• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Fshehu 70 milionë, Prokuroria fali gjyqtarin Artan Gjermeni

14:05 : 17/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Dy hetime të njëpasnjëshme të Prokurorisë së Kavajës, në vitin 2006, kanë shpëtuar gjyqtarin Artan Gjermeni nga problemet e shumta me pasurinë.

Në fillim të vitit 2006, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) kallëzoi Gjermenin, në atë kohë kryetar i Gjykatës së Lushnjes, për fshehje pasurie. Sipas të dhënave të siguruara nga hetimi administrativ i ILDKP, rezultonte se gjyqtari nuk justifikonte rreth 70 milionë lekë (të vjetra).

Hetimi u zhvillua fillimisht nga prokurori Sulejman Tola, në atë kohë zv.drejtues i Prokurorisë së Kavajës. Pas pak javësh hetim, prokuroria e pushoi çështjen, në datë 27 Mars 2006. ILDKP e ankimoi vendimin tek prokurori më i lartë (Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në atë kohë), i cili vendosi shfuqizimin e vendimit të pushimit dhe urdhëroi ri-nisjen e hetimeve.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

Rastin e mori prokurorja e Kavajës, Elsa Kareci, e cila, pas disa muajsh hetime, sërish vendosi pushimin e hetimeve, me argumentin se “fakti nuk ekziston si vepër penale”.

Shkeljet me pasurinë
“Boldnews.al” ka siguruar vendimet e pushimit të hetimeve nga Prokuroria e Kavajës, në të cilën, konstatohet lehtësisht favorizimi që institucioni i Akuzës i ka bërë Artan Gjermenit.

ILDKP ka konstatuar se Artan Gjermeni ka blerë një apartament 153 m2 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, në vlerën 86.600 dollarë, e cila, me kursin e kohës, shkonte në vlerën e 11 milionë lekë të reja. Ndërkohë, Gjermeni e ka shënuar në deklaratën e pasurisë, në vlerën 8.8 milionë lekë të reja. Pra, ILDKP konstatoi se gjyqtari, për këtë rast, e kishte deklaruar 3 milionë lekë të reja më lirë se sa e kishte blerë.

Po ashtu, ILDKP ka konstatuar se gjyqtari nuk ka deklaruar një garazh, në pallatin ku kishte blerë edhe apartamentin.

Gjithashtu, sipas verifikimeve të ILDKP, gjyqtari Gjermeni rezultonte se administronte një terren sportiv kalçeto dhe një lokal brenda tij, për të cilin deklaronte se zotëronte vetëm 20%, por që në fakt e përdorte 100%.

Për këto pasuri, Gjermeni deklaronte se i kishte krijuar nga të ardhurat e tij kryesisht si avokat dhe më tej si gjyqtar. ILDKP, në bazë të dokumentave zyrtarë, kishte konkluduar se Gjermeni kishte krijuar të ardhura të ligjshme në vlerën 1.2 milionë lekë të reja si avokat. Ndërkohë, ai pretendonte se kishte siguruar të ardhura 4 herë më shumë, 4.3 milionë lekë të reja.

Hetimet penale
Në hetimet e saj, Prokuroria e Kavajës i rrëzoi në pjesën më të madhe gjetjet e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

Për apartamentin 153 m2 në Tiranë, vlera e të cilit kishte një diferencë prej 3 milionë lekë të reja ndërmjet çmimit real të blerjes dhe atij të deklaruar, Prokuroria e Kavajës kishte një version të ndryshëm nga ai i ILDKP.

Sipas prokurorisë, megjithëse Gjermeni ka deklaruar çmimin 86.500 dollarë, në fakt ai ka paguar 8.8 milionë dollarë. Kjo, sipas prokurorisë, provohet me mandat-arkëtimet e kompanisë Edil-Al. Vetë Gjermeni, në shpjegimet e tij, ka deklaruar se kursi i dollarit nuk është marrë me vlerën e tregut në atë moment, por me vlerën që e ka vendosur vetë kompania.

Dhe, sipas këtyre shpjegimeve, Prokuroria ka konkluduar se kompania rezulton të ketë konvertuar dollarin me një vlerë më të vogël se sa ajo në treg. Në këtë mënyrë, Prokuroria i ka justifikuar 3 milionë lekë diferencë gjyqtarit Gjermeni.

Për “fshehjen e garazhit” në pallatin ku gjendet edhe apartamenti, Prokuroria e Kavajës ka pranuar sqarimin e Gjermenit, i cili ka deklaruar se e ka marrë në mirëbesim këtë pronë, pasi nuk kishte nënshkruar ende kontratë formale me kompaninë, në momentin e kallëzimit penale.

Për “kalçeton”, Prokuroria ka pranuar sqarimin e Gjermenit se ai zotëronte realisht 20% të kësaj prone, por pjesën tjetër, 80% e kishte siguruar pasi pronarja, Lirie Nushi, kishte hequr dorë nga e drejta e përfitimit. Kjo “heqje dorë” nuk kishte asnjë akt formal. Por në vendimin e pushimit, prokuroria shprehet se shtetasja Nushi e ka dhënë me deklarim para oficerëve të policisë gjyqësore këtë fakt.

Sa për diferëncën ndërmjet të ardhurave, Prokuroria ka rrëzuar ILDKP, duke pranuar pretendimet e Artan Gjermenit se të ardhurat e tij si avokat janë disa herë më të larta se sa ato që ka përllogaritur hetimi i pasurisë. ILDKP ishte mbështetur në dokumentat zyrtarë të organeve tatimore. Ndërkohë që Prokuroria është mbështetur në një ekspertizë financiare, e cila, natyrisht, nuk kishte bazë dokumentave.

Të dy hetimet e Prokurorisë (i pari dhe i rifilluara) janë mbështetur pak a shumë në të njëjtën analizë faktesh, duke konkluduar se Artan Gjermeni nuk e ka fshehur pasurinë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025
Para

‘Të frikshme’/ Nëse keni zemër, shikoni këto foto pa fotoshop

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com