Plarent Ndreca, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Arsimit, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Turizmit, aktualisht kandaidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës, i ka dërguar një letër-lutjeje kryeministrit Rama. Ndryshe nga sa shumë socialistë, me kredite politike në PS, i kërkojnë, ndryshe edhe nga ndërkombëtarët, ku spikasin gjermanët, ndryshe nga shumë komentatorë politikë dhe zëra të tjerë publikë, Plarent Ndreca i kërkon shefit të tij të ‘mos bëjë dialog’.
“Pash zotin, zoti Rama mos bëni dialog”, është titulli i thirjes së Ndrecës. Thirrja e Ndrecës ‘thërret’ për analizë teksti të thellë, por mjafton një shikim sipërfaqësor për të kapur, si gabimet e shumta në gjuhë dhe ide, por edhe mjerimin intelektual, jo të vogël, të autorit. Për të mos thënë shpirtëror, sepse ai i drejtohet kryeministrit në terma të sakrales (së shenjtës) “Zoti”, si dhe të një ‘të shenjte’ laike, ligjit (Kushtetutës), por shkon pikërisht kundër frymës së të dyjave. Duke qenë nominalisht i krishterë, Ndreca duhet ta dijë, ose ketë dëgjuar, se Krishtërimi bën thirrje, madje e ka në thelb, dialogun dhe mirëkuptimin, që ai refuzon.
Politiko i ka kushtuar vëmendje këtij teksti, jo për ‘mjerimin’ e njeriut, por për atë se si nëpunësit, zyrtarët e lartë të shtetit, përfshihen në debatin publik nga pozita të panevojshme dhe me referenca absurde.
Më poshtë është teksti i plotë i thirrjes së Ndrecës për kryeministrin dhe me bold (të theksuara) janë të njëjtat fjalë, togfjalësha dhe fjali që gjenden të komentuara në tabelën sipër shkrimit.
Më poshtë është një tabelë e formuluar nga Politiko. Në njërën anë gjenden fjalë, togfjalësha ose fjali të plota të Ndrecës, dhe në anën tjetër një koment i secilës.
Pash zotin Edi Rama, mos dialogo!
Plarent Ndreca
Një ndër sëmundjet e shoqërisë tonë, të cilën u bë kohë që e kurojmë, dhe që fatkeqësisht shfaqet në çdo pjesë të saj, është kultura mjerane e konsiderimit të ligjit, e respektit për rregullat që bashkarisht kemi dhe e nënçmimit të vullnetit tone komun. Vlera këto që e përbëjnë dhe janë themel i atij që ne e quajme shtet të së drejtes.
Çka kushtetuta jone e shpreh thjesht dhe shterrueshëm në një nen: “E drejta përbën bazën dhe kufijt e veprimtarisë së shtetit”. Simptomat e saj më agresive, kjo sëmundje kronike, i shpreh në fushën e lojës politike, pikerisht aty ku lojtaret janë zgjedhur për ta garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, janë zgjedhur për të garantuar respektin ndaj kufijve të fushës që sovrani i ka caktuar për të luajtur, bazuar në rregulla loje që, po sovrani ia ka paracaktuar. Si në asnje tjeter vend demokratik, politika tek ne mund të bëjë gjithcka, mund te bëjë të pamundurën të mundur, mund të bëjë të ndaluarën të lejuar. Vullneti politik del mbi atë kushtetues, perfaqesuesi mbi të perfaqesuarin dhe politikani mbi sovranin. Si në asnje tjeter vend demokratik, tek ne marreveshjet politike pranohen sa hap e mbyll sytë, duartrokiten dhe s’bëzahen nga askush, mjaft që ato të jenë firmosur nga titanët e politikës. Shembulli me goditës dhe aktual i kesaj vijemësie fatkeqe konstitucionale, e ka do kohë edhe historike, është lënia kriminale (pa e tepruar aspak juridikisht), – kolektivisht e urdheruar individualisht, – e sovranit pa u perfaqësuar në parlament. Veprim i cili ka shkaktuar nje situatë mërzie, trishtimi dhe zhgënjimi në vend, ka dëmtuar normalitetin dhe jetën edhe keshtu jo te lumtur te shoqerise shqiptare.
Nëpërmjet ketij veprimi parapolitik, nën moton që as qeveris vete, por as nuk le tjetër të qeverisë, tentohet t’i mbeshtillet këmbëve të shoqerisë një mantel pengues, për ta rrëzuar edhe një herë tjeter në pellgun e zdralosur të turpit, ku jemi zhytur jo pak here, në rrugen tone gjithë drama drejt integrimit euro atlantik. Në këtë turbullirë mendore, ku budallai e ka detyruar shoqerinë shqiptare të merret me gurin që hodhi në lumë, del çdo ditë e më tej në siperfaqe si imperativ mundësia për dialog, mundësia për marrëveshje. Merret vesh që të gjithë e duan këtë moment, perfshire dhe mua, jo se mendoj se kjo është gjëja e duhur, por se dua, si çdo qytetar i këtij vendi, të më pushojnë veshët, të më qetesohet mendja, të më relaksohet gjumi, të më paqtohet shpirti e të më rikthehet optimizmi. Me këtë deshirë në zemër, që buron nga pafuqia jone për t’u perballur me vuajtjet tona historike tashmë, të gjithë i kane sytë nga aktoret politikë, por më shumë se tek kushdo te zoti Rama. Te dëshpëruar e të stermunduar nga kjo vuajtje ciklike i kërkojnë edhe një herë tjetër, t’ua heqë këtë lak që opozita ia ve ne fyt periodikisht shoqerisë shqiptare dhe e deshpëron atë deri në pikën që do vetëm të shpëtojë nga kjo agoni frymëmarrëse, sa me parë të jetë e mundur. Por, pavarësisht etjes zhuritëse që kam për paqe në këtë vend, ndjej po aq etshem dëshirën që kjo “muzike” shurdhuese të mos dëgjohet më. Keta “tinguj” mendërisht shkalafitës, të shëmtuar deri në zhgarravitje emocionale duhet të heshtin perfundimisht. Është kjo dëshirë që me bën të këlthas fort me një lutje te moçme, me shpresën se zoti Rama e dëgjon. “O zoti Rama, pash të madhin zot mos bëni dialog”! Ju nuk keni asnjë të drejtë për ta bërë këtë. Ju nuk keni asnje mandat sovran për të dialoguar me ata që e tradhëtuan sovranin.
Ju lutem, ju nuk mundeni ta zhgerryeni Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, deri në atë farë feje, si të jetë lavirja e çdo hamshori kriminal të përkohshëm politik, por ta trajtoni si librin tone te shenjtë, nga i cili mund të gjejme shpëtimin e shpirtrave tanë evropian. Ju sot zoti Rama nuk keni përgjegjësinë dritëshkurter të kthimit të budallait në rrugën e zotit, por keni përgjegjësinë historike të mbrojtjes së sovranitetit tonë. Ju keni përgjegjësinë historike për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin kushtetues të shtetasit shqiptar. Pa integritet qytetar nuk ka e s’mund të ketë integritet shtetëror, sepse i pari krijon te dytin dhe i dyti mbahet ne kembe nga forca politike e shpatullave te te parit.
E thashë, jam i trishtuar, i lodhur, i merzitur, i brengosur nga e gjitha kjo, e do doja shumë, si çdo qytetar në këtë vend, qetësi, paqe dhe normalitet, por jo në kurriz të së ardhmes. Më mirë një fund me vuajtje se sa një vuajtje qe nuk po mbaron kurrë. E ndaj mos dialogo zt. Rama. Mos dialogo për ditën e zgjedhjes, pasi ajo nuk është as e jotja e as e Lulit, por e jona.
Ne e kemi thënë, në Kushtetutë e kemi thënë, që duam një herë në katër vjet të kemi nje kryetar bashkie, e ju nuk mundet të na e shtoni qoftë edhe me nje ore të drejtën sovrane tonën.
Pash zotin leri këta maskarenj beseprerë të paguajnë çmimin e veprimeve që ata kryen. Leri mundesinë këtij vendi, që të mos e shohë më tutje këtë vuajtje, por të perfundojë këtu. Le të japim shembullin e parë në këtë vend, që kush tradheton njerzit e tij një herë, meriton harresën përherë.Nëse sot dialogoni me ata që tradhëtuan qytetarët e kêtij vendi, do e bëni nesër me këdo tjetër.
Dialogoni- thone nderkombetaret! Por me ke?! Me Saliun apo Meten? Kokat e krimit dhe mafies shqiptare! Me lulen dhe mona lisen?! Idiotet injorante hajdute! Na kurse inteligjencen Z.Rama! Ka ardhur koha te largohen nga skena politike dhe te dalin para drejtesise! Ju lutem mos dialogon/Politiko.al