• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat/ Si vendosi Meta anulimin e zgjedhjeve, nga takimet sekrete te…

11:35 : 09/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Pak çaste përpara se të niste zyrtarisht protesta e opozitës, nëpërmjet një komunikate për mediat, institucioni i Presidencës njoftoi se Meta ka vendosur të anulojë dekretin që caktonte 30 qershorin datën për zhvillimin e zgjedhjeve. Ky vendim i Presidentit nuk mund të quhet një rrufe në qiell të hapur.

Gazeta “Panorama” në numrin e datës 8 qershor paralajmëroi një vendimmarrje të tillë të Metës. Këtë gjë kreu i shtetit e bëri më të qartë në intervistën që kishte dhënë për “Deutsche Welle” ku theksoi se do të ndërmerrte të gjitha hapat e nevojshme që do të parandalonin destabilitetin e vendit. Kësisoj, paralajmërimet e herëpashershme të opozitës për moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor kanë rënë në veshin Presidentit, i cili ndërmori edhe hapin konkret për anulimin e kësaj date.

Për këtë vendim, duket se kanë ndikuar edhe takimet private që Meta ka zhvilluar me kryetarin e PD-së, Basha, në Presidencë. Burimet bëjnë me dije se Basha përgjatë muajit të fundit ka zhvilluar disa takime kokë më kokë me Metën në Presidencë dhe të gjitha kanë qenë të “fshehta” për publikun. Por si përkthehet ky vendim i Presidentit? Kreu i shtetit në vendimin e tij thekson se argumentet ligjore do t’i publikojë ditën e hënë.

Por vendimi i tij shpreh vetëm anulimin e 30 qershorit dhe jo vendosjen e një date tjetër. Sipas praktikës, kreu i shtetit thërret në takime krerët e grupeve parlamentare të partive politike dhe pas konsultimit me ta cakton një datë të re. Por sa peshë mund të ketë kjo praktikë në një kohë kur socialistët nuk janë dakord me këtë vendim? Pritet që java e ardhshme të nisë e ethshme për politikën shqiptare, pasi ky vendim i bërë nga Presidenti Meta duket se nuk është pritur mirë nga maxhoranca.

VENDIMI

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

Kreu i shtetit e cilësoi 30 qershorin si një ditë në të cilën nuk mund të zhvillohen zgjedhjet vendore. Sipas tij, mungesa e forcave opozitare në zgjedhje do të sillnin pasoja për Shqipërinë në vendimin që do të ndërmarrë Komisioni Europian për hapjen ne negociatave.

“Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mosreflektimit të asnjërës palë; Duke pasur parasysh domosdoshmërinë e shtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend; Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si kreu i shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar; Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve njëpartiake. Në këtë mënyrë, minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-së për vitin 2020; Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes europiane të Shqipërisë; Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve”, theksohet në komunikatë./Panorama/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025
AKTUALITET

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025
SPORT

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025
AKTUALITET

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
Para

Largimi i Ramës i panegociueshëm/ Deutsche Welle citon Bashën dhe ...

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com