Oerd Bylykbashi ka publikuar një vendim të Gjykatës së Lartë, të vitit 2003, sipas të cilit dekretet e Presidentit mund të ankimohen vetëm në Gjykatën Kushtetuese.
“Edi Rama po kërkon të gjejë një gjykate apo dicka të ngjashme që t’i anulojë dekretin. Po bën forum-shopping, apo pazar në shqip, që të gjejë se cila gjykatë ia mbyll hallin.
Gjykata Kushtetuese nuk ka, sepse e vrau vetë. Denglat se kjo mungesë na paska qenë një e keqe e domosdoshme e menduar më herët, i janë përplasur në fytyrë tani që kjo gjykatë i duhet.
Rama po kërkon konfliktin më 30 qershor me çdo kusht. Sepse atë ditë ai do të përdorë dhunën e shtetit dhe të bandave”, shkruan Oerd Bylykbashi.
Postimi i Oerd Bylykbashit
Gjykata e Larte 2003:
Dekreti ankohet vetem ne Gjykate Kushtetuese
Edi Rama po kerkon te gjeje nje gjykate apo dicka te ngjashme qe t’i anuloje dekretin. Po ben forum-shopping, apo pazar ne shqip, qe te gjeje se cila gjykate ia mbyll hallin. Gjykate Kushtetuese nuk ka, sepse e vrau vete. Denglat se kjo mungese na paska qene nje e keqe e domosdoshme e menduar me heret, i jane perplasur ne fytyre tani qe kjo gjykate i duhet.
Rama po kerkon konfliktin me 30 qershor me cdo kusht. Sepse ate dite ai do te perdore dhunen e shtetit dhe te bandave.
Per kete i dha urdher marionetave te tij ne KQZ qe te shpallin nul dekretin e Presidentit. Atyre qe me telefon i beri te braktisin detyren ne 2013, apo qe te thone se me akt normativ mund te ndryshohet edhe Kushtetuta e beri kete qe ata te vazhdojne pregatitjet e paligjeshme duke i bere fakt te kryer. Ne fakt ata po bejne gati dosjen e tyre penale.
Disa i thone Rames te shkoje ne Kolegj Zgjedhor, por Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetence te tille. Fare, zero!
Te tjere i thone qe ta mbylle kete hall ne gjykaten administrative. Se gjoja dekreti i Presidentit qenka akt administrativ. Cfare cudirash do te degjojme! Madje citojne nje vendim procedural te Kolegjit te Gjykates Kushtetuese me vetem tre antare qe paska thene dicka te tille. Se pari ai eshte vendim joperfundimtar sepse Gjykata Kushtetuese vendos ne meyre perfundimtare me se paku 5 vota ne prani te jo me pak se 6 antareve. Tre antare nuk vendosin ceshtje ne themel, pra nuk eshte gjykuar kushtetutshmeria e dekretit qe shtyu zgjedhjet ne 2017. Gjykata atehere e bente te qarte qe ceshtjet e ngritura nuk ishin kushtetuese ndaj ajo nuk mund te shprehej.
Per ata qe thone se dekreti i Presidentit te Republikes na qenka akt administrativ, madje akt individual le ta sqarojme, dhe ben vaki e kupton edhe KQZ:
Dekreti per daten e zgjedhjeve rregullon te drejta dhe mardhenie per rreth 3,5 milione zgjedhes, 120 partite politike dhe kandidatet e tyre, KQZ, 90 KZAZ, rreth 5300 KQV me rreth 40.000 komisionere, 61 bashki qe pregatisin lista zgjedhesish dhe infrastrukture, nje numer te madh institucionesh shteterore qe kane detyrim per te pregatitur infrastrkture apo garantuar ate si Ministria e Brendeshme, e Drejtesise per votuesit ne burgje, Policia e Shtetit per masat qe duhet te marre si dhe te gjitha institucionet e tjera qe kane detyrimin te mos bejne veprime qe cenojne zgjedhjet.
Dekreti i presidentit, vetem ai, ve te gjithe kete proces ne levizje. Te thuash qe ky eshte akt administrativ, madje qe na qenka akt administrativ individual, ose ke hall qe t’i sherbesh Edi Rames, ose nuk ke kuptuar gje.
Po le ta mbyllim kete debat, sepse e ka mbyllur Gjykata e Larte me kohe: Vendimi Unifikues nr. 3, date 30.04.2003 i Gjykates se Larte. Ky vendim unifikes ka fuqi detyruese per te gjitha gjykatat e shkalles se pare dhe apelit, civile, administrative apo Kolegj Zgjedhor. Per TE GJITHA!
Ky vendim unifikues ka marre ne shqyrtim NATYREN e dekretit te presidentit, pra a eshte dekreti akt administrativ apo jo dhe a mundet te goditet ne gjykate dekreti.
Pergjigja e vendimit unifikues te Gjykates se Larte eshte e qarte dhe shteruese: Dekreti i Presidentit NUK eshte akt administrativ por eshte AKT ME NATYRE JURIDIKO-KUSHTETUESE. Ai. Nxirret nga organi me i larte ne ushtrim te kompetencave kushtetuese.
Gjykata e Larte urdheron te gjitha gjykatat e tjera poshte saj se “Dekretet e Presidentit te Republikes te nxjerra ne baze te kompetencave te tij kshtetuese nuk i nenshtrohen shqyrtimit gjyqesor sepse vete Kushtetuta e ka perjashtuar kete mundesi.” Pike!
Sipas Gjykates se Larte , nuk mund te goditet ne gjykate as edhe nje dekret individual me te cilin Presidenti emeron apo shkarkon nje zyrtar, e aq me pak nje dekret qe rregullon miliona te drejta e detyrime individuale pergjate nje procesi pregatitor zgjedhor apo edhe ne diten e zgjedhjeve.
Pra Gjykata e Larte ia ka prere nje here e mire rrugen Kryeministrit qe te shkoje ne gjykata te zakonshme apo administrative. Me kete vendim, KQZ e cila nuk eshte gjykate, jo vete ka bere nje sharlatanizem, por te kater antaret socialiste kane kryer veper penale!
Sa kohe nuk ka Gjykate Kushtetuese qe te gjykoje kushtetutshmerine e dekretit, Edi Rama nuk ka asnje rruge tjeter: si Kryeminister, ka detyrimin kushtetues t’i bindet dekretit te Presidentit. Ai dekret per zgjedhjet vendore as del me propozim te Kryeministrit, as Kushtetuta nuk e lidh me nje ligj nxjerrjen e tij (lexojeni me kujdes neni 92 dhe nenin 109) dhe as ka Kryeministri te drejte te kunderfirmoje dekretet e Presidentit. Thjesht ai nuk ka asnje ze ne ate kapitull! Sa keq per Kryeministrin!
Si kryetar partie, zeri i tij vlen po aq sa zeri i kryetarit te partise me te vogel ne koalicionin e tij. Thjesht si subjekt zgjedhor i barabarte.
Mosrespektimi Kushtetutes, i dekretit te presidentit, vendimit unifikues te Gjykates se Larte, parimeve te shkelura kushtetuese per zgjedhje te lira e te ndershme, provokimi i konfliktit dhe cenimi i rendit publik nga Kryeministri, kane vetem nje emer: GRUSHT SHTETI! Dhe ky eshte krim i rende.
Ndaj ta mbyllim kete debat shterpe nese Dekreti eshte akt administrativ apo jo dhe ne cilen gjykate goditet. Problemi real eshte Kryeministri qe nuk ka bere asgje per te garantuar zgjedhjet demokratike, por ka bere kontratat e reja me krimin e organizuar te shkembimit te tenderave me vota. Problemi real jane ato fakte te tmerrshme qe Bild dhe Zeri i Amerikes nxoren ne shesh pa lejen e Arta Markut.
Sot slogani eshte: Rama largohu qe te hapen kutite per zgjedhesit