Liat Malka dëshironte të kishte fëmijë por nuk e kishte takuar ende personin e duhur me të cilin të fillonte një familje.
Në vitin 2013, ajo ishte një mësuese që jetonte në Izrael, dhe ndjente se kishte ardhur ora biologjike për të pasur fëmijë.
“U shqetësova për kalimin e kohës dhe ndoshta për mungesën e një fëmijë”, thotë Liat. “Kështu që unë shkova tek mjeku dhe bëri disa teste të fertilitetit”.
Me daljen e rezulateteve Liat kuptoi se numri i vezëve të saj ishte i ulët dhe duhej të mendonte sa më parë për një fëmijë, pavarësisht se gjetja e një personi të duhur i dukej një mision shumë i vështirë.
“Kështu që menjëherë vendosa që të bëja gjithçka që munda të kisha një fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Liat.
Kur Liat arriti në shtëpi, ajo menjëherë hyri në internet për të eksploruar mundësitë e saj.
“Me të vërtetë dua që fëmija im të njohë babain e tij dhe kjo nuk është e mundur me një dhurues të spermës. Dhe vetëm të kesh dikë që të ketë një fëmijë është gjithashtu shumë e komplikuar”.
Pavarësisht dilemave, Liat u ndal në një intervistë në YouTube që ishte transmetuar në lajmet televizive në vitin 2009. Në të, një çift i quajtur Vlad dhe Julia Pozniansky tregonin se po përpiqeshin që të merrnin leje ligjore për të pasur një fëmijë duke përdorur spermën e lënë nga djali i tyre, i cili kishte vdekur vitin e kaluar.
Liat u habit dhe mendoi se një marrëveshje e tillë mund të ishte e vlefshme dhe për rastin e saj. “Sepse në këtë mënyrë fëmija mund të dijë se kush është babai i saj, e njeh historinë e tij dhe ka gjyshër dhe familje”,thotë ajo.
Ajo vendosi të kontaktojë avokatin e çiftit për të kërkuar më shumë detaje – dhe mbeti e befasuar kur mësoi se megjithëse kishte kaluar katër vjet që kur intervista ishte regjistruar, Vlad dhe Julia ende nuk kishin një mbesë pasi ende nuk kishin gjetur një grua që të pranonte marrëveshjen.
Liat la një takim me çiftin Poznianskys dhe në ditën kur u takuan çifti solli me vete një album mbushur me fotografi të djalit të tyre të dashur, Baruk.
Më shumë se një dekadë pas vdekjes së tij, Julia ende e e ka pothuajse të pamundur që të flasë për humbjen e djalit të saj.
“Baruk ishte një person i shkëlqyer, një person i shquar”, thotë ajo. “Por është shumë e dhimbshme për mua që të flas për të.”
Në moshën 23 vjeçare, Baruku, i cili kishte studiuar ekologjinë në Technion, një universitet i njohur në Haifa, vuri re një plagë në gojë që nuk e ndalonte gjakderdhjen. Ajo plagë u diagnostikua më vonë si kancer.
Për shkak se kimioterapia mund të ngadalësojë ose të ndalojë plotësisht prodhimin e spermës, Baruku vendosi që të ngrinte spermën përpara nisjes së trajtimit. Ai humbi flokët dhe përfundimisht mjekët duhej të hiqnin pjesërisht gjuhën e tij, duke e lënë atë të paaftë të fliste – por jo para se të bënte një dëshirë.
“Ai tha se pas vdekjes do të donte donte që ne të gjenim një grua të përshtatshme dhe të përdorim spermën e tij për të pasur një fëmijë”, thotë Julia.
Baruk vdiq më 7 nëntor 2008 në moshën 25 vjeçare. Ai ishte i vetëm dhe pa fëmijë.
Para vdekjes së tij, Baruku kishte lënë një dokument ku përmendte dëshirën e tij për spermatozoidin që ai kishte vendosur të përdorte për të krijuar fëmijën e tij pasi ai të ishte larguat nga kjo botë. Baruku ishte personi i parë në botë që krijoi një vullnet të tillë.
Pothuajse menjëherë Julia u nis për të punuar duke u përpjekur për të përmbushur dëshirën e djalit të saj të vdekur. Jo vetëm që ajo duhet të gjejë një grua për të qenë nëna e fëmijës, ajo gjithashtu kishte për të marrë leje nga një gjykatë izraelite për të fituar qasje në spermën e lënë nga djali i saj.
Një grua e cila kishte tentuar që të mbeste shtatzënë para Liat, nuk kishte mundur, duke ulur në këtë mënyrë dhe sasinë e spermës që kishte lënë Baruku.
“Dua që djali im të vazhdojë të jetojë – diku thellë në zemrën time doja ta ktheja fizikisht – mendova se ndoshta do të lindte një djalë i cili do të dukej si Baruk”.
Julia kujton qartë ditën kur ajo dhe burri i saj u takuan fillimisht me Liat në fillim të vitit 2013.
“Ajo ishte një grua e bukur e re, flokët e zinj, pallto të kuqe dhe unë e doja që nga fillimi,” thotë Julia. “Pashë se ajo ishte një person i mirë.”
Ajo tregoi Liat albumin e fotografive të Baruk që ajo kishte sjellë me të dhe Liat thotë se ajo ndjeu një lidhje të menjëhershme me të.
“Vetëm duke parë fotot që tashmë e dija se kush ishte ky person – sytë e tillë të mirë, buzëqeshja më e madhe që mund ta imagjinoni, të rrethuar me miq dhe shumë të bukur,” thotë ajo.
“Dhe dukej sikur ai ishte me të vërtetë i lidhur me prindërit e tij, sepse në çdo foto ata po mbajnë duart dhe përqafojnë. Unë mund ta shihja dashurinë dhe lumturinë në sytë e tij – nuk kishte dyshim se ai ishte një person i mirë”.
Në atë moment Liat vendosi që ajo të donte Barukun, një burrë që nuk e kishte takuar kurrë dhe që kishte vdekur pesë vjet më parë, të ishte ati i fëmijës së saj.
Liat, Vlad dhe Julia nënshkruan kontrata që i dhanë Liat pronësinë e spermës në mënyrë që askush tjetër nuk mund ta përdorte më pas, dhe kontrata gjithashtu formalizoi të drejtën e Vlad dhe Julia për ta vizituar.
“Të mbrojmë të drejtat tona për të parë fëmijën,” shpjegon Julia. “Po e bëjmë këtë jo vetëm për të përmbushur vullnetin e Barukut, por edhe për të pasur një mbeshtetje ‘’.
Liat pastaj filloi trajtimin e fertilitetit, por raundi i saj i parë i IVF ishte i pasuksesshëm. Pas disa përpjekjeve më në fund ajo mbeti shtatzënë, dhe të gjithë u gëzuan me këtë lajm.
Shira, vajza e Liat dhe Barukut, lindi më 1 dhjetor 2015, më shumë se shtatë vjet pasi babai i saj kishte vdekur.
“Ajo ishte tamam si ajo ishte në ëndërr”, thotë Liat. “Ajo ishte kaq e bukur, me të vërtetë nuk mund ta besoja.”
Liat telefonoi dhe Vlad dhe Julian për t’iu dhënë lajmin e madh.
“Ndjeva se zemra ime filloi të rrahë përsëri për herë të parë pas humbjes sime të tmerrshme”, thotë Julia.
Me kalimin e viteve Liat i ka treguar fotot e të atit Shirës, me të cilin thotë se ngjan shumë.
‘’Shira e di se ajo nuk ka një baba, por ajo është shumë e dashur dhe është shumë e lumtur”.
Dhe pasi e ka përmbushur dëshirën e fundit të djalit të saj të vdekur, Julia nuk ka asnjë dyshim për atë që ka bërë dhe ndihet i sigurt se Baruku do ta donte edhe vajzën e tij.
“Ajo është e bukur, ajo është e zgjuar, ajo është e lumtur, ajo është gjithçka që ju mund të dëshironi nga një fëmijë”, thotë Julia. “Ajo është e përkryer, është vërtet e përkryer”.