Pas Elisa Spiropalit ka qenë radha e Taulant Ballës që t’i përgjigjet presidentit Ilir Meta, pas deklaratës së këtij të fundit se në 30 qershor nuk ka zgjedhje, dhe zgjedhjet e reja do të bëhen vetëm me dekret të presidentit.
Në postimin e tij në Facebook, me ironi shkruan, se meqë meta nuk dëgjon se është sëmurë, po ja shkruan mesazhin që ka për t’i dhënë.
Sipas ballës zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, ndërsa të enjten parlamenti (Partia) do të marrë masa për vendimin e presidentit.
Ja postimi i Ballës:
Degjova nga Presidenti Meta qe ka qene i semure ne kete periudhe dhe nuk degjon mire!
I uroj ne emer te Grupit Parlamentar sherim te shpejte dhe meqe nuk degjon mire po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit:
Zoti President ju nuk keni asgje ne dore lidhur me daten e zgjedhjeve te dekretuar prej Jush.
ZGJEDHJET DO TE MBAHEN MË 30 QERSHOR, ne respekt te plote te dekretit te nxjerre prej Jush ne respekt te detyrimit kushtetues qe keni.
Ndersa çdekreti Juaj eshte nje lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithe vemendjen e Parlamentit, te cilen do ta keni te plote te enjten, ku do te miratojme edhe Rezoluten perkatese lidhur me lajthitjen ne fjale.
Te shkuara edhe njehere Zoti President!