Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Koplik.
Të plagosurit janë nënë e bijë, por gjendja e tyre shëndetësore nuk përbën rrezik për jetën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dobraçit kur një automjet me targa ‘AA478PE” që kthehej nga Mali i Zi ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në një kanal.