• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Falsifikime, mospagim taksash/ Antoneta Sevdari: Të shkarkohen Daci e Hajdari të KPA

15:10 : 25/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokurorja Antoneta Sevdari, e shkarkuar pak kohë më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka nisur luftën e saj për të vërtetuar se disa anëtarë të shkallës së dytë të Vetingut nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë në pozicionet e tyre.

Në një kërkesë dërguar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Sevdari kërkon nisjen e procedimit disiplinor dhe ndërprerjen e mandatit për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe Ardjan Hajdari.

Në bazë të kërkimeve të realizuara nga prokurorja Sevdari, rezultojnë të dhëna dokumentare se, të paktën këta dy anëtarë, janë zgjedhur dhe mbajnë funksionet e tyre në kundërshtim flagrant me ligjin.

Në kërkesën e saj, Antoneta Sevdari e thekson se “zgjodha të mos hesht, jo për interesat e mia, por që të kërkoj nga institucionet përgjegjëse garante të procesit të Vetingut, që të marrin të gjitha masat e domosdoshme për të garantuar proces të rregullt ligjor në vijim”.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Për Sevdarin, “mosveprimi institucional për raste kaq të rënda (referuar Luan Dacit dhe Ardjan Hajdarit) delegjitimon procesin dhe shkatërron besimin e publikut në një proces shumë të rëndësishëm për shqiptarët”.

Në dy kërkesa të veçanta, me nga 9 faqe secila, prokurorja Antoneta Sevdari ka renditur gjetjet e saj, në bazë të të cilave argumenton kërkesat për nisjen e procedimit disiplinor dhe shkarkimin nga detyra për Luan Dacin dhe Ardjan Hajdarin.

Faktet për Luan Dacin
Prokurorja Sevdari evidenton disa situata ligjore, në bazë të të cilave Luan Daci nuk duhet të ishte zgjedhur dhe nuk duhet të vijojë funksionet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

1. Ligji për Vetingun (nr.84/2016) parashikon që anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në momentin e zgjedhjes, nuk duhet të kenë masë disiplinore “largim nga detyra” në fuqi.

Nga të dhënat e siguruara prej vetë prokurores Sevdari, rezulton se Luan Daci është shkarkuar nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997. Kjo masë disiplinore është në fuqi, pasi nuk rezulton që ajo të jetë shfuqizuar nga ndonjë vendim i mundshëm gjykate.

Për më tepër, duke realizuar kryqëzimin e të dhënave, Sevdari konstaton se Luan Daci jo vetëm që nuk e ka deklaruar faktin e shkarkimit nga detyra, por, për më tepër, ka prezantuar të dhëna të rreme para Komisionit të Posaçëm Parlamentar që shqyrtonte kandidaturat për anëtarë të KPA.

Në proces-verbalin e Komisionit rezulton se, pyetjes së deputetëve se cila është mënyra e largimit të tij nga funksioni i gjyqtarit, në vitin 1997, ai është përgjigjur “me dorëheqje”. Në fakt, e vërteta qëndron ndryshe. Ai është larguar me vendim shkarkimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

2. Luan Daci nuk plotëson kriterin për vjetërsinë 15 vjet si avokat. Prokurorja Sevdari ka konstatuar se “nga CV-ja e tij dhe nga procesverbali i pyetjes së tij në Kuvend, rezulton se z. Luan Daci se ka ushtruar funksionin e avokatit për 17 vite, sipas lejes së ushtrimit të profesionit me nr.888 datë 27.03.2000, lëshuar nga Këshilli Drejtues i dhomës Kombëtare të Avokatisë. Leja është lëshuar nën emrin e Kryetarit të Këshillit Drejtues, z. Kleanthi Koçi”.

Duke ngritur pikëpyetje për vërtetësinë e dokumentit “leje për ushtrim profesioni avokatie”, sidomos për faktin që në të gjendet emri i Kleanthi Koçit, i cili në atë kohë nuk jetonte, Sevdari vijon: “Pavarësisht faktit nëse është e rregullt apo jo kjo leje, zotërimi i saj nuk vërteton ushtrimin faktik të profesionit. Koha e fillimit dhe kohëzgjatja e profesionit të avokatit duhet të rezultojë nga të dhënat e pasqyruara në organet tatimore dhe Institutin e sigurimeve shoqërore”.

Në bazë të kërkimeve të Sevdarit, rezulton se “në dosjen e paraqitur pranë Avokatit të Popullit nuk ka të dhëna se kur është regjistruar z. Luan Daci në organet tatimore, por nga të dhënat publike të QKR rezulton se ai është regjistruar për herë të parë në organet tatimore, për të ushtruar profesionin e avokatit në datë 18.10.2007”.

Sipas Sevdarit, përpara kësaj date, z. Luan Daci nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore, nuk ka paguar sigurimet shoqërore për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe si rrjedhojë ai nuk vërteton ligjërisht që ka ushtruar funksionin e avokatit për 15 vjet pune si avokat.

Po ashtu, prokurorja konstaton se anëtari Daci nuk përmbush kushtin ligjor për njohjen e gjuhës së huaj me vërtetimin përkatës, si edhe kërkon nga ONM-ja që të verifikojë disa të dhëna publike mbi gjyqtarin e KPA-së.

Faktet për Ardjan Hajdarin
Edhe për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardjan Hajdari, prokurorja Antoneta Sevdari ka konstatuar se nuk plotëson disa kritere ligjore për t’u zgjedhur dhe mbajtur pozicionin.

1. Prokurorja Sevdari, në kërkesën e saj drejtuar ONM, shkruan se “në dosjen e paraqitur pranë Avokatit të Popullit, nuk ka të dhëna se kur është regjistruar z. Ardian Hajdari në organet tatimore. Por nga të dhënat publike të QKR, rezulton se ai është regjistruar për herë të parë në organet tatimore, për të ushtruar profesionin e avokatit në datë 27.04.2007″.

Sipas Sevdarit, përpara kësaj date z. Ardian Hajdari “nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore, nuk ka paguar sigurimet shoqërore për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe si rrjedhojë ai nuk vërteton ligjërisht që ka ushtruar funksionin përpara datës 27.04.2007, pra nuk vërtetohet se ky shtetas ka të paktën 15 vjet pune si avokat”.

2. Ndër kushtet për t’u zgjedhur anëtar i Kolegjit të Apelimit, ligji ka parashikuar që kandidatët duhet të kenë mesataren e shkollës së lartë mbi 8. Nga kërkimet e znj. Sevdari rezulton se “në dosjen e dorëzuar prej tij pranë Avokatit të Popullit dhe e paraqitur më pas në Kuvend rezulton se Z. Hajdari ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në kursin e plotë gjatë viteve 1992 – 1996 , me mesatare 6.44 . Ky shtetas nuk ka tituj shkencorë në fushën e së drejtës, nuk ka ndonjë eksperiencë të veçantë në ndonjë fushë të së drejtë, as nuk rezulton ndonjë vlerësim i lartë për punën e tij”.

Në kërkesën e saj, prokurorja Sevdari citon edhe një pjesë dialogu ndërmjet deputetes Vasilika Hysi dhe kandidatit për KPA, sot anëtar, gjatë seancën në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.

“Pyetjes së znj. Hysi në Kuvend, për tituj shkencor ky kandidat i është përgjigjur në mënyrë jo logjike dhe humoristike “Jo se më mungojnë, por nuk i kam”, shkruan Sevdari.

Gjithashtu, prokurorja përmend faktin që Ardjan Hajdari, ashtu si edhe Luan Daci, nuk ka dorëzuar dëshmi të gjuhës së huaj.

Në të dy kërkesat e saj, prokurorja Antoneta Sevdari është kujdesur që të theksojë faktin se; “Kushtetutbërësi ka parashikuar disa kritere apo kushte ligjore, me qëllim që në instucionet e rivlerësimit të përzgjidhen kandidatët me integritet të lartë profesional dhe moral, cilësi të cilat sigurojnë profesionalizëm në vendimmarjet e tyre. Nëse anëtarët nuk përzgjidhen të tillë, produkti që ata prodhojnë nuk mund të jetë ai që presin qytetarët”.

Lexoni të plota kërkesat e Antoneta Sevdarit:

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

14-vjeçarja hidhet te shinat e trenit, i arrestuan të dashurin 43-vjeçar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com