• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fermeri i Krutjes si gjyqtar milioner

18:31 : 12/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING
Artan Gjermeni

Artan Gjermeni

Nga Boldnews.al

Krutja si kooperativa e parë bujqësore në Shqipëri, mburret me dy personazhe që ka nxjerrë; Lenka Çukën dhe nipin e saj, gjyqtarin Artan Gjermeni. Krahina, lidhjet fisnore e të gjakut, janë fare të parëndësishme krahasuar me bëmat e një gjyqtari që edhe sot vijon shkaktojë skandale të mëdha në dhënien e vendimeve.

Karrierën e ka nisur para 23 vitesh dhe shumë shpejt u dukën prirjet e tij në dhënien e vendimeve të çuditshme, duke u ofruar lirinë personazheve të njohur të botës së krimit, nën dyshimin se harracin e kishte të lartë….

Ish-kryeministri Berisha do ta akuzonte nga tryeza e mbledhjeve të qeverisë si të lidhur me krimin. “Ky anëtar kryesor i bandës së Lushnjes, në vend të përballimit me ligjin, njësoj si anëtarët e tjerë, lartësohet në pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Artan Gjermeni është gjykatësi kriminel, i cili në detyrën e Kryetarit të Gjykatës mbrojti me pjesëmarrje aktive, në dhunim të ligjeve të vendit dhe për interesa personale, veprimtarinë kriminale të bandës së Aldo Bares, e cila në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës ishte banda Bare-Gjermeni”- shprehej Berisha.

Lexo edhe:

Kredo.al mbledh të dhëna për rusët, ndryshon emrin për të fshehur lidhjet me oligarkun e Putinit

Tirana, kapiteni njofton largimin pas katër vitesh në klub

Kjo nuk ishte një deklaratë “emocionale” e kryeministrit të kohës, por faktet tregonin se Gjermeni në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lushnjes dyshohej se kishte favorizuar famëkeqin Aldo Bare dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij. Gjithashtu Gjermeni ishte një nga anëtarët e trupit gjykues ndaj Kostandin Xuvanit, që vrau katër njerëz brenda një nate, por i shpëtoi burgimit të përjetshëm, nga gjykatës të llojit Gjermen.

Ndërsa në KLD nisi procedimi disiplinor, ai nuk shkoi deri në fund, pasi anëtarët e saj rrëzuan nisëmn e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi që kërkonte shkarkimin e tij. Si për të treguar forcën dhe lidhjet e tij okulte, Gjermeni jo vetëm sfidoi KLD-në, por u zgjodh në bordin drejtues të Shkollës së Magjistraturës, vetëm një vit pasi në pushtet erdhi ngjyra e tij e preferuar Rilindja e Edi Ramës… Ai kishte ç’ti ofronte magjistratëve të rinj…!

Karriera e tij ishte “brilante” për ta bërë të zezën të bardhë, ndërsa elementë të botës së krimit e prisnin me qetësi shortin që gjithnjë për çështje të nxehta i binte atij ta shqyrtonte. Vendimi ishte thuajse i parashkruar…, pafajësi, ose dënime qesharake për vepra të rënda penale.

Por ndërsa pasurie e tij e deklaruar shtohej frikshëm si pronar i komplekseve sportive, dyqaneve, zyrave, trojeve dhe llogarive bankare me mbi 400 mijë euro, Gjermeni për pak sa nuk humb jetën.

Në vitin 2016 ai u paraqit në QSUT i gjakosur dhe disa dëmtime në pjesën e brinjëve, në katër vende të ndryshme. Mjekët dyshuan se ai ishte goditur me mjete prehëse, por Gjermeni u “justifikua” se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht kur po ulëte qepenin e garazhdit. Një qepen me “thika”…, që u besua vërbërisht edhe nga prokurorët dhe policia që morën në shqyrtim çështjen.

Në automjetin e tij, fill pas kësaj ngjarje, u gjetën rreth 19 mijë euro. Një shumë që vështirë të justifikohej, por edhe për atë rast e kishte gati mashtrimin. “Janë të familjes dhe nga puna e bashkëshortes si notere”-deklaroi ai. Hetimet nisën sa për procedurë, pasi vendimi përfundimtar ishte mbyllje e dosjes, për ta varrosur përgjithnjë.

Kjo ishte kohë e artë për Gjermenin, për më shumë që në pushtet ishte e majta e drejtuar nga Edi Rama. Ai ia kishte dalë ti bënte ballë “kohës Berisha” dhe tashmë që Rilindja mbante pushtetin Gjermeni njohu vetëm rritje e vlerësime në karrierën e tij. Prej tetë vitesh vijon të jetë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Ndërsa flitet për vettingun, reformën e “thellë” të drejtësisë, Gjermani vijon të shtojë rekordet e tij në vendime fort të dyshimta dhe si gjithnjë, aty ku bëhet fjalë për personazhe të rëndësishëm të botës së krimit, për biznesmenë të dyshuar për afera dhe personazhe VIP të politikës së anësuar majtas do të gjendet gjithnjë si gjyqtari Gjermeni me çekiçin e drejtësisë në duar, që të ofron lirinë.

https://boldnews.al/2019/06/12/artan-gjermeni-gjyqtari-i-bandave-dhe-i-partise-qe-shkel-ligjin-me-te-dyja-kembet/?fbclid=IwAR3Ann0sXIjjHHz_Ktd0qaDfIJ7aQemV7v9ZGbkH2fce3gZu_a0GNeCeG1o

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kredo.al mbledh të dhëna për rusët, ndryshon emrin për të fshehur lidhjet me oligarkun e Putinit

19:29 : 16/06/2025
SPORT

Tirana, kapiteni njofton largimin pas katër vitesh në klub

19:29 : 16/06/2025
HOROSKOPI

4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut: Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin

19:22 : 16/06/2025
SPORT

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

19:14 : 16/06/2025
AKTUALITET

Disfata e opozitës/ Kalemaj: Nuk funksionuan strukturat dhe pjesa e drejtimit politik në qarqe

19:03 : 16/06/2025
SPORT

Ideohet shkëmbimi i bujshëm, Igli Tare “troket” në derën e Barcelonës

19:00 : 16/06/2025
Para

‘Rama ik’ tani e gjeni kudo/ Albana Vokshi poston foton epike (Foto)

TË GJITHA

Kredo.al mbledh të dhëna për rusët, ndryshon emrin për të fshehur lidhjet me oligarkun e Putinit

19:29 : 16/06/2025

Tirana, kapiteni njofton largimin pas katër vitesh në klub

19:29 : 16/06/2025

4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut: Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin

19:22 : 16/06/2025

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

19:14 : 16/06/2025

Disfata e opozitës/ Kalemaj: Nuk funksionuan strukturat dhe pjesa e drejtimit politik në qarqe

19:03 : 16/06/2025

Ideohet shkëmbimi i bujshëm, Igli Tare “troket” në derën e Barcelonës

19:00 : 16/06/2025

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

18:49 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com