Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në studion e “Fax News” ka komentuar çështjen “Bechetti”. Sipas avokatit Goxhaj duhet një padi kolektive kundër Ramës që 110 milionë eurot që kryeministri i ka shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar të shlyhen.
Goxhaj thekson se opozita i ka të gjitha instrumentat që paratë e Bechettit t’i paguajë Rama.
“Nëse keni marë informacion mbi vendimin e gjykatës që shpall këtë çështje, rezulton qartas se reagimet e qeverisë shqiptare, të Edi Ramës, ka qënë shkaku i fitores të Becchetit.”
Gazetarja e Fax News: Çfarë ndodh kur një zyrtar i qeverisë vepron në një formë të caktuar?
“Ka pasur gjygje në gjykatat shqiptare. Gjyqi është fituar.
Shtetit shqiptar i caktohet një gjobë prej 110 milionë eurosh.
Shqipëria nuk i shpik paratë. Ne të gjithë e dimë sesi krijohen paratë, se nga dalin. Ato nuk shpiken.
Pikë së pari duhet t’i kujtoj publikut se janë paratë tona, që na marin, që dikush e ja jep Bechetit përshembull.
Ne kemi rreth 40 njerëz të përfshirë në këtë histori, për t’i penguar Bechetit të vazhdonte në Agon Channel.
Ne e kemi të vërtetuar me vendim gjykate që shkaku ishte Edi Rama. Ka prova audio që tregojnë se Edi Rama ka një rol.
Në vitin 2015 u njoftua që në Agon Channel, e madje që aty e kanë parashikuar, që Becheti do ta fitojë këtë gjyq.
Nëse po diskutojmë e po themi që Rama është shkaku i humbjes të gjyqit, dhe këtë e kemi në gjykatë.
Mjafton një padi në gjykatë që t’i kërkohet Ramës me 40 hajdutët të paguajnë një padi.
Ne kemi shumë shqiptarë që janë në borxh, s’shesim dot shtëpinë.
Jo se unë parashikoj por unë lexoj qartë axhendën Soros për Shqipërinë. Paratë e Bechetit po të pjestohen, këta njerëz do të marin një rrogë.
Edhe shumë njerëz do të paguajnë. Mjafton syri publik që këta kanë para më shumë se duhet të kishin. Mjafton një procedurë ligjore, mund të ngrihet padia në gjykatë pasi në Shqipëri ka një ligj.
Duhet të ngrihet një padi e madhe kolektive. 10 mijë veta që ngrenë padi për Ramën. Që të gjitha paratë e Bechetit ti paguajë Rama. Do ishte e bujshme. Por duhet të paguajë.
Përshembull kur të shkojë Rama në Surrel, e më pas në bankë do t’i gjëjë të gjitha të bllokuara. E njejta gjë do ndodhte e me gruan e tij. Se ky njeri i ka marrë këto para në familje. Ka një rrugë që zgjidh hallet e Shqipërisë. Sepse ka armët për grushtin e shtetit”, u shpreh Altin Goxhaj.