• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rilindja që vdiq pluralizmin

14:57 : 07/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pas dy vitesh kanabizim të vendit, çunat u fuqizuan. Paraja e madhe në duart e tyre erdhi e beftë, por koha për të kthyer shpërblimin kishte mbërritur, është data 25 qershor 2017 dhe bota e errët e trafikut e dha verdiktin…! Rilindja u shpall fituese.

Një pjesë e mirë e elektoratit shqiptar besoi në “fjalimet” e kryeministrit, kur shprehej se në mandatin e parë nuk e lanë të tjerët që të qeveriste për të mirën e vendit. Sipas tij, partitë aleate të bashkqëverisjes 2013-2017, LSI dhe PDIU i kishin prishur imazhin vendit dhe ishin ata e keqja e korrupsionit që edhe në mandatin e parë lulëzoi dukshëm.

“Më ndihmoni dhe na ndihmoni që të kemi të vetëm timonin e qeverisjes”-shprehej Rama në çdo takim në fushatën elektorale. Shumë qytetarë ia dhanë votën me shpresën se vendi do ndryshonte, por aq nuk mjaftonte. Në lojë u fut bota e krimit që kishte superfuqi, para dhe pushtet. Bandat kriminale, veçanërisht trafikantët e drogës, të fortë fisesh dhe personazhe të lidhur me krimin, u kthyen në makinerinë e madhe që polli vota për Rilindjen.

Partia Socialiste mori 74 mandate deputetësh, çka u përkthye automatikisht në pushtet absolut të kryeministrit Edi Rama dhe shpikjes së tij konceptit Rilindje. Do qeveriste i vetëm, nën kontroll të plotë të çdo pushteti dhe me qëllimin e qartë për të rrëmbyer gjithçka që mbeti nga ndonjë institucion që ende vegjetonte në pavarësi.

Lexo edhe:

“Nuk i besoj askujt”/ Presidenti Trump: Jam i zhgënjyer nga Vladimir Putin

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Sot, dy vjet më pas…. Jemi praktikisht në autoritarizëm të theksuar. Opozita ka braktisur Parlamentin duke djegur mandatet, refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet lokale me Ramën kryeministër, pasi u faktua të paktën nga dy dosje hetimore që elementë të rëndësishëm të botës së krimit, blenë vota për pushtetin që sot e ka në duar Rama.

Kjo pjesë nuk e shqetëson aspak kreun e qeverisë, që prej kohësh i ka ndarë qytetarët. “ne të mirët” dhe “ata që nuk e duan vendin”… Koncepte të denja me “armiqtë e pushtetit dhe partisë”, që në mos burgun, të paktën meritojnë “dënimin kolektiv”, për tu urryer nga pjesa tjetër e elitës së Rilindjes, që po shpikin njeriun e ri, si në kinën komuniste.

Fjala korrupsion për kryeministrin nuk është krim, por tregues së ata që e bëjnë janë “të zotë”, brilantët e partisë dhe qeverisë së tij. Konçensionet e rrugëve po kushtojnë miliona euro, në shifra të çmenduara, të cilat të vrasin vetëm kur i dëgjon. Për 17 kilometra rrugë fushore, qeveria jep 290 milionë euro për kompanitë e preferuara, të cilat vegjetojnë në botën haluçinative të Rilindjes dhe majmen çdo ditë me gjakun që del nga qytetarët që paguajnë taksa.

Drejtësia është tërësisht e rënë. Ajo që ka mbetur kontrollohet nga një dorë e vetme, kreu i qeverisë. Gjykata Kushtetuse nuk ekziston, Gjykata e Lartë ka rënë, Prokuroria e Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda është kthyer në zgjatim i zyrës kryeministrore.
Ministrat janë personazhe anonim që as kanë dëshirë, por as janë në gjendje profesionale dhe morale për të drejtuar institucionet që i kanë ngarkuar me pavarësi dhe paanshmëri. Thjesht janë kthyer në personazhe groteske, që gajasin kur është në mërzi kryeministrin tonë.

Krahas pluralizmit, qeveria vrau edhe ëndrrën shqiptare për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Vendit rrezikohen t’i kthehet regjimi i vizave. Hapjen e negociatave e shohim larg e më larg, ku janë shtuar shtetet demokratike të dotës që prerazi nuk mund të pranojnë në familjen e tyre një vend që më datë 1 korrik zyrtarisht do futet në monopartitizëm. Rilindja vrau pluralizmin, jemi kthyer si në pragun e viteve 90’, asokohe Rama ishte një piktor shëtitës që vraua “babanë politik” për ta rikthyer sistemin totalitar 29 vite pasi u fituan me shumë mund dhe kosto të madhe shoqërore.

Lajme të lidhura

BOTA

“Nuk i besoj askujt”/ Presidenti Trump: Jam i zhgënjyer nga Vladimir Putin

08:15 : 15/07/2025
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

08:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 37°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:09 : 15/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Euro vijon rënien, me sa shiten dhe blihen monedhat e tjera

08:08 : 15/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025
Para

Mbrojtësi i Shqipërisë transferohet në Serie A

TË GJITHA

“Nuk i besoj askujt”/ Presidenti Trump: Jam i zhgënjyer nga Vladimir Putin

08:15 : 15/07/2025

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

08:11 : 15/07/2025

Temperatura deri në 37°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:09 : 15/07/2025

Këmbimi valutor/ Euro vijon rënien, me sa shiten dhe blihen monedhat e tjera

08:08 : 15/07/2025

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com