ-në, duke i vënë flakën edhe dy klasave ku ndodheshin materiale zgjedhore.

Lexo edhe:

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivat për sezonin e ri

Lirohet me kusht pas 11 vitesh burg ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader

Ky është frustrimi i madh popullor që u ndez gjakrat edhe nga qëndrimet indiferente, përbuzëse dhe arrogance të theksuar të qeverisë. Deri më tani kemi dy palë, protestues opozitarë dhe polici të shtetit, më datë 30 qershor, nëse qeveria nuk tërhiqet nga zgjedhjet do jenë të paktën tre palë.

Votues të Rilindjes, opozitarë që protestojnë dhe punonjës policie. Kjo do jetë katastrofa kur të yshtur nga politika, veçanrisht ajo qeveritare, votuesit e saj mund të shkojnë në kacafytje me fqinjin, me bashkëqytetarin e tij apo me policin e thjesht rrogtar dhe hallemadh, duke u bërë martirë të një pushteti absurd.

Sot kryeministri i sheh këto pamje përlasjesh që po shoqërohen me shumë të lënduar në disa qytetet të vendit, por qëndron indiferent gati në urrejtje, për të mbajtur pushtetin e tij, tashmë të faktuar që e siguroi me vota të vjedhura. Nuk i mjaftuan as 16 audiopëgjimet ku shfaqet ai vetë, ish-ministri Gjiknuri, deputetë të PS-së, drejtues lokal të Dibrës që bëjnë haptas llogaritë për blerje vote.

“Do ta bëja sërish atë bisedë”-shprehet kryeministri, duke sfiduar jo më kundërshtarin politik, por qytetarin që ka më shumë se 1000 arsye për të protestuar kundër qeverisjes. Nesër, dhjetë audiopërgjime të tjera do të publikohen sërish nga gazeta më e madhe gjermane Bild. Janë të gjitha biseda të rënda komprometuese të shkëputura nga dosja 184 për vjedhjen e votave në Dibër, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2016.

Shumëkush i ka konsideruar si “bomba gjermane” publikimin e aferave të blerjes së votave dhe manipulimit të zgjedhjeve nga Partia Socialiste, por deri më tani Rama po i konsideron si “shashka tymuese, që bëhen për t’i nxirë imazhin vendit”. Kryeministri e ka treguar veten në çdo rast që kur ka protesta në Tiranë ai ikën kryesisht në Jug të vendit për ta shmangur, ka frikë nga dhuna, por dhunë ofron.

Ndërsa më 30 qershor, nëse nuk tërhiqet nga zgjedhjet totalisht të pavlera ku nuk ka kandidatë alternativ pas tërheqjes së opozitës, Rama mund ta lërë vendin në flakë, në çdo cep të saj për të pasur vetëm një “linjë sigurie”, atë që të shpie në aksin Tiranë-Rinas. E nëse rruga është e zënë dhe qytetarët vijojnë konfliktin civil, do të gjendet një helikopter për ta transportuar të qetë kreun e qeverisë drejt Rinasit, aty ku me siguri do e presë një avion, në destinacionin e kërkundit.

Poshtë tym e flakë dhe konflikt civil, ky do ishte i singjashmi i Neronit të ditëve tonë, (perandorit që dogji Romën për qejf). Shqipëria në flakë…! Sot duhen ulur tensionet sa pa shpërthyer kaosi masiv, pasojat e së cilës do bienin drejtëpërdrejtë mbi qytetarët dhe aspak mbi politikanët.

Lajme të lidhura

SPORT

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivat për sezonin e ri

18:35 : 04/08/2025
BOTA

Lirohet me kusht pas 11 vitesh burg ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader

18:30 : 04/08/2025
BOTA

“Po financon luftën ruse”, SHBA kritikon Indinë: E papranueshme kjo që po bëni!

18:23 : 04/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
SPORT

Mesfushor nga Argjentina që vjen nga amatorët, Kukësi prezanton përforcimin e radhës

18:18 : 04/08/2025
SPORT

Vendos Xabi Alonso, ja kush do t’i marrë përsipër penalltitë te Real Madrid

18:10 : 04/08/2025
Para

Piktor, nuk pyet i varfëri për “izolim” për jashtë shtetit...

TË GJITHA

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivat për sezonin e ri

18:35 : 04/08/2025

Lirohet me kusht pas 11 vitesh burg ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader

18:30 : 04/08/2025

“Po financon luftën ruse”, SHBA kritikon Indinë: E papranueshme kjo që po bëni!

18:23 : 04/08/2025

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025

Mesfushor nga Argjentina që vjen nga amatorët, Kukësi prezanton përforcimin e radhës

18:18 : 04/08/2025

Vendos Xabi Alonso, ja kush do t’i marrë përsipër penalltitë te Real Madrid

18:10 : 04/08/2025

Aksident në aksin Fier-Levan/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset shoferi

18:06 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com