• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritëhijet e projektit të ri të Unazës

20:52 : 11/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Projekti për Unazën e re ka qenë shpesh objekt i debateve të shumta për shkak të shumës së madhe të nakorduar nga qeveria për ndërtimin e saj.

Gazetari Klodian Tomori hedh hije dyshimi mbi këtë projekt, të cilin ai e konsideron aferë me disa akte.

Postimi i plotë

Dritëhijet e projektit të ri të Unazës
Prezantimi në publik i projektit të ri për rrethrrotullimin Shqiponja përmbyll kalvarin e gjatë të një investimi publik që nisi si aferë dhe me sa duket do të përfundojë po si i tillë. Me një veçori. Zakonisht aferat gatuhen me një akt. Kjo e unazës përfundoi me tre.

Pas shpërthimit të skandalit me falsfikimin e dokumentave nga kompania DH Albania, qeveria u detyrua ta anullojë tenderin për lotin e parë të unazës duke e rihapur sërish garën. Në tenderin e dytë fatura për qytetarët u lehtësua ndjeshëm, teksa një bashkim kompanish shqiptare ofroi ta ndërtonte veprën me me një çmim 20 për qind më të ulët ose gati 4 milionë euro më pak. Por gjatë kohës që ofertat ishin në proces vlerësimi në qeveri ndodhën ndryshime të mëdha. Damian Gjinkuri ja lë vendin Belinda Ballukut, e cila sapo erdhi në detyrë vendosi të anullojë tenderin duke paralajmëruar ndryshimin e projektit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

Në fakt projekti i mëparshëm i Shqiponjës nuk ishte kontestuar nga askush teknikisht dhe ishte i gjithëpranuar si zgjidhja më e mirë për fluksin aktual të trafikut dhe atë që pritet në të ardhmen. Por cfarë ndodh me projektin e ri? Dy gjëra. Përkeqësohen standardet, ndërkohë që fatura për qytetarët mbetet e njëjta.

Në projektin e parë unaza ishte parashikuar të ndërtohej me tre korsi, nga të cilët dy të parat ishin 3.75 metra të gjera dhe e treta, që do ishte korsia e emergjencës ishte parashikuar 3 metër. Me projektin e ri unaza futet nën nënkalim me vetëm dy korsi nga 3.5 metra për të vazhduar pas nyjes, gje që mund të krijojë konfuzion dhe hinkë në rast trafiku të rënduar.

Vetëm me këtë fakt, projektimi i nyjes del nga standartet europiane dhe ato shqiptare në fuqi, të cilat jo vetem që parashikojnë në mënyrë kategorike vepra arti në të njëjtat parametra me aksin rrugor, por në disa raste edhe me seksione me të zgjeruara që investimi të zgjasë më shume në kohë sesa pjesa rrugore e segmentit.

Pra numri i korsive ulet, gjerësia e tyre ngushtohet, ndërsa fatura që do të paguajnë qytetarët mbetet e njëjtë me projektin e parë, plot 2.24 miliardë lekë ose rreth 19 milionë euro. Madje nëse krahasohet me ofertat e tenderit të dytë, që u anullua, në mënyrë të çuditshme, kostoja e projektit të ri do të jetë 20 për qind më e lartë. E megjithatë, ky nuk është problemi i vetëm.

Unaza e re do të jetë me rrjedhë të ndërprerë trafiku deri në pikën që rrethrotullimi është parashikuar të rregullohet me semafor, edhe kjo një zgjidhje e pazakontë. Përtej kësaj, edhe lëvizja për automjetet do të jetë më e vëshirësuar, pasi në të dy drejtimet do të krijohen hinka trafiku që vijnë nga ngushtimi i korsive.

Për drejtimin Tiranë – Durrës nga tre korsi dalëse nga Tirana, pas kryqezimit rruga ngushtohet me dy korsi. Po kështu për drejtimin Durrës – Tiranë, fluksi i madh i trafikut, sidomos gjatë sezonit veror, duhet të futet në vetëm dy korsi, të cilat më pas rregullohen me semafor. Sipas projektit, kohëndalja e semaforit do jetë deri në 120 sekonda për të rregulluar gjithë levizjet në kryqëzim. Bëhet fjalë për katër degë me dy drejtime levizjesh, majtas ose drejt.

Nga të gjitha aspektet teknike, projekti i ri i rrethrrotullimit të Shqiponjës është me standarde më të përkeqësuara, edhe pse fatura do të jetë e njëjtë. I vetmi ndryshim është se trafiku do të futet nën tokë për të fituar më shumë shesh në terren. Dhe kjo mund të mos jetë e rastësishme. Ndoshta ndryshimi i projektit të Unazës mund të ketë lidhje me Planet e Detajuara Vendore, pra prespektivat për zonën përreth veprës, e cila tani do të ketë më shumë hapsira për pallate.

Kjo është një win-win story. Ndërtuesit ndërtojnë pallate, kompania e rrethrrotullimit do të fitojë më shumë, ndërsa qeveria del me imazh të pastruar sepse anulloi projektin e mëparshëm korruptiv. Vetëm një pyetje mbetet pa përgjigje. Nëse projekti i mëparshëm ishte korruptiv, ky i riu me standarde të përkeqësuara dhe faturë të njëjtë çfarë i bie të jetë?

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025
AKTUALITET

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025
AKTUALITET

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025
AKTUALITET

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025
Para

Këshilltari i presidentëve të SHBA-së: Rama duhet të dorëhiqet që Prokuroria e Krimeve ...

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com