Situatë e tensionuar në qytetin e Tropojës. Qytetarë të revoltuar kanë thyher drtitaret dhe dyert e KZAZ nr 9, gjithathtu kanë hequr dhe materialet zgjedhore.
Gjatë incidentit këta persona janë përplasur me policinë.
Ky veprim sipas Balkan Web vjen pas një komunikimi me letra, teksa Bashkia e Bajram Currit i kërkonte drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzonin deri sot në orën 10:00 të gjitha materialet zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim dekretin e Presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.
Në videon nga “BalkanWeb” duket se brenda qendrës së votimit kanë hyrë pas këtij momenti simpatizantë të opozitës që brohorasin.