• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjobitet Poliklinka Gjermane Laprakë, shkeli rregullat e privatësisë

06:00 : 14/06/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ruajtja e privatësisë së pacientëve është një prej rregullave bazë në sektorin shëndetësor publik dhe privat.

Por në Shqipëri, këto rregulla nuk zbatohen me rigorozitet. Pak muaj më parë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ngriti shqetësimin se “mjekët shqiptarë nuk ruajnë privatësinë e pacientëve”.

Në një takim të zhvilluar në Tetor 2018, Dervishi deklaroi se “në institucionet shëndetësore private dhe jo vetëm, në kompjuterin ku ruajnë dosjet e pacienteve kanë akses disa persona dhe kjo konsiderohet shkelje ku shumë klinika shëndetësore private dhe publike janë ndëshkuar me gjobë”.

Në vijim të masave administrative për shkeljen e rregullave të privatësisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur së fundmi edhe Poliklinikën Mjekësore Gjermane Laprakë, Tiranë.

Lexo edhe:

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

Në vendimin nr. 11, dt. 21 maj 2019, Komisioneri ka gjobitur me një vlerë në total 400 mijë lekë institucionin shëndetësor privat për shkelje të disa neneve të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave Personale”.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nisur një hetim administrativ mbi Poliklinikën Mjekësore Gjermane Laprakë në 2 Maj 2019. Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se institucioni shëndetësor nuk kishte përmbushur disa kërkesa ligjore që lidhen me privatësinë.

Konkretisht, në vendimin nr. 11, Komisioneri paraqet shkeljet e konstatuar në Poliklinikën Mjekësore Gjermane Laprakë.

1. Subjekti (i cili sipas ligjit emërtohet “Kontrolluesi”), nuk ka njoftuar Komisionerin lidhur me përpunimin e të dhënave personale. Njoftimi është një nga detyrimet më të rëndësishme ligjore që duhet të përmbush Kontrolluesi, përpara se të përpunojë të dhëna për herë të parë.

2. Kontrolluesi, Poliklinika Mjekësore Gjermane Laprakë, nuk ka një Rregullore të posaçme për mbrojtjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale. Kjo Rregullore konsiderohet e rëndësishme, pasi shërben për të ndërgjegjësuar stafin e institucionit mjekësor mbi rëndësinë e ruajtjes së konfidencialitetit.

3. Kontrolluesi, Poliklinika Gjermane, nuk ka nënshkruar “deklaratë konfidencialiteti” me punonjësit që përpunojnë të dhëna personale të pacientëve, me qëllim që të garantohet trajtimi i sigurt i tyre.

4. Kontrolluesi nuk informon pacientët dhe vizitorët mbi prezencën e kamerave të vëzhgimit.

5. Kontrolluesi, Poliklinika Gjermane, nuk ka vendosur politikat e privatësisë në faqen zyrtare të internetit. Informacioni i publikuar në rubrikën e posaçme “Politikat e privatësisë” duhet të japë informacion të plotë mbi të interesuarit për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave konfidenciale.

Pas këtyre konstatimeve, Komisioneri ka zhvilluar një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Poliklinikës Mjekësore Gjermane Laprakë. Pas seancën dëgjimore, ka dorëzuar pranë Komisionerin kopje të “deklaratave të konfidencialitetit” të stafit që përpunon të dhëna, Rregulloren për përpunimin e të dhënave, si edhe fotografi, në të cilat dallohen tabelat, ku njoftohet për praninë e kamerave të vëzhgimit.

Megjithatë, Komisioneri ka aplikuar masën “gjobë” për secilin prej 5 konstatimeve problematike, për një total prej 400 mijë lekë të reja.

Pas vendimit të Komisionerit, Poliklinika Mjekësore Gjermane Laprakë ka të drejtën që të ankimojë gjobën në Gjykatën Administrative.

“Boldnews.al”, nëpërmjet adresës zyrtare elektronike, kërkoi një prononcim nga institucioni shëndetësor privat mbi vendimin e Komisionerit, si edhe nëse do të ankimonte vendimin në gjykatë.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Poliklinika Mjekësore Gjermane Laprakë nuk iu përgjigj interesimit të “BN”.

Lajme të lidhura

RAJONI

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025
AKTUALITET

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025
SHOW BIZ

“Babë! Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

17:17 : 28/06/2025
AKTUALITET

Masakra në rrugët e Londrës, dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau Lumturi Zeqjan

17:13 : 28/06/2025
RAJONI

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025
Para

Rama me 100 “dele” në Parlament…

TË GJITHA

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025

“Babë! Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

17:17 : 28/06/2025

Masakra në rrugët e Londrës, dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau Lumturi Zeqjan

17:13 : 28/06/2025

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025

Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve

16:54 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com