Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, feston sot ditëlindjen.
Bregu, ish-deputete e PD-së dhe ish-ministre e Integrimit, me rastin e 45-vjetorit ka organizuar një festë, ku të pranishëm kanë qenë familjarët dhe miqtë e saj.
Kejda, vajza e Majlindës, ka publikuar një video nga festa ku ish-deputetja shihet duke fryrë qirinjtë e tortës.
“Gëzuar ditëlindjen mami. Të dua gjithmonë”, ka shkruar Kejda, në urimin për mamanë e saj.