Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, e drejtuar nga Nebil Çika, përmes një deklarate thekson se ndjehet tejet e shqetësuar nga vala e dhunës dhe arrestimeve të kundërshtarëve politikë nga qeveria që kulmon me arrestimet mbrëmë në qarkun e Elbasanit.
“Vërejmë me shqetësim të madh se shumica e të arrestuarve politikë nga qeveria si sot edhe në protestat e kaluara të opozitës janë të përndjekur politikë antikomunistë apo pjesëtarë të këtyre familjeve për të cilët besojmë se janë shënjestra të zgjedhura politikisht sipas parimeve të luftës së klasave të zbatuara nga komunistët që nga viti 1943 e deri me sot. Sot më qartë së kurë shihet që vendi po rrëshket drejt rikthimit në diktaturë gjë që ne të përndjekurit politikë antikomunistë e kemi paralajmëruar publikisht në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në deklaratë.
Në vijim, në protestën tonë të organizuar në shator të vitit 2017 për të kundërshtuar zgjedhjen e në krye të Kuvendit të Shqipërisë të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës komuniste Gramoz Ruci, ne konstatuam dhe paralajmëruan faktin që në Shqipëri po përgatitej rikthimi i diktaturës komuniste dhe vetëm dy vjet më vonë paralajmërimi ynë është bërë një realitet.
“Sot Shqipëria ka me qindra të arrestuar e të penalizuar politikë, një parlament pa opozitë, pa Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Lartë, me një prokurori e institucionet e tjera të drejtësisë e sigurisë të kapura politikisht nga qeveria e të mbushura me xhelatë të komunizmit, autorë të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid dhe nën kërcënimin e izolimit pas vendimeve e tendencës së disa vendeve Evropiane për rikthimin e vizave për shqiptarët. Të gjitha këto janë prova të qarta që diktatura komuniste është rikthyer de fakto e de jure duke u bërë kërcënimi nr 1 për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Në këto kushte ne të përndjekurit antikomuniste kërkojmë ndalimin e dhunës dhe arrestimeve politike si dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë.
Ne të përndjekurit politikë antikomunistë kemi mbështetur dhe mbështesim aksionin dhe reagimin e opozitës për ndalimin e rivendosjes së diktaturës në Shqipëri dhe i kërkojmë lidershipit e saj të organizojë e t intensifikojë qëndresën ndaj përpjekjeve të qeverise ish komuniste për të rikthyer regjimin e etërve të tyre politikë e gjenetikë.
I kujtojmë kryetarit te PD z. Lulzim Basha se e kemi paralajmëruar dy vjet më parë për rrezikun që i kanoset opozitës dhe vendit nga rikthimi në pushtet i xhelatëve komunistë.
I kemi thënë që do ti nxjerrin nga parlamenti, do ti arrestojnë madje edhe do ti pushkatojnë dhe kjo tani është një realitet të cilin ne e kishim vuajtur 75 vjet, me të cilët po përballet tani edhe vetë PD. Ne besojmë se ky është një moment ku opozita ka detyrimin politik të reflektojë në qëndrimet e saj ndaj komunizmit dhe komunistëve në se dëshiron seriozisht ti jap fund pushtetit të tyre dhe përpjekjeve për rikthimin e diktaturës në Shqipëri.
I kujtojmë z. Basha dhe drejtuesve të tjerë të PD-së se marrëveshjet me komunistët janë të pa mundura dhe për ketë kemi dëshmitarë historinë. Të gjitha që keni bërë me ta, nga marrëveshja e Mukjes në 1943 e deri tek ajo Basha-Rama në 2017 janë tradhëtuar e braktisur prej tyre.
Ne dhe ata kemi pasur e kemi qëllime e ideale të ndryshme: në Shqipërinë, lirinë dhe demokracinë ata pushtetit me çdo kusht e mjet e ngado që të vijë. Ka arsye e prova të mjaftueshme që këtë situatë e moment vendimtar opozita të ndërtojë e organizojë një rezistence e aksion politik që jo vetëm do të mund të ndalonte revanshin neokomunist por të shkëpuste një herë e mirë vendin nga peng marrja e komunizmit dhe komunistëve. Lulzim Basha ka detyrimin të ndalojë rikthimin e diktuarës dhe ndalimi i votimeve komuniste të 30 qershorit si vendim e deklarim politik e publikë i rivendosjes se diktaturës është një kusht i panegocieshëm.
Ne të përndjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë me besimin tek vlerat e parimet e demokracisë perëndimorë i bëjmë thirrje qeverive e përfaqësive diplomatike të vendeve dhe organizatave mike e partnere SHBA, Gjemani dhe vendeve të tjera të BE. NATO, OSBE etj, të ushtrojnë gjithë ndikimin e presionin e mundshëm për të ndalur rikthimin e diktaturës në Shqipëri. Fillojeni duke mos përkrahur më qeverinë neokomuniste të Ramës. Mos bëni serish gabimet e paraardhëseve tij në 1944-45 që ndihma instalimin e komunistëve në pushtet.
I bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë antikomuniste dhe të gjithë antikomunistëve shqiptarë të ndjekin me vëmendje zhvillimet, të kuptojnë e të reagojnë ndaj përpjekjeve të hapura të qeverisë neokomuniste për të rikthyer lemerinë politike të etërve të tyre. Ne e dimë më mirë se kushdo se çfarë është diktatura prandaj na del detyrymi të reagojmë të parët e me çdo mënyrë e mjet në dispozicion kundër rikthimit të saj. Rezitenca antikomuniste ishte dhe mbetet detyrimi e objektivi ynë parësor.
Numërimi mbrapsht ka filluar!”, tha Çika.