Nga Hekuran Vledi Lura
Sander Lleshi, ose Vrana Konti i “Skenderbeut te Spiropalit”
E kam mbeshtetur qe ne krye te heres emerimin e Z. Sander Lleshaj si Minister i Brendshem.
I kam injoruar dhe vazhdoj t’i injoroj epitetet ndaj tij si “Llesh kimiku” e gjera te tilla, te vlefshme vetem per degjuesit analfabete e per shkruesit gjysem analfabete te ketij vendi.
Gjeneral Sander Lleshi eshte nje nga intelektualet elite te vendit. (Do me duhet te sqaroj se mbiemri i tij real eshte Lleshi, pavaresisht se nuk e di per cfare arsye i gjithe fisi sot e kesaj dite thirren “Lleshi” e ne gjendjen civile e kane “Lleshaj”)
Gjeneral Lleshi eshte nder te rrallet oficere te ushtrise shqiptare, qe e ka fituar graden “Gjeneral” me merite. Nje njohes i shkelqyer i artit ushtarak, historise e gjeografise se vendit te vet, erudit ne formim, perndryshe i denje per Kryeminister, jo me per minister.
Dy kane qene arsyet, te cilat kane ndikuar ne entuziazmin tim per emerimin e Lleshit minister.
Se pari,
Ministria e Brendshme, per shkak te emrit te keq ne diktature, eshte njesuar me policine dhe sherbimin sekret.
Ligjet shqiptare post diktature e me shume ligji per policine e shtetit (2008, i ndryshuar ne vazhdim) e kane distancuar dukshem Ministrine e Brendshme nga policia e shtetit.
Si pasoje, me ligj, Ministria pergjigjet per hartimin e politikave ne fushen e rendit e sigurise publike dhe Drejtoria e Policise pergjigjet per zbatimin e tyre (e thene kjo ne terma te pergjithshme).
Pra, vija e kuqe, qe vendos ligji, eshte mos-nderhyrja e politikes ne punen e Policise se Shtetit.
Pervoja e Rames me Ministrat e Brendshem ishte katastrofale. Nje minister, qe behet njesh me krimin e organizuar e nje tjeter, qe ka vellain te deleguar te tij.
Por, ja ku Rama emeron Gjeneral Lleshin. Dhe shpresa ime kryesore per kete emerim ishte qe Sandri do te institucionalizonte aktivitetin e Ministrise se Brendshme, duke bere ate qe i kerkon ligji, sakte e prere, ashtu si nje Gjeneral ben.
Se dyti,
Arsye lokaliste, sic jam une nje lokalist i pandreqshem. (Vlonjateve e Lurjaneve iu falet pak lokalizem, pasi kane Kryetarin dhe Nenkryetarin e Qeverise se pare shqiptare)
Sander Lleshi ka lindur ne fshatin Merkurth te zones se Selites ne Mirdite. Shtepia ku ka lidur Sandri eshte vetem 10 min larg nga Lura (ne kembe) e Sandri si keshilltar i KM u be shkak para nje viti, qe Rama te vinte ne Lure e te premtonte rrugen.
E shpresa ime ishte, qe Sandri minister ishte si te thoje qe “rruga u be”.
Megjithate, le ta leme rrugen e Lures e te kthehemi ne punen e Ministrit te Brendshem, ate qe kerkon ligji.
Cfare pune ka bere Ministri Lleshi ne institucionalizimin e aktivitetit te Ministrise qe drejton?
Si ka ndryshuar imazhi i Ministrise se Brendshme krahasimisht me kohen kur kjo ministri drejtohej nga “padrino” te krimit te organizuar, ani se ministri aktual nuk ka asnje lidhje me krimin?
Pergjigja eshte shume e hidhur: Asgje!
Perkundrazi,
Ministria e Brendshme ka thelluar perceptimin ne publik, qe eshte ajo qe i komandon policet, eshte ajo qe i ben planet operacionale, eshte ajo qe i paguan policet, eshte ajo qe i dekoron policet, eshte ajo qe i merr, apo i heq nga puna policet.
Po Ministri i Brendshem cfare ka bere?
Emerimi i Gjeneral Lleshit perkoi me fillimin e protestave te studenteve e ne vazhdim te opozites.
Gjeneral Lleshi, si studiues i Skenderbeut, qe per hir te se vertetes eshte nje veper e shkelqyer e tij, beri strategjine e qeverise kunder protestave. Vete, si organizator i mbrojtjes se godinave qeveritare, ne krye te 2 mije policeve, ndersa shefi i tij duke u strehuar ne zonat perrreth.
A nuk ngjan tamam si strategjia mbrojtese e Vrana Kontit dhe Skenderbeut? Ndaj nuk thone kot qe historia perseritet ne variantin komik te vet…
Armatimi kryesor, qe eshte perdore kunder protestuesve – “pushtues” eshte gazi lotsjelles. Eshte lenda moderne, qe zevendeson ziftin dhe rreshiren e pishes, qe Vrana Konti perdorte kunder turqve ne bedenat e Kalase se Krujes.
Sakte Gjeneral, bravo!
Vecse ka nje gabim te madh ketu.
Ai nuk eshte Skenderbeu. Ashtu thote nje zonje me pamje te hijshme e me mendje e sjellje te pahijshme, nje analfabete funksionale e shembullit te kooperativisteve, qe ia kalon Gjela Bibes kushedi sa here.
Ai nuk eshte Skenderbeu. Ai eshte kryeministri me i paafte, qe qeveria shqiptare ka patur ndonjehere, i marre peng nga krimi i organizuar e qe sillet neper Shqiperi si ato estradat amatore ne kohen e komunizmit. Thjesht nje karagjoz (me se fundmi e pranoi edhe vete), qe mbahet ne kolltuk me justifikimin se gomari-rival i tij Basha i ka veshet me te gjate.
Ndaj, per keto e per shume te tjera, qe Gjeneral Lleshi i di patjeter me mire se une, ky i fundit nuk duhet te ishte bere e te vazhdoje te jete aktor i nje estrade amatore, pasi qeverisja e vendit nuk eshte gallate e as qeveria nuk eshte kend lojrash.
Te studiosh Skenderbeun e ta perserisesh ate ne versionin “gallate”, nuk eshte vetem paaftesi…
P.S. Ne fund dy fjale per Gjeneralin. Haxhi Lleshi, te paret e te cilit iken nga fisi juaj e u zhvendosen ne Diber, nuk u be kaq shume vegel ne duart e Hoxhes… dhe ai e kishte shume me te veshtire. Ndaj, largoju Rames pa u bere gaz, pasi gjithsesi nuk do ta durosh dot deri ne fund dhe do te te pushoje si prof. Shkelqim Canin.