• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’më futi Rama në lojë’/ Fuga letër Boçit: Gabim që më krahason me gjynahqarët…

13:34 : 21/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

As pushteti, por as opozitarizmi nuk është pronë e ndokujt!
Të gjitha u takojnë qytetarëve!

Përshëndetje i nderuar z. Luciano Boci,
i dashur koleg, desha t’ju falënderoj për shkrimin tuaj të djeshëm te gazeta Panorama.

Jo për të kritikuar politikat qe përjetësojnë një akademi formale, parazitë dhe te politizuar, sepse kjo është çështje publike, por për konsiderata te ndryshme pozitive qe preknin emrin tim.

Ndërkohe desha t’ju informoj se nuk është Edi Rama që më ka futur mua në lojë në kritikat ndaj Akademisë të Shkencave. Nuk e di nga e nxirrni këtë konkluzion. Unë mendoj se i jam imponuar aq sa kam mundur politikes qeveritare dhe vetë Edi Ramës, që ai të mos mundej ta injoronte alternativën që kam paraqitur përpara opinionit publik.

Unë e kam filluar betejën time edhe kur Edi Rama, nuk ishte fare në pushtet, por kishte tjetër forcë politike në qeveri. Është një betejë dhjetëvjeçare.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

Në përgjithësi nuk besoj se ka ndonjë burrë a grua që të më fusë ose te me nxjerri mua nga loja, qofte kjo loje akademike, politike, partiake, apo lojra të tjera!. Për ketë ju siguroj, se nuk më fut dhe më nxjerr dot kush në lojëra as për akademinë dhe as për ndonjë post tjetër sepse jo vetëm kaq por qeveria Rama me ka hequr sepaku nga pesë detyra që kam pas mbajtur më parë duke më lënë një pedagog të thjeshtë. E kam për nder të kem qenë objekt i këtij persekutimi profesional, qytetar, madje edhe objekt i sulmeve propagandistike të orkestruara të pushtetit ndaj meje.

Se po të ishte për poste edhe unë mund ta ngrohja si parazit kolltukun tim në Akademinë e Shkencave duke përfituar të gjitha privilegjet që vijnë që andej sipas parimit “Qingji i urtë pi në dy nëna”!

Bëj betejën time pa qenë as deputet dhe as anëtar i ndonjë partie politike. Dhe nuk jam i penduar fare për atë që kam bërë, bëj dhe do të bëj pa u lodhur dhe me gëzim e energji të pashteruar. Ju gaboni përsëri kur shpreheni se unë i drejtohem jo me letra sikurse thoni, por me komunikata për mediat, Edi Rames si një lloj stilistike komunikimi publik.

Bëni gabim të rëndë etik kur më barazoni me ata gjynahqarët që i drejtoheshin Enverit për t’i falur! Unë nuk kërkoj falje për asgjë, as mëshirë, unë kërkoj që qeveritarët, deputetët, politikanët të sillen me respekt me të mirën publike dhe jo sikur janë në mall të babait ose të mamasë!

Kot keni bërë paralelizma që nuk qëndrojnë. Unë nuk e kam zakon të bëj letra ku të kërkoj falje apo të përgjërohem!

Unë i jam drejtuar njëkohësisht edhe Metës, Bashës, Soreces, Ruçit, Ramës sikurse të gjithë komunitetit shkencor, opinionit publik në komunikata për media.

Përse? Sepse unë çështjen këtu e trajtoj si akademik qe u drejtohet autoriteteve të shtetit ashtu dhe si këto autoritete janë dhe jo sikurse ai do të donte të ishin. Tamam ta zemë si një deputet i drejtohet kryetarit te Kuvendit : Zoti kryetar!. Besoj se ju e njihni këtë stil të detyruar për t’a respektuar pavarësisht sa kritik ose çfarë vlerësimi të lartë ose të ulët keni për kryetarin. Nuk mund te jem as militant as i njëanshëm në këtë komunikim sepse humbet kauza ime dhe jo unë personalisht.

Këtë doja t’ju sqaroj me shume konsiderata. Dhe t’ju them se unë do ta vazhdoj betejen time për një arësim, kulturë, dhe kërkim shkencor derisa te kem fuqi në aleanca ose ndarje me të gjitha ato politika zhgënjyese, gjithmonë për komunitetin dhe dijen e shqiptarëve. Duke ju përshëndetur, unë mendoj se te gjitha bateritë duhen drejtuar atje ku është plaga, dhe jo ta zëmë duke i rene Edi Rames indirekt nëpërmjet interpretimeve të mënyrave te mia te komunikimit publik.

Larg meje se pushteti është pronë e dikujt, por larg meje edhe mendimi se opozitarizmi është gjithashtu pronë e dikujt ose e disave! Besoj se edhe ju kështu mendoni!

Merruni me platformën time, kini guximin ta përkrahni atë sepse siguron një rol të botës intelektuale në vendimmarrjen në Shqipëri deri tani e akaparuar vetëm nga politika, lërini interpretimet subjektive mbi stilin që detyrojnë të japësh shpjegime e janë humbje kohe. Kombi pret alternativa të fuqishme, kundër politikave të mbrapshta, jo stilistikë komunikative e interpretime të metodave të intelektualëve të pavarur për demokracinë shqiptare! Janë beteja të vështira, pa mbështetje financiare, pa statuse, pa thirrje për ndihmë te të huajt, vetëm me energjitë tona. Por me idealizëm. Pa lojra!

Por ky mendim është thjesht bindja ime, mundet edhe e gabuar. Gjithsesi une ju pershendes per kontributin tuaj kritik dhe uroj suksese ne gjithçka qe ju beni, duke menduar se bashkimi i te gjitheve ne frontet e tyre do te sjelli rezultatin e fundit aq te deshiruar për kulturën, shkencën, arësimin dhe të gjithë demokracinë e rënuar shqiptare.

Miqesisht, Artan Fuga

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025
AKTUALITET

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025
SHENDETI

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025
AKTUALITET

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025
AKTUALITET

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025
AKTUALITET

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025
Para

Patozi sulmon kandidatët që e braktisën: U kapën prej fyti nga...

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com