• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

6 fakte/ Ja si u kthye gjyqtari Kastriot Gramshi në Vasal të Geron dhe Fatmir Xhafajt

11:26 : 17/05/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjyqtari Kastriot Gramshi e ka parë çështjen “Babale” si një biletë për kalimin me sukses të procesit të Vetingut. Ai u rikthye në sistemin gjyqësor në vitin 2013, rreth 11 vjet pasi dha dorëheqjen nga gjyqtar dhe shkoi në “emigrim” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është e paqartë se përse gjyqtari, në vitin 2004, kur kishte vetëm 4 vite në profesion, Gramshi vendosi të zgjidhte punën e emigrantit. Kolegë të tij flasin për një histori korrupsioni, e cila mund të përfundonte me prangosje.

Me shumë mundësi, kjo ka qenë arsyeja e largimit dhe po kjo histori e vjetër sot i rrezikon karrierën. Ndaj, duket se ka zgjedhur që, me çështjen “Babale”, t’i shërbejë qeverisë e të marrë prej saj “shpërblimin” për kalimin e Vetingut me sukses.

Kastriot Gramshi ka zgjedhur që të jetë në krah jo thjesht të qeverisë, por specifikisht atij që vetëkonsiderohet si “babai i Reformës në Drejtësi”, Fatmir Xhafajt.

Lexo edhe:

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

Hetim i lidhur keq

Pak javë më parë, Gramshi, në cilësinë e gjyqtarit paraprak, pranoi kërkesën e prokurorëve Kolë Hysenaj dhe Genc Qana që të zhvillohej gjykimi për Ervin Salianjin, Jetmir Olldashin, Albert Veliun dhe Fredi Alizoti, të cilët akuzohen për “kallëzim të rremë” në dëm të Agron (Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas prokurorisë, të pandehurit, nëpërmjet një audio-regjistrimi, kanë krijuar rrethana të rreme për të nisur hetimi penal në mënyrë të padrejtë për “trafik narkotikësh” për Agron (Geron) Xhafaj.

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e gjyqtarit Kastriot Gramshi, i cili vendosi të kalohet për gjykim çështja “Babale”. Argumentat në vijim hedhin dritë mbi faktin se si gjyqtari Gramshi, njëlloj si prokurorët, i kanë dhënë jetë një gjykimi i ndërtuar me prova e fakte të “fabrikuara” nga institucionet shtetërore.

1. Cënimi i imazhit të Agron (Geron) Xhafaj
Prokuroria, në akuzën e saj, pretendon se Ervin Salianji e Jetmir Olldashi, me bashkëpunimin e Albert Veliut dhe Fredi Alizotit, kanë pasur “si motiv dëmtimin politikisht të shtetasit Fatmir Xhafaj (vëllai i shtetasit Geron Xhafaj) që atë kohë ishte me detyrën e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë”.

Agron (Geron) Xhafaj nuk ishte njeriu më i pastër në Shqipëri. Ai ishte i përfshirë edhe më parë në trafik narkotikësh. Madje, dalja në skenë e çështjes “Babale” ndikoi që ai të vetëdorëzohej pranë autoriteteve italiane, të cilave u shmangej prej vitesh, pasi duhet të vuante një dënim me 7 vjet e 6 muaj burgim pikërisht për akuzat e “trafikut të narkotikëve”.

2. Ekspertiza e audios
Prokuroria pretendon se të pandehurit, për të cënuar imazhin e Agron (Geron) Xhafaj, kanë fabrikuar prova, duke iu referuar audio-regjistrimit, në të cilin Albert Veliu (Babale) komunikon me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik narkotikësh.

Për të arritur në këtë konkluzion, prokuroria i është referuar ekspertizës së materialit audio, kryer në një laborator britanik. Prokuroria e lexon konkluzionin e ekspertizës, në mënyrë tërësisht të njëanshme dhe në funksion të akuzës së saj.

Në realitet, ekspertiza britanike nuk ka arritur të përcaktojë me saktësi të plotë nëse zëri në regjistrim është i Agron (Geron) Xhafajt, por konstaton “ngjashmëri të lartë”. Pra, baza e prokurorisë për ngritjen e akuzës, ekspertiza zanore, nuk është në favorin e saj. Përkundrazi, ajo pranon ngjashmëri të lartë me zërin e Agron (Geron) Xhafaj.

3. Cilësia “e keqe” e zërit
Prokuroria, për të realizuar ekspertizën e zërit, ka dërguar qëllimisht materiale të një cilësie të dobët.

Së pari, Prokuroria për Krime të Rënda, e cila nisi fillimisht hetimin për rastin “Babale”, ka ekspertuar materialin audio të marrë nga publikimi i Partisë Demokratike. Në mënyrë të qëllimshme, prokurorët nuk kanë kryer ekspertimin e materialit bruto, i cili u është vënë në dispozicion nga gazetari Jetmir Olldashi.

Së dyti, rezulton se mostra e zërit e Agron (Geron) Xhafaj, i marrë në Prokurorinë e Tiranës, është e një cilësie të dobët, e pamjaftueshme për t’i bërë ekspertizën. Pra, prokurorët, qëllimisht kanë dorëzuar për ekspertizë një mostër zëri jo-cilësore, me qëllim për të shmangur me dashje konkluzionin e përputhshmërisë mes materialit zanor në audio-regjistrim me atë të Agron (Geron) Xhafaj.

4. “Bashkëpunimi” mes të pandehurve
Prokuroria akuzon 4 të pandehurit për “kallëzim të rremë”, e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, po nga vetë provat e Prokurorisë, rezulton që “dëshmitari i sajuar” Fredi Alizoti nuk ka asnjë komunikim dhe asnjë kontakt me Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldashin. E, megjithatë, si prokuroria, ashtu edhe gjyqtari Kastriot Gramshi kanë vendosur që ata të akuzohen për “bashkëpunim”.

5. Provat “e fabrikuara”
Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë “fabrikuar” prova, ku secili nga të pandehurit, sipas saj, ka pasur një qëllim për të goditur Agron (Geron) Xhafaj dhe vëllain e tij, Fatmir Xhafaj. Në këto akuza, prokuroria pretendon se Albert Veliu ka fabrikuar audio-regjistrimin, për të sajuar prova kundër Geronit.

Por, ky argument rrëzohet nga vetë provat e mbledhura nga Prokuroria. Rreth një muaj pas audio-regjistrimit të publikuar, konkretisht në nëntor 2017, Albert Veliu kontakton me zyrtarë të Prokurorisë për Krime të Rënda, ku u referon pikërisht faktin se Agron (Geron) Xhafaj vijon aktivitetin kriminal të trafikut të narkotikëve. Pas këtij “referimi”, Prokuroria për Krime të Rënda angazhon agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror për të verifikuar situatën.

Kjo rrethanë është dëshmi e qartë se Albert Veliu ishte i bindur dhe kishte fakte, të cilat e lidhnin Agron (Geron)Xhafajn me trafikun e narkotikëve.

6. Akuza pa prova
Prokurorët, të cilët morën edhe bekimin e gjyqtarit Kastriot Gramshi, nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë provë, fakt apo të dhënë mbi përfshirjen e Jetmir Olldashit dhe Ervin Salianjit në atë që Akuza e konsideron si “fabrikimin provash”.

Prokuroria, në asnjë moment nuk arriti të provojë kryerjen e veprës penale nga Jetmir Olldashi, pasi, në asnjë moment, ajo nuk vërtetoi anën objektive dhe subjektive të kryerjes së kësaj vepre penale dhe veprimet e ndërmarra nga ky i fundit për ta kryer atë.

Po ashtu, prokuroria, pavarësisht se ka kryer hetime me 6 prokurorë në total, në asnjë çast nuk ka mundur të faktojë anën objektive të kryerjes së veprës penale të kallëzimit të rremë nga i pandehuri Salianji.

E, megjithatë, pavarësisht pikëpyetjeve thelbësore mbi hetimin, gjyqtari Kastriot Gramshi e vlerësoi se rasti duhet të kalojë për gjykim. Ndërkohë që të pandehurit do të provojnë pafajësinë e tyre në gjykatë, prokurorët e këtij hetimi dhe gjyqtari Gramshi shpresojnë në “bujarinë” e Fatmir Xhafajt për të kaluar Vetingun.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025
Para

Festë si Kombëtarja, zbulohet plani i Partizanit për të “djegur” kryeqytetin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com