Raportuesi për Shqipërinë në KE, Knut Fleckestein nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit Europian.
Politikani gjerman garonte në Hamburg, por zgjedhjet e sotme e nxorën atë humbës.
Lajmi ka bërë shumë zhurmë edhe në vendin tonë, ndërsa nuk kanë munguar as ironitë. Një mes tyre është edhe ai i gazetarit Ylli Dylgjeri.
Përmes një postimi në Facebook, ai “ngacmon” Fleckenstein, teksa shkruan: “Knut: Nuk jam më eurodeputet. Jam vetëm euro!”.