Përgjimet e gjermanes “Bild” kanë nxehur skenën politike në vend, me opozitën që kërkon largimin e qeverisë.
Lidhur me përgjimet ka reaguar edhe Amarbër Malltezi, kreu i departamentit të mjedisit në PD. Ai ndalet te deklaratat e përsëritura të kryeministri Edi Rama në mbrojtje të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, pasi u publikuan nga mediat përgjimet e para që tregonin lidhjen e tij me persona me precedentë të theksuara kriminale dhe bashkëpunimin me ta për të ndikuar në votime.
“Çfarë halli i madh e shtyn ketë hallexhiun të mashtrojë haptazi dhe në mënyre të përsëritur”, pyet Malltezi, përmes një shënimi në Facebook.