• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse mburremi me Albën dhe jo me Gjinushin…

17:35 : 28/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Alba Kokalari, një e re me origjinë shqiptare, e larguar 27 vjet më parë drejt Suedisë, në atë kohë 6 vjeç, sot është zgjedhur europarlamentare, duke qenë në listën e një partie suedeze ku kontribuonte apo militonte prej rreth 15 vitesh.

Vajza e ish-ambasadorit të parë të Shqipërisë pluraliste në Stokolm, Bardhyl Minxhozit, pati fatin që qëndroi në Suedi bashkë me familjen e saj, ku u shkollua, integrua, dhe së fundmi do të jetë një europarlamentare.

Paralelisht, ndoshta me një diferencë orësh, që në Europë zhvilloheshin zgjedhjet për Parlamentin Europian, në Shqipëri zhvilloheshin votimet për Akademinë e Shkencave.
Në rastin konkret Alba në Suedi synonte një vend në PE, ndërsa në Shqipëri Skënder Gjinushi votohej për kreun e ASH-së.

E para, u zgjodh në një vend deri diku të huaj për të, i dyti u rikthye në krye të një institucioni mes duartrokitjesh.

Lexo edhe:

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

Ne sot nuk e dimë ku mund të jetë Alba pas 4 apo 8 vjetësh, por dimë që ministrin e fundit të Arsimit të qeverisë së Ramiz Alisë e kemi në krye të Akademisë së Shkencave.
Si kryetari më jetëgjatë i një partie, plot 28 vjet në krye të PSD-së, në fillimet e viteve ´90 në koalicion me PD dhe qeverisjen e saj, pastaj i rikthyer në gjirin e së majtës, PS, ish-PPSH, ku dikur ishte ministër, me sistemin suedez që u përzgjodh Alba, as do mund të mendohej që të përzgjidhej si kandidat dhe jo më të zgjidhej si drejtues.

Kur Alba iku nga Shqipëria për shkak se babai i saj u emërua Ambasador, Gjinushi ishte kryetar i PSD-së, ishte deputet, ishte në bashkëqeverisje me PD-në. Sot Alba është pjesë e politikës elitare të Europës, ndërsa Ai është në krye të elitës së shkencës shqiptare, edhe pse pyetja që është ngritur është se çfarë i ka ofruar shkencës?

Alba, është një e re me origjinë shqiptare, e lindur në Shqipëri dhe e edukuar në Suedi, ndoshta jo më e zgjuar se dhjetra bashkëmoshatarë të saj, që kanë lindur dhe janë shkolluar këtu, por që nuk e kanë mundësinë që pati Alba.

Bashkëmoshatarët e saj në Shqipëri, pavarësisht se ku militojnë apo kontribuojnë, pavarësisht se mund të jenë familjarisht anëtarë të së njëjtës parti, maksimumi që mund të ëndërrojnë është një pozicion në administratë, kur partia e tyre qeveris, ose maksimumi të përfshihen në një listë këshilltarësh apo deputetësh, thjesht si kandidatë, me një mundësi pothuajse zero zgjedhjeje.

Dhe këtu problemi qëndron pikërisht te sistemi, si është ndërtuar, si funksionon dhe si po përpëlitet prej vitesh duke mbijetuar.

Një sistem që e ka shumë të vështirë të prodhojë vlera, por e ka shumë të thjeshtë që të mbushet me mbeturina, qofshin të së shkuarës ashtu edhe të klonuara në tranzicionin e gjatë shqiptar.

Më kollaj ky sistem mund të përzgjedhë dhe zgjedhë një të “fortë”, një të dënuar, një të përfshirë në veprimtari të paligjshme, një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit, një bashkëpunëtor të regjimit komunist, një shërbëtor të diktaturës, një palaço pa shtyllë kurrizore, sesa të ofrojë një model normal, të ngjashëm ose më të mirë se ai i europarlamentares suedeze, të lindur në Shqipëri.

Alba në Shqipëri nuk do të kishte fatin për t´u zgjedhur në bazë të kontributeve apo militantizmit, as aftësive profesionale apo edukimit. E shumta duke shfrytëzuar lidhje të shkurtra ose personale apo familjare do të ishte në radarin e një drejtuesi politik që do e kishte në konsideratë, ose do të përdorej për përmirësimin e imazhit, sikundër ndodh rëndom.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025
RAJONI

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025
BOTA

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025
AKTUALITET

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari nipi i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025
AKTUALITET

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025
AKTUALITET

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025
Para

FOTO/ Zbulohen detajet, Kujtim Gjuzi takoi gangsterin e njohur në burgun e Fushë-Krujës. Emri...

TË GJITHA

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari nipi i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025

Të shtëna me armë në Selenicë, plagoset një person

20:40 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com