• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Imer Lala bleu vota për ta sjellë në krye të bashkisë, e bija deputete e sulmon nga parlamenti

10:11 : 20/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deputetja e Qarkut të Dibrës, Reme Lala e zgjedhur nga PDIU por që më vonë u bashkua me kryeministrin Edi Rama, ka akuzuar kohë më parë kryetarin e Bashkisë se Peshkopisë, përfaqësues i PS-së duke thënë se është në shërbim te bizneseve të veta.

Deputetja e re Reme Lala kishte deklaruar se Bashkia Dibër ishte inekzistente. “Një ose dy dite në jave shkon kryetari i bashkisë në bashki nga 20 minuta dhe atëherë pasi të ketë pirë nja 5 dopio raki. Dhe ato pak shkresa që firmosen që janë në interesat e kryetarit e rrethit të ngushtë shoqëror të tij, janë të njollosura me yndyrë qoftesh dhe të lagura nga rakia, sepse firmosen nëpër qebaptore”, tha ajo.

Reme Lala është vajza e Imer Lalës i cili ishte personi kyç në blerjen e votave në vitin 2016, ku më pas Muharrem Rama do të bëhej kryetar i bashkisë Peshkopi.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Dibrës në atë kohë i ishte përgjigjur akuzave të saj me anë të një statusi në ‘facebook’ duke i dhënë disa këshilla deputetes së re dhe duke i kujtuar mirë prejardhjen.

Rama shkruante ndër të tjera se ajo u zgjodh deputete nga administratë dhe punonjës të futur në punë në këmbim të votës dhe e cilëson si pa kapacitet profesional.

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

STATUSI I MUHAREM RAMËS

Po i përgjigjem shkurt zonjushës Lala, të bijës së Ymer Lala për të gjithë ju që e njihni, jo duke e sulmuar me të vetmin argument “shpifjen” ashtu si ajo keq e nisi fjalimin e saj të parë e as duke u mbrojtur për çka llogari do t’i jap vetëm bashkëqytetarëve të mi dhe askujt tjetër, por duke e këshilluar publikisht, meqenëse gjykoj se si e re që është në politikë, ka nevojë shumë!

Përpara se të nxjerrësh në pah hallet e dibranëve që nuk janë as më shumë dhe as më pak nga problemet e të gjithë qytetarëve në shumicën e Bashkive të vendit tonë, dhe fort në emër të tyre të flasësh eja në Dibër sidomos Peshkopi meqenëse aty more edhe shumicën e votave të tua dhe njihu nga afër me çfarë në të vërtetë janë nevojat e njerëzve të thjeshtë, e qytetit dhe fshatrave që në bashkinë tonë janë aq të largët sa nuk besoj se as i ke parë. Në qoftë se do t’i biesh shkurt se gjatë nuk mund të rrish atëherë për sa të takon infon ta jap unë, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë pasi jetoj këtu e 50 vjet në këtë qytet.

Të këshilloj mos të flasësh në emër të së ashtuquajturës parti tënde por ti referohesh gjithmonë votave personale ashtu si edhe vetë i quajte. Dhe e di pse, sepse në Dibër as nuk ka elektorat çam dhe aq më pak votues që të njohin kauzat e shenjta do të thosha të kësaj Partie. Mjaft ju mor vota dibranit me mashtrime e gënjeshtra, intriga e presione, me bukë e kërbaç, mos i ngatërro edhe më këtë pjesë se nuk e meritojnë kaq shumë t’jua fyesh inteligjencën.

Denoncimet e problematikave sidomos atyre me karakter teknik përpara se t’i bësh përpiqu t’i kuptosh si për nga natyra dhe vërtetësia ashtu edhe për sa i përket zgjidhjes që ofron. Kjo do të bëjë një politikane të besueshme, më beso. Ke të drejtë Bashkia Peshkopi nuk funksionon ende ashtu si unë do doja dhe as si i kam premtuar elektoratit, së pari atij që më ka votuar por jo vetëm dhe kjo e di pse, pasi kemi qenë shumë të ngadaltë në reformën që duhet të bënim tek administrata që gjetëm këtu e 11muaj më parë.

Administratë dhe punonjës të futur në punë në këmbim të votës që të bëri ty deputete por pa kurrfarë kapaciteti profesional. Kjo patjetër që ka pasur dhe vazhdon të ketë përsëri efekte negative në performancën në tërësi të institucionit,  por të premtoj se ka filluar të ndryshojë dhe do të vazhdojë me ritme të shpejta.

Nuk duhet të gërmosh në jetët e të tjerëve e as të bësh Gjykatësen dhe Prokuroren nëse do të futesh tek ajo kastë e re politikanësh që betejat e tyre nuk do i zhvillojnë duke drejtuar gishtin por duke përvesh mëngët e fut punës dhe për të cilën vendi ynë ka aq nevojë. Pastaj të jesh e sigurt që me të kaluarën dhe të tashmen e larmishme që ka babai yt do dalësh e humbur dhe e dëmtuar. Dëm ky që unë personalisht mendoj se je shumë e re për ta merituar.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para

VIDEO/ Hashash në ambiente në mbyllura, goditet grupi në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com