Arka e një xhamie në qytetin e Burrelit është vjedhur në mes të ditës nga persona ende të paidentifikuar.
Ende nuk dihet sasia e parave të marra nga grabitësit. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve.
Kjo nuk është hera e parë që vidhen arkat e institucioneve fetare. Vetëm pak ditë më parë, kisha Ortodokse në Durrës u vodh nga dy persona të maskuar, ku u morën të gjitha lekët që kishin dhuruar besimtarët.