Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka renditur në faqen e tij facebook, disa zgjidhje, që shqiptarët të shpëtojnë nga PPP-të e Edi Ramës, në mënyrë që të mos mbytemi në borxhe si në rastin Beccheti,
Ja zgjidhjet që ofron Altin Goxhaj:
SI SHPËTON SHQIPËRIA NGA 1.5 MILIARDË $ BORXHE TË PPP QË PO NA VË NË KURRIZ RILINDJA! (që të mos përfundojmë si rasti Becchetti)
Reagim nga Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë
Në rast se Rilindja do binte sot, ata që do ta marrin pushtetin u duhet të paguajnë të paktën edhe 1.5 miliardë $ detyrime konçensionare hajdutëve të Rilindjes pra Bandës së Edit & Co! Kontrata të mbrojtura nga Gjykata e Arbitrazhit si ajo e Bechettit! Shto edhe fuqinë prej 2.5 miliardë të tjera që Oligarkia Sorosiane në pushtet i vijnë nga pozitat e favorizuara në treg (një pjesë lejet e ndërtimit dhe tenderat e vjetër apo ato në proçes zbatimi) që i ka krijuar Rilindja nga 2013 e këtej!
PYETJA ËSHTË SI ZGJIDHET KY PROBLEM? Që të mos përfundojmë si me rastin Bechetti?
Nuk ka asnjë zgjidhje në rast se nuk goditet legjitimeti i kontratave dhe kjo mund të ndodhte vetëm në një rast! Duke goditur legjitimetin e Qeverisë sps bizneset e përdorura nga Rilindja janë regjistruar në QKB dhe janë me vendime të formës së prerë si legjitime!
Por Qeveria e Rilindjes së 2017 edhe sikur të realizohen objektivat e Opozitës mbetet legjitime përderisa ka fituar Zgjedhjet e 2019 pavarësisht se ti mund të dënosh Dakon me shokë!
I vetmi moment kur një Qeveri nuk konsiderohet legjitime është rasti kur ajo vjen me GRUSHT SHTETI!
Por Rilindja në 2017 erdhi në pushtet nëpërmjet Zgjedhjeve të organizuara nga një Qeveri PS-PD dhe u çertifikuan nga një KQZ konsensuale që drejtohej nga PD dhe vetë Kryetari i PD doli para Kryeministrit në mbrëmjen e Zgjedhjeve në konferencë shtypi për t’i shpallur Zgjedhjet të Ligjshme!!!
Veç duke hetuar dhe shpallur Zgjedhjet e 2017 si Grusht Shteti delegjitimohet Qeveria e Rilindjes dhe kontratat miliardere të detyrimeve të Shtetit dhe shqiptarëve ndaj Oligarkisë Sorosiane. Veç duke rrëzuar legjitimitetin e firmave të autoriteteve shtetërore rrëzohen kontratat miliardere dhe si subjektet fituese dhe kontratat e tyre si pjesë të qëllimeve të Grushtit të Shtetit! Kujtojmë se askush nuk ka gjykuar, as gjykata ndërkombëtare dhe as arbitrazhe në asnjë formë se pse Erdogan konfiskoi pasuritë e Gulen pas grushtit të shtetit vite më parë! Sps janë rregulla ndërkombëtare që Grushtet e Shtetit deligjitimojnë çdo përfitim dhe rrjedhoja të përfitimeve përkatëse. Është parim i të drejtës ndërkombëtare!
Pyetja është a ka shans PD të vërtetojë që Qeveria e PS në 2017 erdhi me grusht shteti? Asnjë shans! Kjo është edhe arsyeja se pse ndërkombëtarët nuk përkrahin Opozitën në dorëzimin e mandateve pasi i vetmi rast i pranueshmërisë do të ishte delegjitimimi i Zgjedhjeve të 2017 dhe për t’a bërë të pamundur këtë në emër të PD ka punu vetë PD! Teza e dënimit të Dakos me shokë nuk arrin asnjë obkektiv as 0.01 % për të deligjitimuar Zgjedhjet dhe Qeverinë e 2017!
Po si zgjidhet ky ngërç përderisa PD nuk disponon asbolutisht asnjë shans?
TEZA QË SHPËTON SHQIPËRINË: ZGJEDHJET E 2017 TË SHPALLEN GRUSHT SHTETI!
Këtë e zgjidh veç Teza e Levizja AntiSoros se në Vitin 2017 nuk pati Zgjedhje por Grusht Shteti të Rilindjes Sorosiane në Pushtet të organizuar nga Rilindja e cila kishte në radhët e Opozitës një bandë diversantësh: Kolonën e Pestë të Soros me në krye Lulzim Bashën i cili kishte për detyrë të shkatërronte Opozitën (qindra prova për këtë qëllim) dhe sdms të sabotonte vetë aftësinë e PD për të fituar Zgjedhjet në 2017 duke ja dhënë në tavolinë Zgjedhjet Rilindjes! Pra Grusht Shteti me autor Edi Ramën dhe bashkëpunëtor diversantin e Soros Lulzim Basha!
GRUSHTI SOROSIAN I SHTETIT
Dhe ky Operacion Soros ishte pjesë thelbësore e Zbatimit të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë! Produkte të kësaj Axhende janë edhe axhenda antiamerikane e klasës politike shqiptare, roli thelbësor i politikës shqiptare në copëtimin dhe shitjen e trojeve të Kosovës Serbisë, kanabizimi dhe ndërtimi i një rrjeti gjigand botëror i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit shqiptar, cocainës kolumbiane dhe heroinës së Afganistanit inkurajimi i emigracionit të paligjshëm shqiptar drejt Europës dhe mbushja e rrugëve të Europës me shqiptarë të detyruar për tu përfshirë në grupet kriminale të shpërndarjes së drogës dhe trafikimit të qënieve njerëzore! Kjo fjali ju e kuptoni shumë mirë që lidhet me debate ndërkombëtare që forca politike në SHBA dhe Evropë e kanë çështje prioritare për interesat e tyre!
Ja me 2 fjalë kjo është rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga Soros, Rilindja, borxhet miliardere ndaj Oligarisë Sorosiane aktualisht në pushtet dhe mbi të gjitha nga Axhenda Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopulimin e Shqipërisë! Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër dhe nëse ka jemi gjithë sy e veshë për t’a dëgjuar!
NJË NDËR ARSYET KRYESORE TË KRIJIMIT TË KOALICIONIT QYTETAR “PËR SHQIPËRINË”
Kjo është një ndër arsyet kryesore të krijimit të Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë një formacion i ri politik proamerikan dhe euroskeptik, antiestablishment, konservator, patriotik, sovranist, pjesë e ideologjisë së populizmit të ri që përfaqësohet nga Trump, Farage, Salvini, Orban, etj! I vetmi formacion që mund të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga Establishmenti Sorosian që sundon politikën, ekonominë, median, shoqërinë dhe ka aleatët e duhur për të arritur objektivat e veta!
JA RRUGA SI E ZGJIDH PROBLEMIN KOALICIONI PËR SHQIPËRINË
Ndaj dhe objektivat kryesorë do të jenë:
Anullimi Total i Reformës Soros në Drejtësi dhe ribërja nga themel i të gjitha princive të Drejtësisë ( do të punohet me 3 turne 24 orë në ditë për t’a përfunduar në kohë rekord gjithshka dhe duke e vulosur me Referendum) duke krijuar një drejtësi të pavarur dhe të aftë që të mbrojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve por edhe interesat kombëtare ku një ndër ndërhyrjet kryesore dë të jetë rivënia e Nenit Kushtetues dhe në Kodin Penal të “Tradhëtisë ndaj Atdheut” që e kanë fshirë me një të rënë të lapsit pikëtrisht për të shpëtuar Oligarkinë Sorosiane në Pushtet dhe diversantët e Soros Edi Rama, Erion Veliaj dhe Lulzim Basha bashkë me gjithë bandën e Soros që po vrasin Shqipërinë nëpërmjet zbatimit të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!
Dhe sapo të anulohet Reforma Soros në Drejtësi në të njëjtin moment që do të fillojë ringritja e Drejtësisë do të ngrihet edhe një Komision Hetimor Parlamentar për të Hetuar Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë ku Grushti Sorosian i Shetit në Zgjedhjet e 2017 do të jetë një ndër objektivat kryesorë!
JA PRA QË ZGJIDHJE KA! DHE NUK MUNGOJNË PROFESIONISTËT:
ATA JEMI NE TË GJITHË NE BASHKË ME JU, SHQIPTARËT PATRIOTË!
P.s. Kjo ka qenë qëndrimi i Levizja AntiSoros në 2017 përgjatë gjithë fushatës Zgjedhore, Zgjedhjeve dhe më pas dhe me këtë objektiv u organizuan në AntiSoros TV nga Avokati Altin Goxhaj dhe Gazetari Armir Shkurti mbi 50 emisione TV online. Pikërisht për të përcaktuar këtë Rrugë Shpëtimi Për Shqipërinë dhe shqiptarët!