• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për Kryeprokuror/ KLP nën dyshime për favorizimin e Arta Markut

10:30 : 20/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) nuk pranoi të japë koment mbi disa pikëpyetjeve të ngritura për mundësinë e konfliktit të interesave në shqyrtimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm me mandat të plotë.

Dyshimet se Arta Marku mund të favorizohet në garën për një mandat 7-vjeçar në krye të Prokurorisë, janë ngritur për shkak të disa raporteve jashtë-ligjore, të krijuara mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Kryeprokurores së Përkohshme.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një institucion i ri kushtetues, i pavarur, u krijua në Dhjetor të vitit 2018, në zbatim të Reformës në Drejtësi. Qeveria shqiptare ende nuk ka përcaktuar një godinë, në të cilët do të ushtrojnë funksionet anëtarët e KLP-së.

Lexo edhe:

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur në dispozicion të 11 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zyra, staf dhe infrastrukturë e nevojshme, përfshirë automjete në përdorim të tyre.

“Boldnews.al” pyeti Këshillin e Lartë të Prokurorisë nëse ekziston një marrëveshje formale mes dy institucioneve për “huazimin” e zyrave dhe stafit. Gjithashtu, redaksia i kërkoi informacion zyrtarisht Këshillit të Lartë të Prokurorisë se mbi cilën bazë ligjore është realizuar një marrëveshje ndër-institucionale, nëse ajo ekziston.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur të mos i përgjigjet këtij interesimi, duke shtuar dyshimet se ndërmjet atij institucioni dhe Prokurorisë së Përgjithshme nuk ekziston një marrëveshje formale për vënien në dispozicion të zyrave dhe infrastrukturës që janë në inventarin e menaxhuar nga Arta Marku.

Përtej këtyre dyshimeve paraprake, ngrihet edhe një pikëpyetje tjetër, shumë herë më e madhe, e cila mund të cënojë procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vlerësoi të mos jepte koment edhe për pyetjen e ngritur nga “Boldnews.al” se si “do t’i përgjigjeshit dyshimeve për favorizimin e znj. Arta Marku në garën për Kryeprokuror, pas krijimit të raportit të deritanishëm që KLP ka me institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme”.

Arta Marku është një prej 4 kandidaturave që iu përgjigjën thirrjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kandidimin për vendin vakant të Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë.

Procesi i dorëzimit të kandidaturave u mbyll në 2 Maj 2019. Në një njoftim zyrtar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi se, deri në përfundim të procesit, kishin aplikuar 4 kandidatë: Prokurorja e Përgjithshme (e Përkohshme), Arta Marku; prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj, prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela dhe avokati i televizionit Top Channel, Lulzim Alushaj.

Kushtetuta i ka përcaktuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë një rol thelbësor në përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Në nenin 148/a të saj, parashikohet se “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”.

Po në të njëjtin nen kushtetues parashikohet gjithashtu se: “Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar”.

KLP ka miratuar një Rregullore për procedurat e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Në nenin 1 të saj, thuhet se: “Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kritereve dhe procedurave që lejojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë të kryejë një proces objektiv, transparent, dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen, renditjen dhe propozimin e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

Por qëllimi i shprehur për realizimin e një procesi të rregullt kushtetues dhe ligjor cënohet nga dyshimet për konfliktin e interesit ndërmjet KLP-së dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Gjithashtu, gjatë shqyrtimit të kandidaturave për Prokurorin e Përgjithshëm, Arta Marku pret që t’i kthehen favoret që ajo u ka dhënë nga të paktën dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ajo u investua personalisht dhe institucionalisht që në Këshillin e Lartë të Prokurorisë të zgjidhej njeriu i saj më i afërt, ish-Këshilltari Besnik Cani. Gjithashtu, Arta Marku zhvilloi një procedurë të dyshimtë për përzgjedhjen e një tjetër anëtari të KLP-së, Vatë Staka, ish-koleg i saj në Prokurorinë e Shkodrës dhe njëkohësisht baxhanak i Besnik Canit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025
AKTUALITET

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025
BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
AKTUALITET

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025
RAJONI

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025
AKTUALITET

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025
Para

 “Lindin fëmijë, grupi terrorist ISIS s’i lë të”/ Tmerri që përjetojnë vajzat shqiptare në Siri

TË GJITHA

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

09:23 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com