• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Sa m’u dhimbsën… këta të rinj tek palestra e Carapulit

22:45 : 01/06/2019
në BOLD BLOG

Nga Dritan Kaba

Sa m’u dhimbsën ata të rinj që duartrokisnin, kur Edi i thoshte do vazhdoj t’ju vjedh të ardhmen me PPP.

Sa m’u dhimbsën më duken si gjyshërit e tyre që brohorisnin për shembjen e kishave dhe xhamiave.

Sa m’u dhimbsën, njësoj si ata të rinj që shkonin të organizuar me klasa të ndiqnin gjyqet në kinematë e Tiranës, e cila sot nuk ekzistojnë “falë” Edit. Në ato salla ku bërtisnin: “Në litar! Në litar!”, “Në burg, në burg armiqtë e klasës!”.

Sa m’u dhimbsën këta të rinj sot, që më duken si gjyshërit e tyre, kur shkonin t’i rrëmbenin pronën, t’i burgosnin, t’i nxirrnin nga shtëpitë e tyre, “armiqtë” e popullit.

Lexo edhe:

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

Sa m’u dhimbsën këta të rinj, që më ngjanin me ata të rinjtë në Kukës, që i nxorrën të ndiqnin varjen e poetit Havzi Nelaj, të firmosur nga i ati i Edit të tyre.

Sa m’u dhimbsën, se më duken si ata të rinj, që brohorisnin, kur shokëve të tyre iu griseshin pantallonat se i kishin cowboy.

Sa mu dhimbsën, njësoj si ata, kur në kor thërrisnin “Qethe, qethe!”, kur dikush kishte flokë pak të gjata dhe baseta më poshtë se kocka e nofullës. I rruanin dhe qethnin në publik, tek mbledhja e Frontit ose oborri i shkollës.

Sa m’u dhimbsën, kur duartrokisnin njësoj, si prindërit e tyre në mitingun e 2 korrikut 1990 në sheshin “Skënderbej”. Fjalët e etërve të atyre që janë sot në pushtet, kur nga tribuna lëshoheshin thirrjet: “Ja ikën ata që janë jashtëqitjet e Kombit!”.

Sa m’u dhimbsën këta të rinj sot, njësoj si ata të rinj që duartrokisnin, kur armiqtë e pushtetit të etërve të Edit, tërhiqeshin zvarrë në rrugët e qyteteve të lidhur me tela me gjemba. Për të vetmin faj se donin të iknin dhe të shpëtonin nga ajo skëterrë.
Sa m’u dhimbsën sot, këta të rinj, se më ngjanin me ata të rinj, që ulërinin dhe tundnin armët tek shkolla ushtarake dhe kërcënonin rininë e Tiranës për të rikthyer në shesh bustin e Enverit. Fiks si ata që ngjiteshin duke thirrur: T’i vrasim, t’i vrasim studentët e grevës së urisë.

Sa m’u dhimbsën vërtetë, kur duartrokisnin njeriun që largoi mbi 200 mijë bashkëmoshatarë rrugëve të botës.

Sa m’u dhimbsën sot, kur duartrokisnin njeriun që kanabizoi vendin dhe iu mbushi oborret e shkollave me shitësa droge dhe iu shkatërroi jetën qindra shokëve të tyre.

Sa m’u dhimbsën kur duartrokisnin, njeriun që po i rrezikon seriozisht lëvizjen e lirë në BE.

Sa m’u dhimbsën këta të rinj, që thërrisnin “Edi, Edi!”, pikërisht atë që i ka lënë mbi 50% të bashkëmoshatarëve të tyre pa punë, pa perspektivë për të ardhmen, pa shpresë.

Sa m’u dhimbsen sot këta të rinj te futur tek palestra e Carapulit, e vetmja “vepër” e Rilindjes ne gjashtë vite qeverisje, që i kushtoi taksave te shqiptarëve rreth gjashtë milionë euro.

Eh,sa m’u dhimbsën … vërtet!

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025
BOTA

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025
BOTA

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025
AKTUALITET

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025
HOROSKOPI

Shtatori muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut!

20:50 : 27/08/2025
AKTUALITET

Turizmi në Shqipëri: Plazhe të bukura, çmime të larta dhe sezoni që zhgënjen pritshmëritë

20:32 : 27/08/2025
Para

Zëri i Amerikës/ Rilindasit në pushtet, të vetmit që nisën fushatën zgjedhore ...

TË GJITHA

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025

Shtatori muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut!

20:50 : 27/08/2025

Turizmi në Shqipëri: Plazhe të bukura, çmime të larta dhe sezoni që zhgënjen pritshmëritë

20:32 : 27/08/2025

Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, dëme të mëdha

20:15 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com