• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Jetuam në kohën e kolerës, notuam në kolerë dhe me fat që …

16:55 : 22/05/2019
në BOLD BLOG

Nga Agim Xhafka

-E sheh atë plakun atje? Atë që sapo zbriti nga Range Roveri.

-Atë me shkop që mezi po ecën?-pyeti gruaja.-Po qenka i kamur me gjithë atë veturë e me shofer.

-Po,për atë e kam fjalën. Fuoristradën e ka i biri,ështe ministër.

-Ta ndihmojmë? Se mezi po çapitet.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, roja i sigurisë: Kur Elvis Shkambi kaloi me armë, unë isha i sëmurë

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e një pallati dhe na u zhduk nga sytë. Por jo nga mendja ime. S’kam per ta harruar kurrë. Se kam një histori sa për të qeshur,aq për t’u revoltuar. Kush e di sa herë kam dashur t’i hyj në dru. Atëhere se tani nuk më shkon ndërmend. Është i moshuar dhe i pamundur.

Quhet Jetmir. Ishte nën/drejtor i shkollës 8-vjeçare në Korçë. Burrë simpatik,me sy bojëqielli,bjond dhe vishej pastër. Nëna thoshte,paska një grua nikoqire se i ndrit që larg jaka e këmishës. Ndërsa emri i tij ishte gjë e rrallë në ato vite,por që e tregonte më të ri.

Një javë shtatori shkuam aksion për të vjelur mollë,në Dvoran,ku shumë plantacione kishin bërë aq prodhim sa nuk ia delnin mbanë vetëm punëtorët. Ne shkonim me dëshirë se bënim kurën e mollëve. Hanim pa kufizim Belfiore,Renet,Gold,Starkinga e plot lloje që nuk ua kujtoj emrat. Prindërve u mburreshim se kullufitëm 10,15 kokrra atë ditë. Atyre goja lëng,por fati na ra ne,nxënësve të shkollave.

Një ditë,po u thosha Cales dhe Raqi Dhjamit,se molla starkinge ishte emër anglisht dhe shqip përkthehej “Ylli i Mbretit”. Në shkollë atëhere bëhej rusisht dhe ky shpjegim i zuri ata gafil. Edhe u çuditën,edhe nuk e besuan. Shkurt s’ma varën.

Pas tre ditësh mbaruam aksionin dhe shkuam në shkollë. Qysh orën e parë më thirri Jetmiri e në zyrën e tij më pyeti:

-Ma sqaro njëherë nga vjen fjala starking?

Gjithë qejf iu përgjigja,por ai ulëriti:

-Ato janë mollë të partisë,more. Jo të Anglisë. Janë mollë të Myftarit,ai i ka mbjellë. Kuptooonnn?!

Më iku çehrja . U bëra meit.

-Nesër të vish në shkollë bashkë me babain.

Sa i thashë nënës ajo vuri kujen.

-Do na ngatërrosh me politikë,-më tha.
Babai e priti qetë. Lëshoi veç një fjalë:

-Gomari.
Pastaj më tha të mos shqetësohem.

-Mos ia hap syrin,-i tha nëna.-Bërtiti në sy të Jetmirit dhe pllavitja ndonjë turinjve,
-Nëndrejtorit?-u tremba u tremba unë.

-Ty,mor ty,-e mbylli biseden ajo dhe hapi tv tek Shkupi të ndiqte “Dinastinë”.

Kurrë nuk e kisha parë babain aq ngushtë. Rrinte si pulë e lagur para Jetmirit. Ai nuk pushonte e shante,shante. Se unë kisha përdhosur mollët,kisha mohuar punën e Myftarit,(mësova se ky ishte kryetar komiteti dhe kishte dhënë urdhër pér mbjelljen e mollëve),Anglia nuk kishte pse futej në Dvoran. Po dal armik mendova dhe m’u kujtua Dhori,që donte të arratisej e ia çuan vëllezërit e motrat në ca fshatra të Lushnjës.

Nisa të qaj dhe të përqafoja babain. I thoja më fal,më fal. Nuk e persëris më. Asnjë fjalë anglisht nuk do shqiptoj,asnjë fjalë anglisht nuk do dëgjoj. E urrej Anglinë dhe gjithë shoqet e saj. Nga frika nuk pushoja. Isha 13 vjeç. Babai gati të qante me mua.

-Mirë,mund të ikni,-tha Jetmiri.-Agimi e paska ndjerë gabimin.

Dolëm dhe dita më dukej si festë. Shpëtuam. I gëzohesha babait,rrugës,pemëve,bile dhe ajrit që thithja.

Mamaja u lumturua.

-Ikim tek Meri,tek tezja,-më tha. -I ka dërguar kunati nga Amerika një bluzë për ty.
Gati me vrap ecnim. Ishim të lehtë si pupël. Tezja ma nxori mbi tavolinë pulovrin. Prej leshi,ngjyrë jeshile,si sytë e mij. Sa do e veshja shoh ca emra te etiketa.

-Anglisht?-pyeta tezen.

-Anglisht,po çfarë! Nga Amerika erdhi.

-Nuk e dua.

Ia lashë në dorë e dola. Nuk doja të më shfaqej prapë Jetmiri. I shpëtova burgimit të parë. Tani di si të sillem.

-Prej atij plaku që pe qëparë urreva Anglinë qysh kur isha fëmijë. -i thashë gruas dhe historia më erdhi komike dhe tragjike serish.

Jetuam në kohën e kolerës,notuam në kolerë dhe me fat që nuk na zuri kolera…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, roja i sigurisë: Kur Elvis Shkambi kaloi me armë, unë isha i sëmurë

10:08 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025
KULTURE

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025
BOTA

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025
Para

600 mijë pasuri të paregjistruara nga hipoteka/ Ja zonat më problematike

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, roja i sigurisë: Kur Elvis Shkambi kaloi me armë, unë isha i sëmurë

10:08 : 09/10/2025

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com