• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Titulli i Partizanit/ Zbardhen mesazhet e Albert Xhanit me Gaz Demin, ish-presidenti: Kampionët jemi ne

16:01 : 25/05/2019
në SPORT

Ku është Albert Xhani sot? Si ndihet ai për titullin kampion të Partizanit? A ka marrë ftesë për festën finale?

Këto janë disa pyetje, të cilat bëjnë kuriozë një pjesë të mirë të tifozërisë së kuqe sapo u përmendet ish-presidenti i klubit. Disa syresh i mbajnë ende mëri që skuadra zbriti në kategoritë inferiore dhe vuri në dyshim ekzistencën, ndërsa një pjesë e madhe ia njohin meritat dhe sakrificat financiare Xhanit.

Mund të mos ishte menaxheri më i mirë në qarkullim dhe ndoshta mund të kishte bërë shumë më tepër se aq. Mund të kishte fituar më shumë trofe, mund të kishte shmangur rënien e madhe. Mund të mos e kishte dorëzuar klubin në duar të dyshimta kur nisi kriza financiare… Mund… mund… mund… Tani ka shumë “mund”, por asokohe Xhani veproi sipas mundësive dhe rrethanave që u krijuan. Realiteti i atyre viteve nuk ia kurseu faturën. E lumturoi kur Partizani mbushte stadiumin, fitonte ndeshje të mëdha dhe ishte konkurrues.

E lëndoi deri në palcë kur Partizani niste të rrëshqiste gjithnjë e më poshtë. Por fakt është që sot Partizani është kampion. Nën drejtimin e Gaz Demit dhe Olsi Ramës, natyrisht. Xhani, dikur një nga presidentët më mediatikë të futbollit, tani ka ndryshuar tërësisht kurs. Nuk dëshiron të flasë për titullin, ndonëse qartazi duket i lumtur kur sheh “demat” kampionë. “Panorama Sport”, gjithsesi, arriti të realizojë një intervistë të shkurtër, por domethënëse. Mjafton të shohësh nëpër rreshta se si Xhani vazhdon të thotë “ne mbetemi Partizani”. “Ne”, pra… qartazi, duke e konsideruar veten pjesë e klubit të kuq.

Xhani, çfarë menduat kur Partizani fitoi titullin?

Lexo edhe:

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

E rëndësishme është që dolëm kampionë. Të tjerat nuk kanë rëndësi.

E kujt ishte merita?

Një bravo të madhe për të gjithë. Të gjithë kanë meritë. Nuk kam dëshirë të bëj diferencime.

A ju kanë ftuar të merrni pjesë në festën e titullit?

E rëndësishme është që ne dolëm kampionë. Pak rëndësi ka nëse na ftojnë ose jo.

A keni një mesazh për tifozët e Partizanit?

Para Partizani, kënga le të ushtojë…!

A keni pasur ndonjë kontakt me Gaz Demin së fundmi?

Po, sapo arbitri vërshëlleu përfundimin e ndeshjes së derbit me Tiranën.

Çfarë i thatë?

E urova. Mund t’ju tregoj edhe mesazhin…

Çfarë mesazhi ishte?

“Urime nga zemra Partizanit kampion. President kampion!”.

Po ai si ju përgjigj?

Më falënderoi. Kaq.

Me çfarë po merreni tani?

Me disa punë të miat. Po përpiqem të arrij disa objektiva që i kam vënë vetes.

Shumë i tërhequr jeni dhe shumë i rezervuar njëkohësisht. Nuk ju tërheq më sporti apo ka diçka tjetër?

Ju thashë që po merrem me disa punë të miat. Sa i përket futbollit, ai gjithnjë mbetet një dashuri e imja. Por, të shohim ç’do të ndodhë në të ardhmen.

A mund të riktheheni në sport?

Nuk flas dot tani. Kam plane të tjera. Nuk i dihet. Vetëm Zoti e di…

A do t’ju ngelej hatri nëse nuk merrni një ftesë për titullin?

Asnjë problem. Tani është koha që të festojmë të gjithë për këtë arritje të madhe. Bravo atyre djemve që ia dolën!

/Panorama Sport/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025
SPORT

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025
BOTA

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025
SPORT

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025
Para

Sherr me thika tek liqeni, plagoset një i ri

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com