• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BILD: Shqipëria, një shtet i mbytur nga mafia

22:39 : 19/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Peter Tiede

Një shef policie, që harton një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që i telefonon një mafiozi të njohur mbarëkombëtarisht për të diskutuar për blerjen e votave. Një bos i mafies, që mbledh kartat e përgjimit- BILD sjell të tjera përgjime të fshehta telefonike nga hetuesit e antimafies shqiptare.

Përgjimet tregojnë në mënyrë ekzemplare bashkëpunimin për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 mes politikanëve më të lartë socialistë në pushtet, bosëve të mafies, policisë dhe nëpunësve të lartë civilë në Shqipëri.

Ato tregojnë se përse biznesi me zgjedhjet është i leverdishëm për të gjithë:

-Socialistët mbeten në pushtet.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

-Drejtuesit e policisë promovohen.

-Bosët e mafies marrin premtimin për mosndëshkim.

Bëhet fjalë për:

-Blerje votash.

-Bashkëpunim me bandat kriminale.

-Kërcënim dhe shantazhim i votuesve dhe nëpunësve civilë që duan të votojnë për opozitën.

-Përdorimi i policisë dhe bandave për blerjen e votave dhe për shantazh.

Të përfshirë në këtë rast janë:

-Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

-Ish-shefi i policisë së rajonit të Dibrës, Robert Aga.

-Kreu i Komisionit të Sigurisë në parlament, Xhemal Qefalia.

-Imer Lala, një famëkeq i njohur në mbarë vendin- mik i kryeministrit. Sipas hetuesve në Tiranë, ai është një kriminel serioz i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët.

Për më shumë se 25 vite, zgjedhjet në Shqipëri janë ‘blerë’ vazhdimisht. Por kurrë nuk ka pasur padi reale. Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk ndodhi asgjë- edhe pse përmasat ishin më të mëdha se kurrë më parë, siç raportojnë hetuesit me eksperiencë. Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin- ajo kishte qenë në gjendje një vit më parë të kultivonte kanabis në mbarë vendin e pashqetësuar, duke manipuluar rregullisht shtetin.

“Në vitin 2016 dhe 207, Shqipëria u bë laboratori i drogës i Europës. Nëse më parë vendosnin kryesisht oligarkët dhe shefat e klaneve vendore se kush do të zgjidhej, në këtë kohë e mori kontrollin në mbarë vendin mafia e drogës”, thotë një hetues i Europës Perëndimore, që ka punuar i maskuar në Shqipëri në atë kohë.

Fillimisht Rama e solli vërtet vendin në një kurs reformash, por ai e shndërroi Shqipërinë nga viti 2015 në një republikë drogë- në Kolumbinë e Europës. Rezultati: BE fillimisht shtyu për në tetor bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë. Presidenti shtyu zgjedhjet vendore, të planifikuara për në fund të qershorit- në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- sipas shembullit të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit.

Pas zbulimeve më të fundit të BILD, kundërshtarët e zemëruar të qeverisë sulmuan zyrat zgjedhore dhe dogjën materialet e votimit në disa rajone- pati edhe të plagosur. Frika e tyre: Këto zgjedhje mund të bliheshin, gjithashtu.

Hetuesit e antimafies kanë dëgjuar nga afër këshillat e ardhur nga jashtë që prej vitit 2016. Ata iniciuan- mes të tjerash- edhe dosjen 184- për të provuar në të vërtetë lidhjet mes bosëve të drogës dhe politikës. Ata kapën shumë biseda ku tregohej bashkëpunimi mes mafies, nëpunësve civilë dhe politikanëve më të lartë.

Për më shumë se dy vite, këto regjistrime janë të papërpunuara në zyrën e prokurorit të shtetit. Asnjë nga politikanët apo mafiozët që flasin qartë në përgjime për blerjen e votave dhe për bashkëpunim të paligjshëm, nuk është akuzuar- madje as nuk janë dëgjuar si dëshmitarë. Pjesa më e madhe e përgjimeve nuk mund të fshihet.

Ka gjëra emocionuese për të dëgjuar mes tyre. Si për shembull:

-Se si ministri i Energjisë, pas një bisede, siç thotë ai, me shefin e qeverisë Rama, e sqaron shefin e Policisë së Dibrës se do të marrë një post më të mirë- si shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës.

-Si implikohet kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit.

-Se si një kriminel e drejton ‘de facto’ të gjithë fushatën zgjedhore në një rajon të tërë.

-Si kriminelët mbledhin dokumentet personale të identifikimit nga opozita, që të mos i lejojnë të votojnë.

-Se si krimineli krenohet se ka qenë te ‘robi i madh’, d.m.th. te kreu i qeverisë Edi Rama.

Pas publikimeve të fundit të BILD, që tregoi në mënyrë ekzemplare, si zyrtarët e lartë shtetërore vendosen nën presion sistematik për të votuar partinë qeverisëse, kryeministri Edi Rama e akuzoi BILD se gënjen, i bëri thirrje zyrës së prokurorit të hetojë burime e publikimit të përgjimeve dhe lajmëroi një padi.

Por regjistrimet, të publikuara tani nga BILD, lejojnë vetëm një interpretim: Në zgjedhjet e vitit 2017 ka pasur një komplot masiv nga politikanët e lartë dhe kriminelët për të manipuluar zgjedhjet.

Problemi në Shqipëri: Nuk ka pothuajse asnjë forcë politike që konsiderohet ‘e pastër’. Qeveria e akuzon opozitën se ka pranuar fonde nga Rusia. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë prej një viti për shkak të kuorumit, pasi rrallë ndonjë gjyqtar ka deklaruar përfundimisht të ardhurat, sipas një kërkese të shumicës në Kuvend. Por pikërisht këto gjykata duhet të gjykojnë manipulimet zgjedhore, nëse ndonjëherë vijnë në ndjekje penale.

Gjykata Kushtetuese duhej të vendoste për rastin më të fundit: Partia në pushtet dëshiron të rrëzojë presidentin e vendit, Ilir Meta. Arsyeja: Sepse ai rrëzoi një plan për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit, pasi e sheh në rrezik lirinë e zgjedhjeve, për shkak të akuzave masive kundër partisë në pushtet, protestave masive dhe për faktin se opozita në shenjë proteste për manipulimet zgjedhore të fundit nuk ka paraqitur kandidatë…

VIDEO/ Përgjimet e plota të publikuara nga Bild, ja ku i gjeni…

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Po transportoheshin drejt Kosovës, kapen 7 thasë kanabis në Morinë

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com