• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Abuzimi me kredinë e butë rrezikon karrierën e Enkeledi Hajros

11:01 : 05/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajro, pritet të përballet me vështirësi në seancën dëgjimore para Komisionit të Vetingut, për shkak të problemeve me pasurinë.

Një prej pikave kyçe, të cilat rrezikojnë seriozisht karrierën e kryegjyqtares së Tiranës është abuzimi me një kredi të butë, të marrë prej saj në vitin 2012.

Programi i kredive të buta, pjesa më e madhe e të cilave rimbursohet nga qeveria, është hartuar për t’u ardhur në ndihmë zyrtarëve të lartë shtetërore që janë të pastrehë.

Nga ky program përfitojnë zyrtarët që nuk kanë apartament në pronësi të tyre apo që nuk gëzojnë të drejtën reale mbi shtëpi.

Lexo edhe:

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

Kredia
Në vitin 2007, Enkeledi Hajro dhe bashkëshorti i saj, Arnoldi, marrin me kontratë porosie një apartament 85 m2 në Tiranë, me vlerë 82 mijë euro. Sipas deklaratës së pasurisë, dorëzuar nga Hajro në ILDKPKI në atë kohë, shënohet se 70 mijë janë marrë kredi në Alpha Bank, me këst 500 euro në muaj, për 20 vjet.

Në deklaratën e pasurisë nuk është shënuar asgjë për diferencën e mbetur prej 12 mijë eurosh. Pra, nuk ka deklaruar nëse e ka shlyer këtë shumë apo i ka mbetur detyrim ndaj shitësit të apartamentit.

Nga viti 2007 deri në vitin 2012, Enkelejdi Hajro, e cila ka mbajtur postet e Avokates së Shtetit dhe më pas Drejtores në Ministrinë e Drejtësisë, ka shlyer këste nga 6 mijë euro në vit për apartamentin në Tiranë.

Në vitin 2012, Hajro deklaron se ka shlyer të gjithë shumën e kredisë së mbetur në Alpha Bank, në vlerënm 60 mijë euro. Për shlyerjen e kësaj kredie, ajo deklaron se “detyrimi 60 mijë euro është blerë nga BKT”, që do të thotë se kredia ka kaluar nga Alpha Bank në BKT.

Por, pikërisht në këtë kalim konstatohet “abuzimi”, i cili mund t’i kushtojë karrierën kryegjyqtares së Tiranës.

Ajo deklaron se për pagesën e shumës 60 mijë euro në favor të Alpha Bank, ka marrë në bankën BKT dy kredi; një kredi në shumën 3 milionë lekë, me afat 20 vjeçar dhe një kredi të butë, në shumën 5 milionë lekë, me interes 4 përqind, për një afat 30-vjeçar.

Hajro deklaron se kredinë e butë e ka përfituar si zyrtare. Por, gjithnjë sipas të dhënave të vetëdeklaruara prej saj në formularët e pasurisë ndër vite, ajo nuk mund të përfitonte kredi të butë. Kjo, për faktin se ajo, në vitin 2012, nuk ishte e pastrehë. Përkundrazi, ajo prej 5 vitesh jetonte dhe paguante detyrimet për apartamentin e blerë në vitin 2007, me vlerë 82 mijë euro.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konstatuar disa raste të ngjashme, ku gjyqtarë e prokurorë kanë “abuzuar” me kredinë e butë dhe, nën shprehjen se “kanë cënuar besimin e publikut”, ata janë shkarkuar nga detyra.

Referuar këtij standarti të KPK, me shumë mundësi, edhe Enkeledi Hajro pritet të përballet me një vendim shkarkimi nga detyra.

Problematika të tjera
Çështja e kredisë së butë nuk është e vetmja “pikë e dobët” e kryegjyqtares së Tiranës përsa i përket kriterit të pasurisë.

Enkeledi Hajro ka deklaruar për herë të parë në vitin 2003. Në formularin fillestar ajo shënon se është pronare e një shtëpie 50 m2 në Shkodër, përfituar si ish-e persekutuar, si edhe një njësie tregtare me sipërfaqe 80 m2, e përfituar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Deri në vitin 2006 ajo deklaron vetëm të ardhurat nga paga e saj dhe e bashkëshortit, pa e specifikuar angazhimin profesional të tij.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2006, Enkeledi Hajro deklaron në rubrikën “bashkëshorti, biznes i vogël, xhiro vjetore 7 milion lekë të reja”. Nuk ka asnjë të dhënë, as më para dhe as më pas se çfarë ishte kjo shumë “7 milionë lekë”. Gjithashtu, nuk shënohet se sa është fitimi neto nga xhiroja me shumë “7 milionë lekë”.

Në vitin 2010, Enkeledi Hajro deklaron se ka shitur për shumën 350 mijë lekë një automjet Mercedez, të cilin nuk e kishte deklaruar asnjëherë.

Po në të njëjtin vit shënon se ka blerë dy automjete, një “Skoda” me vlerë 10 mijë euro dhe një Hyundai me vlerë 20 mijë euro. Pra, në vitin 2010, familja Hajro ka shpenzuar 30 mijë euro për makina. Për Hyundain, deklaron se e ka blerë me “leasing” dhe afati i shlyerjes është 5 vjet.

Në 3 deklarimet vijuese, nuk shënohet asnjë e dhënë për shlyerjet periodike të detyrimeve për blerjen e automjetit.

Pasi largohet nga administrata e lartë shtetërore, Enkeledi Hajro emërohet gjyqtare në Tiranë në vitin 2014.

Prej këtij momenti, deklaratat e pasurive të saj marrin një formë më korrekte në anën formale të plotësimit të të dhënave. Në periudhën 2014 e në vijim deklarohen shlyerja e kësteve të kredive për apartamentin, pagesat për “leasing’un”, si edhe të ardhurat e bashkëshortit, në profesionin noter.

Mesditën e kësaj të Mërkure, Enkeledi Hajro do të përballet me treshen e Komisionit të Vetingut, të përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

16:58 : 14/05/2025
BOTA

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

16:56 : 14/05/2025
BOTA

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025
SPORT

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet operacionit

16:36 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025
Para

Banori “i bën pritë” Veliajt në kafe: Duam përgjigje/ Ndërhyn Rama në mbrojtje

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

16:58 : 14/05/2025

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

16:56 : 14/05/2025

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet operacionit

16:36 : 14/05/2025

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025

Elbasani bën gati 5 largime të rëndësishme, në fund të majit dalin lojtarë të lirë

16:23 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com