• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Michael Roth: Qeveria të marrë seriozisht kritikat e qytetarëve, situata s’mund të zbukurohet

15:58 : 21/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Pavarësisht protestave të opozitës, qeveria gjermane është për hapjen sa më parë të bisedimeve për Shqipërinë, konfirmoi për DW ministri shtetit Michael Roth, pas takimit me ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë.

DW: Një vit më parë, Shqipërisë iu premtua “çelja e negociatave” nëse do të plotësonte disa kushte. A do të mbahet premtimi në qershor 2019, apo do të shtyhet për më vonë?

Michael Roth: Ne vazhdojmë ta mbështesim perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne duhet t’i mbajmë premtimet tona. Një vit më parë, në qershor, i dhamë Shqipërisë disa detyra me vete, dhe kam përshtypjen se Shqipëria i ka përmbushur këto detyra: reforma ligjore, lufta kundër krimit të organizuar, kontrabandës së drogës, ndërtimi i një administrate moderne. Në këto fusha janë bërë përparime të mëdha. Unë madje shkoj aq larg sa të them se ndoshta nuk ka vend që të ketë përmbushur kaq shumë detyra para çeljes së negociatave të anëtarësimit. Sigurisht ka akoma shumë për të bërë, por jam optimist, se mbi bazën e kritereve të qarta që janë përmbushur, mund të bëhet një diskutim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Nuk do të luajnë rol aspak protestat të cilat, të shtunën e kaluar, kanë pasur edhe përshkallëzime të dhunshme?

Kritika është normale në çdo demokraci të gjallë, por dhuna, si mjet i demokracisë apo i politikës, është absolutisht e papranueshme. Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën politike në vend në Shqipëri dhe gjithashtu për përgjegjësinë e opozitës për dhunën. Pres që opozita të reagojë drejt në përgjegjësinë e saj për demokraci. Nuk është aspak e qartë për mua se si ajo mund të shpallë një bojkot parlamentar, se si bojkoton zgjedhjet lokale. Parlamenti është pikërisht vendi ku duhen bërë debatet kritike. Nuk mund t’i ikësh kësaj përgjegjësie. Kam përshtypjen se opozita sikur nuk është aspak e interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe se po ndjek një politikë penguese të papërgjegjshme në kurriz të popullit të Shqipërisë. Kjo nuk është e pranueshme! Dhe përsëris: Nëse qytetarët kritikojnë qeverinë e tyre, ose parlamentarët, kjo duhet marrë seriozisht. Askush prej nesh nuk po e zbukuron situatën në Shqipëri. Por këto shpërthime të dhunës nuk duhet të bëhen normalitet, as në Shqipëri e as në të gjithë Evropën.

Lexo edhe:

PD kryeson bindshëm në Kamëz, 846 vota para PS

Vllaznia-Egnatia, tifozët shkodranë ndezin atmosferën para finales së titullit (Video)

Qëndrimi juaj has në moskuptim në shumë shqiptarë, madje edhe tek intelektualët. Tekefundit, opozita akuzon kryeministrin se ka blerë vota me ndihmën e krimit të organizuar. A ushtruat presion, ose a i kërkuat ju së paku ministrit në detyrë Cakaj që këto raste abuzimit të ndiqen penalisht?

Kur unë sikurse edhe qeveria ime jemi për sundimin e ligjit, ky sundim i ligjit duhet gjithashtu të zbatohet në praktikë. Kjo nuk ka të bëjë fare me presion. Por, i takon drejtësisë shqiptare të marrë përgjegjësinë dhe të sqarojë akuzat. Kjo është një pritshmëri e qartë, të cilën natyrisht e kemi ndaj Shqipërisë, por për këtë nuk është përgjegjëse qeveria shqiptare, por kryesisht drejtësia shqiptare, dhe kjo është e pavarur. Kjo do të thotë se këtu është vështirë të ndërhyhet nga jashtë.

Me fjalë të tjera, Shqipëria së shpejti mund të fillojë bisedimet e anëtarësimit?

Unë do të angazhohem që të çelen negociatat e anëtarësimit. Sepse unë besoj se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, Bashkimi Europian duhet t’i qëndrojë angazhimeve të veta. Por kjo nuk është e vetkuptueshme. Ne të gjithë e dimë për diskutimet kontroverse. Por duhet të jemi të drejtë dhe të vendosim mbi bazën e fakteve dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor janë me interes të madh për Gjermaninë, por edhe për Bashkimin Evropian. /DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kryeson bindshëm në Kamëz, 846 vota para PS

19:11 : 12/05/2025
SPORT

Vllaznia-Egnatia, tifozët shkodranë ndezin atmosferën para finales së titullit (Video)

19:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra

19:04 : 12/05/2025
SPORT

Formacionet zyrtare/ Finalja e titullit, ja si rreshtohen Vllaznia dhe Egnatia

19:01 : 12/05/2025
AKTUALITET

Problematikat në Fier, nënkryetarja demokratike e KZAZ-së: Do kontestojmë kutitë

18:55 : 12/05/2025
SPORT

Guardiola synon yllin e Milanit, klubi italian kërkon 80 milionë euro

18:50 : 12/05/2025
Para

10 fakte nga kriza politike që askush nuk flet/ Ja pse PS ka interes për zgjedhjet në 30 qershor…

TË GJITHA

PD kryeson bindshëm në Kamëz, 846 vota para PS

19:11 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia, tifozët shkodranë ndezin atmosferën para finales së titullit (Video)

19:11 : 12/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra

19:04 : 12/05/2025

Formacionet zyrtare/ Finalja e titullit, ja si rreshtohen Vllaznia dhe Egnatia

19:01 : 12/05/2025

Problematikat në Fier, nënkryetarja demokratike e KZAZ-së: Do kontestojmë kutitë

18:55 : 12/05/2025

Guardiola synon yllin e Milanit, klubi italian kërkon 80 milionë euro

18:50 : 12/05/2025

Parashqevi Simaku së shpejti me videoklip të ri

18:41 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com