• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Klientët i gjente Sara dhe më thoshte që bëhu gati…”/ Dënohet grupi i prostitucionit në Tiranë

14:42 : 04/06/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 31 vite burg 3 të pandehur, të cilët dyshohet se kanë shfrytëzuar një të mitur për prostitucion. Nga 15 vite burg dha Gjykata për Elton Drapin dhe Enea Sinanin, ndërsa dënoi me 1 vit burg Salia Kovaçin, kjo e fundit e akuzuar për moskallëzim krimi. Sipas Prokurorisë, këta persona kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen M.L., e datëlindjes 17.02.1998.

E dëmtuara e mitur ka deklaruar se në muajin dhjetor të vitit 2013 është njohur rastësisht në një lokal me të pandehurin Enea Sinani, që punonte kamerier. Sipas Prokurorisë, ky i fundit, pasi ka mësuar situatën e së dëmtuarës, e ka marrë dhe e ka dërguar te lokali i vëllait të vetë, shtetasit K.Sinani, që ndodhet te Komisariati Nr.4, Tiranë.

htetasja M.L. përfaqësonte një vajzë të mitur të shkëputur nga familja e saj dhe që nuk kishte asnjë person që mundej të interesohej për të.

“Vajza u ka treguar se nuk kishte vend ku të rrinte dhe as ku të jetonte. I pandehuri Enea Sinani ka marrë në telefon një shokun e tij të quajtur Koli, i cili ka mundësuar strehimin e Melidës. Koli ka shkuar dhe pasi është njohur me Melidën te lokali ku ishin me Enean, ka thirrur një shokun e vetë, Tonin dhe shoqen e tij Sara. Kanë rënë dakord që ta strehojnë vajzën te shtëpia e Sarës dhe kanë organizuar çdo gjë me qëllim që ta përdornin si prostitutë”, tha prokurori Eugen Beçi gjatë pretencës.

Prokuroria pretendon se gjatë kësaj kohe Melida është shfrytëzuar për prostitucion nga i pandehuri Elton Drapi dhe të gjitha paratë e fituara i merrte ai. Shtetasja Melida ka arritur të evidentojë shfrytëzuesin e saj, shtetasin me emrin Toni, që sipas saj e ka parë në rrugë një ditë duke dalë me makinën e qendrës dhe i është kujtuar se ai e kishte emrin Elton Drapi.

Lexo edhe:

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

E mitura është pyetur edhe para Gjykatës, ku ka shpjeguar para trupit gjykues me hollësi të gjitha rrethanat e faktit penal.

“Nga shpjegimet e saj, akuza në ngarkim të të pandehurve u provua plotësisht”, tha prokurori. Ndër të tjera, për qëllimin e këtij trafikimi, viktima ka shpjeguar se:

Gjykata: Bisedoi ndonjë gjë Koli me Salien dhe Eltonin, me aq sa dëgjove ti?

M.L.:Po.

Gjykata: Çfarë biseduan?

M.L.: Biseduan për punën që thanë, që do punoja me lekë dhe që në këtë mënyrë të paguaja dhe periudhën që rrija aty, domethënë shpenzimet….

Gjykata: Të thanë që do punoje me lekë, çfarë do punoje?

M.L.: Prostitutë.

Gjykata: Pas këtyre bisedave që bëtë, Koli ndenji apo u largua?

M.L.: U largua.

Gjykata: Çfarë ndodhi më pas?

M.L.: Atë natë ndenja në shtëpi dhe duke filluar që nga e nesërmja, dilja që të punoja bashkë me Sarën. Klientët i gjente Sara dhe Toni.

Gjykata: Atë natë ndenje në shtëpi dhe të nesërmen në çfarë ore dole?

M.L.: Nuk e mbaj mend. Në mbrëmje, ishte orar pa orar.

Gjykata: Të tha Sara që bëhu gati se duhet të dalim?

M.L.: Po. Në mbrëmje sepse klientët i gjente Sara dhe më thoshte që bëhu gati sepse do dalim për punë. Dhe nuk kundërshtoja se kisha frikë.

Gjykata: Pra, u bëtë gati dhe dolët, a mund të më thuash se ku vajtët, në çfarë vendi dhe çfarë ndodhi më pas?

M.L.: Ne për të shkuar te personi që do rrinim, na shoqëronin taksi dhe ndonjëherë taksistin e bënte dhe Toni për shkak se personi duhet të paguante taksinë, ose vinin personat dhe na merrnin vetë.

/Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025
BOTA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025
BOTA

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025
AKTUALITET

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025
Para

Instagrami dhe Realiteti/ Këto foto do t’ju bëjnë të qeshni me lot

TË GJITHA

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com