• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veto që rrëzon hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Detajet e takimit në Luksemburg

17:19 : 18/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shumica e qeverive të Bashkimit Evropian të udhëhequra nga Italia, kërkuan të martën në Luksemburg mbajtjen e premtimit për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat përballen me shtyrje të mëtejshme në shpresat për t’iu bashkuar bllokut.

Por, pavarësisht rekomandimit të Komisionit Evropian më 29 maj që të nisnin bisedimet me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor, parlamenti i Gjermanisë e ka shtyrë marrjen e çdo vendimi deri në shtator ndërsa dhoma e ulët e parlamentit holandez ka hedhur poshtë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Duke folur përpara një takimi që mbahet pothuajse një vit pas ditës kur BE pezulloi papritur një vendim për hapjen e bisedimeve me dy vendet, ministri gjerman për çështjet e Bashkimit Evropian, Michael Roth, tha se nëse vendi i tij ka pranuar në parim hapjen e negociatave, Bundestagu ka patur “deri më tani shumë pak kohë për t’u marrë si duhet me raportin.”

Një zhvillim tjetër që po e ndërlikon më tej çështjen është se Qiproja ka kërcënuar t’i vërë veton çdo marrëveshjeje, nëse BE-ja nuk përballet me Turqinë lidhur me shpimet në ujërat territoriale qipriote në Mesdhe.

Ministri i Jashtëm italian Enzo Moavero tha se ministrat e jashtëm të bllokut tashmë kanë rënë dakord se në përgjigje të kërkesës së Qipros duhet të merren ‘masa të mjaftueshme’, por që mbeten ‘për t’u shqyrtuar’.

Lexo edhe:

Zyrtari gjerman: Kërcënime serioze për sulme terroriste nga Hamasi në Gjermani dhe Evropë

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

Ministri i jashtëm rumun George Ciamba tha se angazhimi në bisedimet me Maqedoninë e Veriut mund të përmirësonte qëndrueshmërinë e rajonit, gjë që ai tha se do të ishte ‘në interesin strategjik të Bashkimit’.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e BE-së do t’u jepnin atyre dritën e gjelbër në takimin e Luksemburgut. Kjo do të hapte rrugën e miratimit nga krerët e Bashkimit Evropian në një takim të nivelit të lartë në Bruksel të enjten.

/Zëri i Amerikës/

Lajme të lidhura

BOTA

Zyrtari gjerman: Kërcënime serioze për sulme terroriste nga Hamasi në Gjermani dhe Evropë

15:39 : 13/10/2025
RAJONI

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

15:34 : 13/10/2025
AKTUALITET

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

15:27 : 13/10/2025
AKTUALITET

44-vjeçari përplas tre makina në Tiranë në gjendje të dehur

15:26 : 13/10/2025
AKTUALITET

Pjesë e trafikut të drogës, shqiptari kapet në flagrancë! I gjenden kokainë dhe euro cash në dhomë

15:24 : 13/10/2025
BOTA

Portugali/ Partia e kryeministrit Montenegro fiton zgjedhjet vendore

15:21 : 13/10/2025
Para

E zbulon Hahn: Katër vendet skeptike kudër hapjes së negociatave

TË GJITHA

Zyrtari gjerman: Kërcënime serioze për sulme terroriste nga Hamasi në Gjermani dhe Evropë

15:39 : 13/10/2025

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

15:34 : 13/10/2025

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

15:27 : 13/10/2025

44-vjeçari përplas tre makina në Tiranë në gjendje të dehur

15:26 : 13/10/2025

Pjesë e trafikut të drogës, shqiptari kapet në flagrancë! I gjenden kokainë dhe euro cash në dhomë

15:24 : 13/10/2025

Portugali/ Partia e kryeministrit Montenegro fiton zgjedhjet vendore

15:21 : 13/10/2025

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

15:09 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com