• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Diktatura nisi, arrestohet opozita politike, pastaj qytetarët

14:13 : 17/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Është rasti i parë në 29 vite pluralizëm politik që prangosen dhunshëm dhe më pas vendosen në masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” drejtues politik të akuzuar për “tubim të paligjshëm”. Ata “që hynë në histori” janë kreu i PD-së së Librazhdit Bujar Vreto dhe ai i Prrenjasit Arjan Karriqi. Akuza? I ngushtuan rrugën makinës së kryeministrit dhe hodhën vezë drejt eskortës.

Kaq mjaftoi që të plaseshin në gjykatë, ku u gjetën një prokuror dhe gjyqtar i zellshëm në mbrojtje jo të kauzave ligjore, por të qeverisë, Rilindjes që në fundin e agonisë mund të marrë me vete jetë njerëzish. Ka nisur një reprezalje e dalë jashtë kontrollit me zyrtarë të lartë të policisë që urdhërojnë shoqërimin e dhunshëm të protestuesve të opozitës dhe nisjen e procedimeve penale për drejtuesit e saj.

Sot lideri i opozitës Lulzim Basha sipas urdhrit të prerë të Prokurorisë së Tiranës, duhej të paraqitej në institucionin e akuzës në kryeqytet ku do i komunikohej marrja i pandehur për akuzën e “falsifikim formularësh dhe pastrim të produkteve të veprës penale”. Bëhet fjalë për një hetim të nisur një vit e gjysëm më parë, për transfertën e 150 mijë dollarëve për një kompani lotuese në SHBA, por si “rastësisht” është konkretizuar ditët e fundit.

Lexo edhe:

Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla

Conceição: Jemi gati për një finale të madhe, të përgatitur për çdo skenar

Prokuroria është një instrument që luan “muzikën” e kryeministrit, sipas gustove të tij, të gatshëm të marrin e mirëpresin çdo vendim politik dhe linjë qeveritare. Tre prokurorë për çështjen e hetimit të “lotimit të PD-së në SHBA”, janë treguesi se çështja është mirëfilltas politike.

Sot sytë e të gjithë qytetarëve janë kthyer nga dy dosje hetimore, 339 dhe 184, ku dyshohet se fshihet krimi i madh elektoral, në përfshirjen e zyrtarëve të Partisë Socialiste me elementë të krimit në shitblerjen e votave. Por dosjen e bujshme ka dy prokurorë, të cilët gjithnjë ankohen se ka volum të madh dhe ngrenë duart përpjetë në gjoja “pamundësi” për të kryer hetime të shpejta.

Ato dy dosje që janë hapur në vitet 2016 dhe 2017 duhet të ishin mbyllur me kohë dhe sot përgjegjësit të ishin para drejtësisë, që mund të shmangte edhe konfliktin e madh politik dhe social që ka mbytur vendin.

Përdorimi politik me rreziqe të mëdha i strukturave të drejtësisë, është lajmëtarja e parë e vendosejs së një sistemi diktatorial. Burgosjet politike nuk ishin dëgjuar prej të paktën 22 vitesh. I pari që jetoi burgun, nën ndikim të fortë politik ishte lideri i opozitës në fillim të viteve 90’ Fatos Nano. Atij iu hoq imuniteti, u arrestua dhe dënua se: “Kishte shpërdoruar ndihmat humanitare që mbërritën nga Italia”. Mielli sheqeri dhe rrobat e përdorura, u thanë nga prokuroria në atë kohë e përdorur politikisht se ishin “vjedhur” nga kryeministri i kohës në kapërcyell të dy sistemeve Fatos Nano.

Më pas, i pandehur është marrë Sali Berisha, pas vitit 1997. Atij iu hoq imuniteti, por nuk pranoi të depononte në Prokurori. Ai u akuzuar për krime gjatë kohës si President, Berisha nuk u dënua dhe dosja e tij u mbyll.

Në rastin e Lulzim Bashës, gjërat duket se janë më ndryshe, duke iu kthyer pas në kohë përdorimit politik të institucionit të akuzës, që në letra ende figuron si “i pavaruar”. Basha bashkë me deputetët e opozitës, kanë hequr dorë nga mbrojtja me imunitet, duke dorëzuar mandatet dhe për të nuk ka asnjë ndalesë ligjore që mund të pengojë tekat e urdhrave politik për ta arrestuar dhe proceduar për akuzat e ngritura nxitimthi dhe me shumë sforco.

Nëse kjo do të ndodhë, atëherë i është hapur rruga që të burgoset dhe degdiset në qelitë e tejmbushura të burgjeve çdo qytetar i këtij vendi që nuk ka “gjak Rilindje”, që proteston, apo kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.

Deri më tani janë arrestuar dhe qëndrojnë në paraburgim 50 qytetarë që janë ndaluar pas protestave të opozitës. Gjithashtu numri i të proceduarve në gjendje të lirë i ka kaluar 450 personat, në vetëm tre muajt e fundit.

Diktatura nuk vjen me “daulle lajmëruese”, pasi instalimi i saj fillon me kapjen e institucioneve, kontrollin e tyre politik në një dorë të vetme si një komandë televizori, ku shihet “shfaqja” e përzgjedhur e kryeministrit Edi Rama.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla

20:30 : 13/05/2025
SPORT

Conceição: Jemi gati për një finale të madhe, të përgatitur për çdo skenar

20:26 : 13/05/2025
AKTUALITET

Vota nga Diaspora i jep PS-së mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025
AKTUALITET

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025
BOTA

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025
SPORT

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025
Para

Vera dhe stuhitë vrasëse

TË GJITHA

Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla

20:30 : 13/05/2025

Conceição: Jemi gati për një finale të madhe, të përgatitur për çdo skenar

20:26 : 13/05/2025

Vota nga Diaspora i jep PS-së mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com